Tiranes i rikthehet 'tregu' i biçikletave me qira

Biçikletat me qira, që kohët e fundit po përdoren kryesisht nga të rinjtë, është tendenca e fundit në kryeqytet. Madje shprehja të të “qeras” me një xhiro me biçikletë po qarkullon çdo ditë pranë ish-parkut “Rinia”. Një projekt i ekologjistëve, i mbështetur nga Bashkia e Tiranës, ka nisur të zbatohet, ndërsa do të zgjerohet më tej me stacione të reja. Ajo që Ened Mato na tregon për këtë projekt lidhet me ndihmën që po i jepet mjedisit në sajë të kësaj nisme, por edhe nivelin e lartë të qytetarisë që kanë treguar djemtë e vajzat tiranase.

Lajmi i mirë është se askush nuk ka vjedhur asnjë biçikletë në Tiranë, lajm edhe më i mirë, që po shtohen “konsumatorët” e dy rrotakëshit, duke ndihmuar mjedisin, fizikun por edhe mushkërinë e kryeqytetit. “Ecovolis” është sistemi i biçikletave me qira. Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre. Në disa vende të përcaktuara, do të ketë tetë stacione në të gjithë qytetin. Numri i stacioneve do të shtohet, veçanërisht në zona me dendësi të lartë të popullsisë dhe me trafik të rënduar.

Ideja e stacioneve të biçikletave me qira është për të udhëtuar nga një pikë e qytetit në një pikë tjetër, si një mënyrë transporti për punët e përditshme. Qëllimi është që stacionet të kenë gjithnjë biçikleta, që kushdo që kalon aty pranë dhe kërkon një biçikletë të ketë mundësi të marrë një të tillë. Pagesa për përdorimin e shërbimit ndahet në dy elemente: pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës dhe pagesa e abonimit. Pagesa për kohën e përdorimit të biçikletës është e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e kohës që përdoret biçikleta.

Biçikleta janë kryesisht biçikleta për qytet (city bike) dhe kanë dy burime: Burimi kryesor i biçikletave është Capriolo, kompania më e madhe e prodhimit të biçikletave në Ballkan. Ndërsa një pjesë tjetër e biçikletave merren nga organizata amerikane “Pedal for Progress”, të cilat janë biçikleta të ricikluara të markave më të mira. Teknikët e “Ecovolis” bëjnë njëjtësimin e biçikletave, duke i lyer, duke i rregulluar dhe duke ndërruar disa nga pjesët për të krijuar uniformitet. Të ardhurat nga abonimet dhe pagesa e përdorimit të biçikletave përdoret për mirëmbajtjen e stacioneve dhe biçikletave, për pagesën e punonjësve të shërbimit si dhe për aktivitete ndërgjegjësuese dhe sociale, të cilat do të kenë në fokus promovimin e lëvizjes me biçikletë. Dhjetë persona janë rekrutuar për të përgatitur biçikletat, për të vendosur stacionet si dhe për të shërbyer në stacionet e biçikletave. Me hapjen e stacioneve të tjera do të punësohen persona të tjerë. Gjithashtu kësaj nisme i janë bashkuar shumë vullnetarë.
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Inciativa eshte shume e mire, por nuk thote nese do behen perçapje per te rregulluar pista te caktuara ku njerezit mund te qarkollojne me biçiklete! dhe nuk thote sa lloje abonimesh ka, mujore, javore, ditore...as çmimin sa mund te kushtoje!
 
Holland2010

Forumium maestatis
Nuk eshte puna kush i inaguroi, rendesi ka qe u bene me ne fund dhe ehste nje nisme qe duhet pershendetur.
 
