Ndryshe nga imperativi teknik dhe i kujdesshëm, i cili është hipotetik në natyrë, morali i vërtetë imperativ është kategorik. Ky lloj detyrimi kategorik zbatohet tek të gjithë njerëzit dhe drejton ‘një veprim sit ë domosdoshëm pa pasur parasysh arritjen e një qëllimi përfundimtar, dhe, si i tillë, quhet domosdoshmëri objektive. Ky drejton sjellje të caktuara në mënyrë të menjëhershme, pa pasur për to asnjë qëllim ose kusht tjetër. Quhet kategorik, pasi zbatohet tek të gjitha qeniet njerëzore dhe është imperativ, pasi ky është pasrimi spas të cilit ne duhet të veprojmë. Formulimi baze i imperativit kategorik është ky: ‘vepro vetëm në atë mënyrë që maksima e vullnetit tënd të jetë dhe parim i legjislacionit të përgjithshëm”. Për të ilustruar se si detyrimet kategorike na aftësonin ne të zbulonim detyrat tona morale, Kanti jep shembullin e mëposhtëm: Një njeri ‘u gjet i shtrënguar, nga nevoja, që të merrte para hua. Ai e dinte që nuk do të mundte t’i kthente ato, por gjithashtu shihte se askush nuk do t’i jepte borxh, në qoftë se nuk do të premtonte fuqimisht që do t’i kthente paratë në një kohë të caktuar. Ai dëshironte të bënte këtë premtim, por ishte akoma aq i ndërgjegjshëm, sat ë pyeste veten: A nuk është e paligjshme dhe e paqëndrueshme të kapërcesh vështirësitë në këtë mënyrë? Megjithate, të supozojmë se si ai vendosi të vepronte më sipër, atëherë maksima e veprimeve të tij do të shprehej kështu: kur unë shikoj se kam nevojë për para, do t’i marr ato hua, duke premtuar se do t’i kthej, pamvarësisht se e di që kurrë nuk kam për t’i kthyer. Tani ky parim i së mirës tënde apo i avantazheve të tua personale mund të qëllojë që të bëhet i vazhdueshëm në të ardhmen tënde, por tani pyetja është: A është kjo e drejtë? Atëherë unë po ndërroj sugjerimin nga e mira perosnale në atë të ligjit universal dhe do ta bëj pyetjen në këtë mënyrë: Si do të ndodhte sikur maksima ime të bëhej ligj universal? Atëherë do të shikoja se veprimi im nuk afrohet aspak me ligjin e përgjithshëm natyror, por përkundrazi e kundërshton atë.