Presidenti: Vota e fshehtë, ndal spekulimeve

Presidenti Republikës, Bamir Topi hedh poshtë të gjitha spekulimet mediatike në lidhje me votën e tij të fshehtë më 8 maj, duke i quajtur ato si një produkt i sajuar politik e mediatik.
TOPI-VOTON_tn_6.jpg

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, hedh poshtë me neveri spekulimet politike dhe mediatike lidhur me votën e tij të fshehtë të dhënë me 8 maj për organet e qeverisjes vendore. Presidenti i Republikës e ka ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të votës si çdo qytetar tjetër, me bindjen e plotë se vota e çdo qytetari është dhe duhet të jetë e fshehtë, siç përcaktohet nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e presidentit Topi.

Më tej në deklaratë theksohet se cdo qytetar ka mundur të shohë votimin korrekt e ligjor të presidentit.

”Çdo qytetar i interesuar ka patur rastin të shohë në formë publike e vizive aktin e votimit të Presidentit, si votim i rregullt, ligjor dhe korrekt. Çdo aludim tjetër, mbetet produkt i sajuar politik e mediatik, i lidhur me kontekstin politik të ditës dhe për tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha që po shfaq vonesa dhe mungesa e profesionalizmit dhe pavarësisë nga ana e KQZ-së për administrimin ligjor të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet më tej në deklaratë.

Kreu shtetit u bën thirrje aktorëve politikë dhe KQZ që të lënë mënjanë alibitë dhe përpjekjet, sipas tij, për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të zbatojnë ligjet e Kushtetutën.

”Presidenti i Republikës refuzon të përfshihet në spekulimet dhe lojrat politike të ditës, dhe me cilësinë e Kryetarit të Shtetit apelon edhe njëherë aktorët kryesorë politikë dhe KQZ, që të lënë mënjanë çdo alibi dhe përpjekje për të sajuar skema të tilla të ulëta dhe të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë që u ngarkon Kushtetuta dhe interesat madhore të vendit”, mbyllet deklarata e Presidentit të Republikës, Bamir Topi.
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
Me duket nje veprim i ulet kundrejt presidentit! Edhe nese do ta kishte bere, nese pranojme qe vota eshte e fshehte, askush nuk ka te drejte ta nxjerre ne pah! Aq me teper kur figura ne fjale eshte presidenti i shtetit!
 
Sweety el

Locus omnem
nuk kane me se te merren keta njerez dhe njerrin llafe kot.....ne vend te vendosin shtetin ne paqe por meren me presidentin e shtetit kur ishin vete deputetet qe e zgjodhen me voten e tyre....
 
Megg

Carpe Diem
nuk kane me se te merren keta njerez dhe njerrin llafe kot.....ne vend te vendosin shtetin ne paqe por meren me presidentin e shtetit kur ishin vete deputetet qe e zgjodhen me voten e tyre....
Ku ka ze s'eshte pa gje thote populli:D
 
Sweety el

Locus omnem
po edhe ketu ne sarande per nje te djath thoshin qe ka votuar per te majt sa u betua personi dhe tregoi qe kish votuar per te djathten....
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
askujt nuk duhet ti interesoje se per cfare ka votuar personi tjeter! Cfare u duhet se per ke ka votuar presidenti...imagjino te kishte votu per Milloshin...do kishin thon "presidenti komunist" kjo eshte si ajo puna e barcaletes "Prap pa kapele ti?"!
Vota eshte e fshehte dhe eshte liri e gjithkujt ta jape per kete doje (me shpresen qe ka bere edhe nje fare arsyetimi se pse po e jep per ate person) dhe cdokush duhet te pranoje zgjidhjen e tij!
 
Ymmm ok komenti,po spo i marr dot esencen per shkak te ksaj barsaletes,,ma kujto cik newbie:D:D:D
 
Wii

Grupi i të moçmëve!
hahahaahah...drit nona, duhet me e shkrujt te gjithen tani eeee...prit, e kam ne ne pc:

Ariu si i forte qe ishte sa e shifte ujkun ne pyll i thoshte 'Prape pa kapele ti!!', dhe i gjunte nje shpulle te fuqishme...
1 here, 2 here, u merzit ujku i shkrete dhe shkoi te ankohej te luani. Ia thote luanit si ishte puna, dhe luani i premtoi se do fliste me ariun. E therret luani ariun dhe i thote ' Po ti mos e qelb muhabetin, mos i bjer te shkretit gjithmone per te njejten arsye. Gjej per shembull nonje gje tjeter' E ariu bindet.
Kur e shikon heren tjeter ariu i thote "Ujk, hajde njehere ketu ti!!' E ujku i shkrete shkon. "Me jep nje cigare", i thote ky e ujku i zgjat nje cigare me filter. "Kujt i jep cigare me filter ti!!!" dhe ia rras dhe nje shpulle ujkut..
Diten tjeter e shikon prape ariu dhe e therret ujkun "Me jep ne ciagre" i thote prape, dhe ujku i jep nje cigare pa filter. "Kujt i jep cigare pa filter ti!!!" dhe i rras nje shpulle me te fuqishme ariu...
Te nesermen e shikon prape ujkun ky dhe e therret "Me jep nje cigare." Ujku i zgjat nje cigare pa filter dhe ariu behet gati te bertase "KUJT...", kur fap ne moment ujku nxjerr nje cigare me filter. Dhe ariu i mbetur ngushte ja kthen 'Prape pa kapele ti!!'... :D
 
Hahaha,,,,bukur,,tashi e kup fenks nino~
 
Hank

Valoris scriptorum
Muhabet i gjate ky, po zgjidhet shkurt. Ti fuse nje te prishur qeverise Topi e ta shohe Sala
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Eeee, drejt e ke ti por nuk e prish dot se .... I nevojitet mbështetja e parlamentit ...

Ore, un nuk kuptoj një gjë në këtë mes. Gomari, Sala, ka fjalën e ameriqenve ne europianve që do fitoj zgjedhjet lokale me kusht që të humi zgjedhjet parlamentare mo mrapa (se duhet të vjedhin të dy palët njëkohësisht se përndrsyhe ... 1997). Ky Rama ça halli ka? Do bohet kryeministër mas 2 vjetësh (e aty të pysim veten tamom se ça po bojm se ka keq po ka ne mo keq ose ka mo keq s'ka ku shko). Tashti, duke qen se Saliu si karakter = Rama (+- nai detaj krahinor) nuk e kuptoj mbështetjen e disave karshi njërit apo tjetrit personazh teatri kukllash. Përse shqiptarët duhet të dalin pas Ramës për të mbrojtur votën e tyre? Përse shqiptarët nuk i kapin për leckash ata (shkërdhata) deputetë e ti nxjerrin nga turma për të kërkuar kësisoj të drejtën e tyre të pavarur? Përse akoma kërkoni drejtësi apo pastërti nga Sala apo çdo politikan tjetër shqiptar?
Kur i njihni, përse indinjoheni me sjelljet e tyre? Kjo është hipokrizi. Po s'ju përlqeu, kokën tutje e hidhuni tek tjetri ...
Hajt tashti notën e mir!
 
Top