Me ne fund nje sondazh qe mund te besoj

Ka shume sondazhe neper mediat shqiptare online ku cdo pale shpall fituesin sipas interesave te saj. Ketu nuk behet fjale vetem per sondazhet, po dhe per personazhet e vitit e cdo lloj sondazhi pseudo-popullor qe mund te perbeje lajm propogande.

Per kete arsye vendosem qe para ca kohesh te hapnim nje sondazh mbi zgjedhjet ne Shqiperi duke u fokusuar tek Kandidati i ardshem per bashkine e Tiranes.
Megjithese prisja qe Edi Rama te udhehiqte ne internet, duke pasur parasysh shtresen qe ka pasur access vazhdimisht ne internet, per habine tone, kandidati tjeter, Lulezim Basha dominoi qe nga dita e pare kete sondazh.

Rezultatet:
Lulzim Basha votuar nga 5254 votues unik 59% e pjesëmarrësve ne votim

Edi Rama votuar nga 3639 votues unik 41% e pjesëmarrësve ne votim

Pjesmarrës në votim gjithsej 8893 votues(unik).
 

Al-Punk

Still here
Per te gjithe ata qe duan te verifikojne rezultatet, bashkangjitur ka nje liste me te gjitha votat ne sistem, bazuar tek IPte e votuesve dhe kohen e votimit. (Kjo eshte transparence :) )

Votimi kufizonte votimin me Cookies dhe IP ku nje IP mund te votonte dhe me shume pas nje fare kohe (prej 3 ditesh). Kombinimi Cookie+ IP limitonte mundesine e "manipulimit" te votave dhe koha e 3 diteve te IPse jepte mundesi votimi dheindivideve te tjere me IP share po qe nuk kishin nje cookie qe tregonte qe kane votuar.
 

Attachments

  • zgjedhjetbashkiake.txt
    419.6 KB · Shikime: 195

Al-Punk

Still here
Artikulli prezantues
Sondazhi ne internet i portalit me te vjetër informativ ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com , pasqyron se kandidati i djathte ne zgjedhjet për pushtetin lokal për Bashkinë e Kryeqytetit Lulzim Basha kryeson me rezultat kundrejt rivalit te tij kandidatit te majte Edi Rama. Sondazhi është publikuar ne forme elektronike një jave përpara fillimit te fushatës elektorale zyrtare. Ne sondazhin “Voto kandidatin e preferuar” ftohen vizitoret te votojnë për njërin nga kandidatet per garën për kryebashkiak te Tiranës. Përkatësisht përballë njëri – tjetrit janë kandidati i djathte, ish ministër i kabinetit Berisha në tre dikastere z. Lulëzim Basha, kundrejt kryetarit aktual te bashkisë së Tiranës njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste z. Edi Rama.

Rezultat. Gjate gjithë ditëve të reklamimit te Sondazhit ne internet kandidati Lulëzim Basha ka shënuar një avantazh te thelle kundrejt kandidatit të majtë z. Edi Rama. Në datën 7 maj 2011 ora 12 (mesdite) pas pese javëve votim, sondazhi paraqitet si më poshtë:

Lulzim Basha votuar nga 5254 votues unik 59% e pjesëmarrësve ne votim

Edi Rama votuar nga 3639 votues unik 41% e pjesëmarrësve ne votim

Pjesmarrës në votim gjithsej 8893 votues(unik).

Diferenca ndërmjet dy kandidatëve ka varjuar nga 10-16% në mënyre konstante në favor të z.Basha.

Votim Unik. Sondazhi është formuluar ne mënyre qe çdo linje interneti IP (internet protocol) ka mundësi te marre pjesë në votim duke klikuar vetëm një herë. Konsideruar si votim unik në internet, kjo forme elektronike shmang mundësinë e votimit të theksuar militant me qëllim deformimin e rezultatit.

Reklamimi/Ftesa për Pjesëmarrje ne Sondazh. Gjithashtu sondazhi është propozuar edhe nëpërmjet disa portaleve te tjera Albforum, LajmeShqiperia.Com etj, si dhe ne rrjete sociale Facebook dhe Twitter. Sondazhi është propozuar edhe në faqe apo profile në internet të shtabeve elektorale sipas kampeve, njëkohësisht propozimi për pjesëmarrje në sondazh është bërë edhe në rrjetin social Facebook ne profilet e organeve mediatike duke sugjeruar pjesëmarrje për vizitorët të profileve gazeta, televizione dhe agjenci të ndryshme. Reklamimi është bërë në profile sociale të grupmoshave dhe profesioneve të larmishme me qëllim propozimin për votim në sondazh te kategorive dhe grupeve të ndryshme votuesish.

Metodologji. Stafi i ShqiperiaCom që realizon këtë sondazh parashtron se duke qenë një sondazh elektronik në internet, votimi është gjithëpërfshirës çka supozon se në proces kanë kontribuar edhe përdorues të internetit jashtë zonës territoriale të kryeqytetit. Pra sondazhi ka përfshirë edhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë elektorat për Bashkinë e Tiranës.

Sëdyti sondazhi nëpërmjet internetit klasifikon mendimin dhe opinionin e asaj pjese votuesish që janë përdorues të internetit, duke lënë të papërfshirë ata qytetarë që nuk janë aplikant të internetit. Në rastin e qytetit të Tiranës raporti i individëve që përdorin internet kundrejt atyre që nuk kanë njohuri dhe mundësi përdorimi, sipas një hulumtimi te botuar ne www.open.data.al është mbi 43,5% e popullsisë ne vend janë përdorues të internetit.