Holland2010

Forumium maestatis
Inciativa eshte shume e mire, por nuk thote nese do behen perçapje per te rregulluar pista te caktuara ku njerezit mund te qarkollojne me biçiklete! dhe nuk thote sa lloje abonimesh ka, mujore, javore, ditore...as çmimin sa mund te kushtoje!
Cmimet jane te arsyeshme dhe jane ditore. Me duket se jane 50 lek te reja ne ore.
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
ok sepse nese eshte shtrenjte e njerezit nuk munden, s'ja vlen, nese kane menduar per te gjithe njerezit, me duket vertete gje e mire, megjithese personalisht do kisha shume frike te merrja biçikleten ne Tirane! qarkullimi makinave eshte shume i dendur dhe çiklistet shume vulnerabel (kam pershtypjen se diku e kemi diskutuar ne forum diçka te tille)
 
Cti besh , asgje nuk eshte e sigurte, edhe ne kembe me frike eshte :) edhe me makine po ashtu...duhet pak kulture e pergjithshme ose fundja vetem nga liqeni ngelet... ose rri ne shpi dhe shih televizor...
 
DriniS

Ecejak
"Stacionet janë vendosur në vende të ndryshme të qytetit, për të bërë të mundur që anëtarët të marrin biçikletën në një nga stacionet afër me pikën e tyre të nisjes dhe ta kthejnë në stacionin tjetër më të afërt të destinacionit të tyre. Në disa vende të përcaktuara, do të ketë tetë stacione në të gjithë qytetin."

Keto stacionet ku jane se kete s'e mora vesh. Kuptova qe njerin stacion e kane tek Parku Rinia por nuk thoshte ku jane vendet e tjera 'te aferta'.
Aq me teper qe fjalia e dyte eshte e pakuptueshme... ne disa vende te percaktuara..... tete stacione ne gjithe qytetin. E ka per Tiranen apo per qytetet e tjera?
 
Rendesi ka nisma...avash avash cdo gje do shkoje ne vendin e vet. Puna eshte sa te mesohen njerezit sepse kjo eshte bere per njerezit por televizionet tona e kane mendjen ne vend tjeter dhe jo te reklamojne kete produkt qe duket shume joshes dhe aspak politik.
 
Sweety el

Locus omnem

THONI JU JO POLITIK POR RAMA E MENDON NDRYSHE .SE PO AFRON 8 MAJI.
 
DriniS

Ecejak
Sweety, tema nuk ka lidhje me politiken. Ecovolis eshte nje nisme per tu pershendetur pasi perpiqet te ndergjegjesoje njerezit per mjedisin pikerisht sepse Tirana kaq e vogel sa eshte, mund te shkosh nga njera periferi ne tjetren per 10 minuta me biciklete.

Ecovolis nuk eshte projekt i Edi Rames, hyr tek websiti i ecovolis nese ke dyshime. P.S. Aman se na mori mendte ajo figura qe leviz vazhdimisht ne firmen tende.

Holland, verejtjet e mia e kisha me cilesine e dobet te informacionit, nga kushdo gazetar/e qe ta kete shkruajtur. Pastaj persa i perket reklamimit ne tv, di qe reklamimi paguhet dhe televizionet nuk para te bejne reklame po nuk paten interes.
 
e kam kthyer ate pergjigje ne lidhje me mendimin e holland.
 
gurax

Pan ignoramus
Eshte shume e cuditshme qe deri para nje viti, ne Tirane ieja e te levizurit me biciklete shihej me skepticizem dhe ne menyre te pathene shiheshe nen driten e mendimeve "cfare pabuksi, ka dale me biciklete". Ndersa sot, eshte bere mode me sa duket. Sidoqofte une e pergezoj me ne fund nje here moden qe vertet vjen ne sherbim te dickaje reale dhe jo vetem per te ndjekur "trendin e fundit bashkekohor". Ndersa verejtja e Dahlia mu duk me vend per sa i perket sigurise se dikujt qe leviz me biciklete. Rruget jane nje rremuje ne qarkullim, vertet qe edhe me makine mund te aksidentohesh, por nderkohe qe me makine thyen parakolpin apo can radiatorin, me biciklete thyen kemben apo can kafken. Sepse jane makinat mjetet qe kane saturuar trafikun, jane makinat arsyeja kryesore e aksidenteve. Kunder nje makine, ruhesh me mire me nje makine sesa me nje biciklete.
Te shohim cdo te dale.
 
Top