Stres.....

durrsakja

Primus registratum
Stres.....

Stresor eshte cdo stimul qe shkakton reagim te paparashikuar ne nje individ!

Stres akut; nje film i pakendshem, zhurma te papritura, situata te pakontrollueshme, semundje fizike, trauma etj

Stres kronik; gjumi i pamjaftueshem, mbingarkesa apo nenngarkesa ne pune, izolimi, statusi shoqeror etj.

Sigurisht qe ka shume faktore te tjere qe shkaktojne fenomenin psikologjik qe ndryshe quhet Stres, me efektet negative dhe pozitive!
Ne SHBA konsiderohet si semundja #1 e popullsise. Studimet shkencore kane vertetuar vazhdimisht influencen direkte te stresit ne sistemin e Imunitetit te organizmit.
Stresi si semundje mendore jo vetem qe con ne gjendje depresioni (ky i fundit perparon ne diagnoza me serioze), por le pasoja shendetsore edhe pasi faktori stresues apo stimuli nuk jane me ne veprim.
Ka njerez qe nen influencen e stresit stimulohen ne menyre pozitive ne kryerjen dhe arritjen e detyrave te ndryshme. Por ka dhe nga ata qe Stresi thjesht i ve perfund.
Reagimi dhe pasojat varen nga permbajtja gjenetike, rrethanat jetesore, eksperienca etj.

Kjo ishte nje permbledhje shume e percipte mbi Stresin, qe ne jetet tona e njohim te gjithe!
Vazhdoj me vone me informacione me te detajuara. Nderkohe shtoni edhe ju!!!

Qeshni /pf/images/graemlins/smile.gif
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Stres.....

Tedi, do dal dhe tek "qeshni" !

Mes shkencetareve eshte rene dakort qe stresi mendor rrit rrezikun e semundjeve dhe procesin funksionues te organizmit ne pergjithsi.
Megjithate, mekanizmat biologjike nepermjet te cilave stresi shndrrohet ne semundje jane akoma te pashqyrtuara!Lidhje ekzistojne midis stresit dhe ngritjes se tensionit, azmes, migrenes, problemeve gastrike etj; por rralle nje faktor mendor indentifikohet direkt si shkak i problemit.

Zakonisht njerez qe demonstrojne ankth, ndryshime ekstreme te temperamentit, depresion, raportohen me nivel te larte stresi.
Paaftesia per te trajtuar kete fenomen , ne disa individe con ne me shume se nje gjendje pesimizmi. Depresioni klinik arrin nje faze kur nevojitet nderhyrje mjeksore.

Niveli i larte i stresit pengon mbylljen e plageve, stimulon perparimin e tumoreve malinje, shkakton renien e flokeve, crregullime dermatologjike etj.

Stresin nuk e shmangim dot nga jeta a "te rriturve", megjithate nga eksperienca personale e them pa ndrojtje qe akoma vazhdoj te vuaj pasojat e stresit...e kjo per shkak te injorances time ndaj kesaj semundjeje. Eshte me e thjeshte te zhytesh me thelle, se te perpiqesh te ngjitesh prape.
 

Guest
Re: Stres.....

Stresi eshte gjithashtu shkaktar ulcerash, ai eshte rezultat i keqperkimit (mosciftimit te duhur te faktoreve vijues) te perceptimit te dickaje (situate kercenuese p.sh) dhe menyrave qe individi beson se zoteron per te kapercyer pengesat qe stresori nxjerr (situaten kerrcenuese). Gjithashtu stresi eshte nder shkaktaret kryesor te semundjeve kardio-vaskulare si trompoza etj.

Menyrat qe perdoren me gjeresisht per kontrollimin e stresit apo simptomave te tij jane menyrat:

a) fizike- perdorimi i drogave dhe biofeedback per adresimin e drejtperdrejte te sistemit reagues te stresit.

b) pergjithesisht psikologjike- perdorimi i teknikave te relaksimit, meditimi dhe hipnoza per zvogelimin e reagimit trupor qe shoqeron stresin.

c)specifike psikologjike- per shembull trainimi kognitiv (njohes) dhe sjellor (i sjelljes, reagimit te trupit) per te ndihmuar individin te kontrolloje stresore specifike ne jeten e tyre.

d) aspekte te stileve te jeteses- p.sh. ushtrimi (stervitja fizike) dhe mbeshtetja shoqerore (prej te afermve dhe shoqerise).

Me shume mbi stresin heren tjeter.
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Stres.....

Ne me shume se pasojat e stresit ne radhe te pare na interesojne faktoret qe e stimulojne...
qe jo te gjithe i dime me saktesi nese dikush nga ju di me shume te shkruaje...

Dashte zoti te mos eksistoje... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Guest
Re: Stres.....

Burimet e stresit jane te panumert dhe duke i grupuar keto ne dy familje gjigande do te perftonim dy klasat vijuese te burimeve te stresit:

ndryshime ne jetet tona(qofshin keto rrenjesore apo fare te vogla).
stresore ne vendet ku punojme

Njerez te ndryshem i reagojne ne menyra te ndryshme faktoreve stresues dhe gisht ne kete, pare nga kendveshtrimi i ndryshimeve individuale mes njerezve, kane faktrore sic jane personaliteti, kultura dhe gjinia.

