Ja pse Greqia nuk del kurre nga kriza (Keto Gjermanet dine si duhet te sillesh me nje grek)

images

Edhe keto ankohen per krizen qe po kalojme, mjafton te shohesh renditjen qe "BILD" ka bere per te kuptuar se ku i kane gabimet e krizes qepo kalojne... Mire ti behet po he....​

Këta gjermanët po na çmendin fare”. Kështu shkruanin disa gazeta kryesore të Athinës, duke iu referuar një shkrimin në revistën Spiegel, ku thuhej se Greqia do dilte nga zona euro. Sipas grekëve, Gjermania po përfiton miliona euro në shpinë të krizës greke. Nga ana tjetër, gjermanët nuk kanë të sosur në shkrimet e tyre kundër Greqisë. Një parazit në bashkësi, kështu e quajnë. Më poshtë është një shkrim i gazetës më të madhe gjermane, Bild, me titullin “Ja pse Greqia nuk del kurrë nga kriza”:​

A njihni ndonjë vend që i paguan për 22 vite me radhë pension një të vdekuri dhe askush nuk e vë re? Tamam! Greqia!​

Kryeministri George Papandreu po përpiqet prej një viti që të mbajë presionin e BE për një kurs të rreptë kursimi. Rrogat, shpërblimet e pensionet janë ulur me 20 përqind. Por rezistenca po bëhet gjithmonë e më e madhe. Jo vetëm sindikatat e fuqishme kënaqen me privilegje të çuditshme.​

BILD liston ato gjëra që shkojnë sërish gabim.​

- 800 ish politikanë kërkojnë të rimarrin gjithmonë e më shumë para- rreth 80 milion euro.​

- Bashkëpunëtorët e Papandreut marrin 16 paga mujore në vit.​

- Punonjësit në shtet marrin bonus edhe për përpikmërinë në punë, nëse luajnë duart e nëse punojnë në temperatura nga 0 deri në 8 gradë. Madje marrin bonus edhe nëse merren me fotokopjen. Një punonjës në shtet mund ta rrisë pagën me këto bonuse nga 3908 euro deri në 8675 euro në muaj.​

- Shoferët e autobusëve e nisin zyrtarisht kohën e punës sapo dalin nga shtëpia, duke e quajtur punë kohën që u duhet për të shkuar tek vendi i punës. Madje edhe për nxehjen e motorrit ata marrin bonus.​

- Ditët e pushimit për makinistët e lokomotivave llogariten me 28 orë, jo me 24 orë në ditë.​

- Priftërinjtë marrin për çdo shërbesë një shpërblim financiar.​

- Në disa ndërmarrje shtetërore si për shembull tek “Hellenic Petroleum”, punonjësit marrin 18 rroga mujore në vit. Një roje nate merr deri në 72 mijë euro. Dhe çdo punonjësi i paguhen çdo vit 5 ditë pushime në një hotel luksoz, të cilin e zgjedh ku të ketë qejf. Punonjësit e këtij koncerni fitojnë 50 përqind më shumë se kolegët gjermanë.​

- Politikanët e rangut të lartë, kur vendosin të largohen marrin një të ashtuquajtur “dorë e artë” me plot 250 mijë euro, që ta kalojnë në qetësi periudhën post- politike. Që nga viti 1993, parlamentarët marrin pensione dopio.​

- Një në katër grekë është i punësuar në shtet. Kompanitë shtetërore kanë edhe borxhet më të mëdha.​

- Më shumë se 200 mijë shtëpi në Greqi janë ilegale. Taksat që paguajnë? Nul.​

- Një punonjës taksash përvetëson deri në 2 milion euro. Madje edhe murgjit janë të përfshirë në shmangien e detyrimeve tatimore.​

- Shteti grek duhet t’u sigurojë farmacistëve një marzh fitimi prej të paktën 35 përqind. Me një farmaci për 1200 banorë, Greqia është në krye të BE.​

- Në një lagje të Athinës u zbulua një mjek, që kishte 10 milion euro në llogarinë bankare- por që paguante taksa për 30 mijë euro.​

- Për shkak të punës në të zezë dhe evazionit fiskal, zyrat e financave në Greqi humbasin çdo vit 30 miliard euro.​
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Greqia nuk del nga zona e Euros edhe per faktin se do paraqiste fillimin e shkaterrimit te BE dhe ajo qe aktualisht e mban kete zone te mbledhur eshte Gjermania ne vend te pare! Nese Greqia del nga zona e Euros, gjendja do rendohej edhe me teper si dhe perqendrimi do spostohej tek vendet e tjera ku bente pjese Greqia te ashtequajtura PIGS (Portugalia, Italia, Spagna) te cilat po ashtu kane probleme te ngjashme me te! Gjermania nuk do lejonte kurre qe te prishej nje bashkim i tille shtetes sepse do te ishte te kthehej serish ne modelet pre-Euro qe do te thote me humbje te papara!
 

bobo

marksist-enverist
bobo, gjithmon dyshoja qe zeusi eshte homoseksual, dhe mesa duket e ka honger ...

dmth, 'cgatuan gjyshe Mara nga Himara' se han me njeri; mara eshte njerka e bollanosotaqit!-shenim i autorit!

cdo dit degjoj shum e me shum per ate vend te qelbur, dhe knaqe teper e me teper!-tna rroj omonia
 
Top