AlbForum / mendimi juaj. Sondazhi është shoqëruar me propozim për dhënie mendimi në AlbForum. Nga opinionet e propozuara nga qytetarët rezulton se një numër i konsiderueshëm janë të pavendosur për të marrë pjesë dhe për të bërë zgjedhje për njërin nga dy kandidaturat në votim. Gjithashtu opinionet e pjesëmarrësve në forum bazohen tek elemente të figurës së secilit kandidat që kanë të bëjnë me pastërtinë e tyre kundrejt akuzave për korrupsion, konsumimin në poste ekzekutive dhe politike dhe implikimin ne ngjarje te rëndësishme politike si 21 janari. Debati gërshetohet me qendrime për mënyrën e pasqyrimit të fushatës dhe kandidatëve nga opinjonistë dhe gazetarë të ndryshëm. Pjesëmarrësit janë shumë pak të orientuar për të biseduar mbi programet dhe premtimet e secilit kandidat ne gare.

ShqiperiaCom si Ideator dhe Zbatues i sondazhit. www.shqiperia.com është një ndër faqet e para ne Gjuhen Shqipe. Prezentë ne Internet prej me shume se dhjete vitesh, me përhapje te menjëhershme dhe e mirëpritur nga përdoruesit e internetit, nëpërmjet modeleve për krijimin e komuniteteve dhe debatit online. ShqiperiaCom dhe Rubrikat e saj kanë mundësuar në dekadën e fundit një promovim dhe informim mbi vlera dhe tradita qytetare. Në rubrikat e përhershme të portalit janë gjeneruar tema sociale me interes për shtetas dhe qytetarë shqipfolës brenda dhe jashtë kufijve të shtetit. Aktualisht ShqiperiaCom ruan performancën e një faqeje të moderuar ku prezantohen Shoqëria, Tradita, Kultura dhe Zhvillimet Shqiptare. Në dinamikën e progresit dhe përhapjes së modeleve web në gjuhën shqipe, kjo faqe qëndron në vijimësi një nga pesë web-et më të vizituara shqiptare(RSh dhe Kosove).

Ftesë. ShqiperiaCom fton qytetarët në vijimësi te ndjekin rubrikat me karakter informuese dhe komunikuese si lajme, sondazhe, forum, debat, opinion si pjese e një forme interesante te medias bashkëkohore ku shfaqet mendimi alternativ. Gjithashtu ftohen qytetarë të marrin pjesë në sondazhe te tjera nëpërmjet votimin elektronik dhe të shprehin mendimet e tyre ne AlbForum. Pjesëmarrja ne votim, njohja me rezultatet dhe dhënia e opinionit qytetar realizohen nëpërmjet klikimit tek www.shqiperia.com
 

Jonian Dervishi

Primus registratum
Edhe ne http://shtypidites.com/ zhvilluam nje sondazh te tille por e nisem prej pak kohesh jo qe ne fillim te fushates dhe rezultatet jane si me poshte:

Edi Rama
graph_left_1.gif
42%
graph_right_1.gif
Lulezim Basha
graph_left_1.gif
55%
graph_right_1.gif
Hysni Milloshi
graph_left_1.gif
3%
graph_right_1.gif

Numri total i votave : 1328
 

Hank

Valoris scriptorum
Jo mer jo, nuk eshte hap as 10% e kutive te Tiranes. Rama akoma nuk ka pranuar se do i pranoje keto zgjedhje
 

Hank

Valoris scriptorum
Edi Rama Aleanca për të Ardhmen - 24.047 Vota

Lulzim Basha Aleanca për Qytetarin - 23.729 Vota

Te dhenat me te fundit nga KQZ
 

Jonian Dervishi

Primus registratum
Mua nuk me intereson fituesi por me habit fakti qe te gjithe sondazhet online kane qene shume me ndryshe nga rezultati real...
 

Al-Punk

Still here
Joni rezultati real nuk eshte dhene akoma. Fakti qe kutite e para u numeruan nga zonat qendrore, nuk do thote qe do fitoje Rama. Duhet pritur dhe rrethina qe eshte shumica dhe ka prirje pak me populiste (e per rrjedhim dhe PDiste).
Nga ana tjeter, e kam shprehur nja 2 here ne twitter. Eshte rritur baza e te rinjve militante ne PD dhe kjo ka ndikuar padyshim. Nga ana tjeter, PSja eshte braktisur shume nga te rinjte (ose nuk shoh ndonje FRESSH aktiv) dhe kjo ndikon gjithashtu ne votime.
Interneti eshte nje vend ku megjithese mund te mbash nej votim te paster si i shtypidites.com apo shqiperia.com, fitues eshte ai qe ka me shume militante dhe jo ai qe votohet me shume.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Mos harroni disa fakte shume domethenes(megjithse jeni te rritur dhe beosj i keni parasysh)
1- Online votojne edhe njerez nen 18 vjec qe ju nu i kontrolloni dot
2-Online votojne shume emigrante qe perseri nuk kane te drejte vote
3-Mosha e trete dhe nje pjese e madhe e moshes se mesme nuk kane akses ne internet.

Keshtu qe me gjithe respektin per sondazhet tuaja do tju zhgenjeje paksa rezultati final. Kushdo te jete fituesi rezultati juaj ehste hsume larg realitetit.
Suksese ne sondazhet e tjera.
PS: Vini nje sondazh per EUROVIZIONIN tek shqiperia.com dhe mos vini aq shume kufizime sepse ne internet kafe dhe ne institucione shtetrore te tere userat dalin me 1 IP te vetme dhe kehstu i kufizoni votimet.
 
Top