Do pasur para sysh qe stresi si reagim fizik eshte keqperputhja e perceptuar e midis kerkesave (asaj qe pritet prej nesh te bejme) ndaj nesh dhe aftesise dhe pershtatshmerise se menyres sone per ti permbushur keto kerkesa. Pra le te marrim nje shembull:

Disa njerez jane pesimiste per sa i perket pergatitjes per provime, megjithese, ne menyre te bezdisshme, te tere te tjeret e dine qe keta gjithmone pergatiten mire dhe ne provim dalin shkelqyeshem. Po kjo nuk ka rendesi nese vete personat ne fjale e shohin veten si te pergatitur nen nivelin e duhur, kjo eshte me se keta njerez duhet te perballen, sado jorealiste qofte kjo.

Pra gjendja e stresit ekziston kur rezulton nje keqperputhjeje midis kerkesave qe ne perceptojme se na behen nga bota dhe perceptimit tone mbi strategjite qe kemi ne per ti permbushur keto kerkesa. Duke u nisur nga e mesipermja cdo faktor i jashtem qe stimulon mosperputhje te tilla klasifikohet si stresues.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Stres.....

Stresi vjen nga shum faktore dhe prandaj dhe trajtimi eshte sipas shkaqeve. Ne qofte se flasim per stresin si sjellje te mesuar, varet ne 'zgjuarsine' e personit ose te atyre qe e rrethojne qe te shikohet/trajtohet si i tille.
 

Sweety el

Locus omnem
Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.
Pranojeni stresin si nje sfidë dhe do t’ia dilni mbane më mire me të.
TIPET E STRESIT
Ekzistojnë dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.
Jo të gjitha format e stresit janë negative.Fjala – Eustres- përdoret për të përshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i përjetimit të eksperiencave të gëzueshme të tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.
Distresi është stresi negativ.
Në gjendje stresi lloje të caktuara hormonesh angazhohen dhe e çojne trupin në gjendje alarmi si të jetë gati për beteje apo gati për të dhënë një përgjigje të shpejt. Është pikerisht kjo arsyeja përse shpesh ndjehemi të tensionuar dhe thellësisht të angeshtuar kur jemi në gjendje stresi të tepert. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe n’a bën më të prekshëm ndaj infeksioneve.
PLANIFIKIMI I KOHËS
Përdorimi i papërshtatshem i kohës shpesh krijon elemente të rinj që shkaktojnë stres. Të mësuarit për të thënë- JO- ka qëne nje sukses për shumë njerëz. Një numër shumë i madh gjendjesh stresi kanë ardhur thjesht ngaqë është thënë- PO- dhe që më pas kanë ardhur shqëtësimet.
Sipas Lubert stresi në mjedisin e punës nuk shkaktohet nga gjëra që njerëzit mund t’i kontrollojnë por shkaktohet kryesisht nga gjëra apo fenomene që ata nuk mund t’i kontrollojnë.
Pasiguria për të mbajtur një pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qëndro i lirshëm me punemarresit në menyrë që ata të kuptojnë çdo informacion që vjen dhe kështu të shmangen thashëtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnë stres.-Nuk është puna që bën por ambjenti personal që ka rëndësi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJËRAT.
PËR ÇDO TAKIM KEMI NJË STINË.
Pranvera është një kohë e përshtatshme për takime që inkurajojne aktivitete në grupe sepse ka shume entuziazem në fillim të vitit. Dimri i ftohtë dhe i errët verior prodhon ndjesinë e mungesës së dritës dhe shkakton depresionin. Këto gjendje zevëndësojnë njera-tjetren në pranverë.Studiuesit thonë që një udhetim edhe i shkurtër rreth 4 ditë në një vend me mot të ngrohtë u sjell viktimave të depresionit një lehtësim shumë të dukshem.
Nëse të duhet të realizosh një takim në dimer, një vend i ngrohtë jugor jo vetëm që do të ngreje moralin e pjesëmarresve por do të rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.
Sindroma e prekshmërise stinore(SAD) shkaktohet gjatë dimrit që në vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjë mund të kurohet duke kaluar shumë orë në dritën e diellit. Gjithashtu mund të kurohet në një fare mase duke u ulur nën një llampe me dritë të fortë. Sa më e ngrohtë të jetë ngjyra dhe temperatura e dritës natyrale të diellit aq më mirë është.
Duke i mbajtur mirë në mendje gjërat e sipërpermendura përpiqu gjithashtu të organizosh takim në një vend ku njerëzit të jenë më afër me destinacionin e tyre.
Nuk humbet asgjë nël rast se pyet për diçka.
Për të shmangur stresin duhet të punosh me zgjuarsi dhe jo rëndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje një detyrë burokratike që hera herës është konsumuese dhe aspak e rëndësishme. Në vend të kësaj përqëndrohu më mirë në aktivitete që kompania i vlerëson dhe ku përdoren me maksimum aftësitë e tua më të mira. Fokusohu në atë që është më e rëndësishme për ty.
Një individ i papunë vuan nga stresi po aq sa vuan edhe një individ i mbingarkuar në punë.
FITORJA MBI STRESIN.
Sipas meje ju mund të kontrolloni stresin duke u përpjekur të kuptoni shkakun që e sjell atë.
Përpiqu t’a zgjidhesh problemin në vend që të shqëtesohesh për të.Të duhet të organizosh 24 orët e çdo dite. Përdorimi i keq i kohës shpesh sjell edhe elemente të rinj që shkaktojnë stres. Dihet tashmë që të mësosh të thuash jo ka rezultuar i suksesshem për shumë njerëz pasi kanë shmangur situata të tepërta stresi si dhe shqëtesime.
Nëse je duke punuar në një firmë atëherë të duhet të ndjekësh një seminar ku të mësosh si ta përballosh stresin që mund të sjellin të gjitha rastet p.sh të shitjeve të kompanisë.
Mëso të përdoresh kohën tënde duke u përqëndruar ne fusha ku në mënyrë të arsyeshme pret që edhe rezultatet të jenë të kenaqshme|.”
Një proverb i njohur thotë se stresi mund të jete shija e jetes por mund të jetë edhe puthja e vdekjes ne kuptimin që zgjedhja të perket ty. Të duhet të mësosh sesi t’a bësh stresin të punoje për ty në menyrë që ti të jesh produktiv në vend që t’a lesh stresin të jetë vet shkatërrues. Komunikimi është një mënyrë tjetër që lehtëson stresin.
SI TË REDUKTOHET STRESI?
Duhet të dish çfarë të nevojitet.
Krijo një ambjent pune të rehatshem për veten.
Përcakto kufij në kohën tënde.
Negocio me familjen në lidhje me kohën që të duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhëse, relaksuese.
Vendose kohën në veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetën tënde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH
Humori mund të të sheroj shpejt dhe pa dhimbje.
Inteligjenca emocionale mund të të ndihmojë të reduktosh stresin dhe në të njëjtën kohë do të të ndihmojë të ecësh përpara në jetë.
Duhet të kesh largpamesinë për të kuptuar problemin që po të vjen ,duhet të kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor që të lejon të punosh në grup dhe jo në menyrë individuale, duhet të kesh aftësinë për të komunikuar mirë duke i motivuar njerëzit të të ndihmojnë që puna të bëhet dhe kështu zhvillohet edhe miqësia.
Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia për të njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bën çdo drejtues më të fuqishëm.
Ky studim është realizuar për të ndihmuar të gjithë ata njerez që bëhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes së përditshme. Duhet t’u them këtyre njerëzve që stresi është një sherbetor i mirë por një mjështër i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojë, duhet t’a përdorni stresin për përfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojë.
Rrallë ndodh që njerezit të kenë sukses në raport me dicka nëse nuk kanë dëshirën per të dalë të suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetëm i melankolisë është veprimi.Stresi është dicka që nuk e lejon trurin të mendoje apo të veprojë në lidhje me diçka.Ekzistojne njerëz që janë mesuar të jetojnë me stres.Njerëzit që jane mesuar të jetojnë me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atë dhe gjithashtu ja dalin të parandalojnë tensionin që shumicën e njerëzve do ta vendoste në gjendje paniku.


