Presidenti rumun, Traian Basescu dhe kryeministri Emil Boc, janë liderët më pak të paguar në BE, theksohet në listën e publikuar nga buletini rumun “Econtext”. Basescu dhe Boc fitojnë 10 herë më pak nga liderët e vendeve të tjera në Bashkimin Evropian.
Me pagën mujore prej 1 800 eurosh, Traian Basescu gjendet në fundin e listës së të ardhurave të shefave të shteteve evropiane.
Më i paguari është presidenti i Austrisë Heinz Fischer, i cili fiton merr 22 500 euro në muaj. Pas tij, vijon presidentja e Irlandës Mary Machalis me 21 000 euro, shefi i shtetit francez Nicolas Sarkozy me 20 000 euro dhe presidenti i Italisë,
Giorgio Napolitano me 18 500 euro. Paga, të ngjashme me këtë të Basascut, marrin edhe presidenti i Sllovenisë, Danilo Tirk, i cili merr 3 500 euro dhe presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov me 2 300 euro. Emil Boc është në të njëjtën situatë në krahasim me kolegët e tij. Kryeministri rumun fiton 1 500 euro në muaj, ndërsa kryeministri më mirë i paguar është kryeministri i Francës, Francois Fillon i cili merr 20 000 euro në muaj ose 13 herë më shumë sesa Boc.