 

Megg

Carpe Diem
Shkaktaret kryesore te stresit jane : Pagjumesia,Problemet e perditshme,
Lodhja,Zhurmat,,duke perfshire te kjo e fundit ,zhurmat e diskotekave
qe per momentin duken zbavitese por me pas shkaktojne stres ne organizmin e njeriut,,,Prandaj ata duhen shmangur,,stresi ka edhe shume shkaktare te tjere si psh te ndenjurit vetem,te merzitur ,te larguar nga shoqeria ,Te ndenjurit ne kembe per nje kohe te gjate apo te ecurit shume vecanerisht kur eshte e detyruar etj,stresi ne disa raste te ben te ndihesh i deshtuar,me turp ,,me pas kemi e&: "traumat psikike" qe dmth tronditja qe njeriu peson kur merr nje lajm shume te mire dhe e godet ose kur merr nje lajm shume te keq dhe peson nje traume te tille psikike...
 
E

e pathyeshmja

Guest
stresi vjen kur humbet vetbesimi,vetbesimi humbet kur thyet karakteri,karakteri thyhet kur eshte i dobet...
fjala stres perdoret per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologgjike te tendosura te individeve ne raport me mjedisin qe i rrethon
arsyet e stresit jane:emocional,ekonomik dhe psikologgjik stresi ndikon ne menyre negative tek ne si dhe mund te perpiqemi ti bejme keq vetes dhe te tjereve
 

gangsterja

Primus registratum
fjala stres perdoret per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologgjike te tendosura te individeve ne raport me mjedisin qe i rrethon
arsyet e stresit jane:emocional,ekonomik dhe psikologgjik stresi ndikon ne menyre negative tek ne si dhe mund te perpiqemi ti bejme keq vetes dhe te tjereve
 
Top