Megg
Carpe Diem
Ijan Jang (32), mirëmbajtësi i shkollës nga Derbi në Britaninë e Madhe, është ankuar tek mediat se bashkëshortja e tij malajziane Fatin e ka lënë pasi e ka ndihmuar të marrë vizë.
Çifti është njohur kur Ijan ka punuar në Malajzi. Së pari, ai nuk e ka kuptuar se Fatin është transeksual. Megjithatë, ku mësoi, e ka vazhduar lidhjen me të, edhe pse Fatin ka kundërshtuar të bëjë operacion për ndryshim të seksit që të bëhet grua e vërtetë.
Gjatë lidhjes trevjeçare, Ijan nga burrë heteroseksual, i cili ka pasur martesë tetëvjeçare, u shndërrua në homoseksual. Në këtë periudhë, Fatin është transferuar në Britani dhe të dashurit të vet i ka thënë se do ta arrestojnë nëse kthehet në Malajzi, sepse aty homoseksualiteti dënohet. Çifti është kurorëzuar në vitin 2009.
Ijan mediave u ka treguar se prindërit e tij kanë hequr dorë prej tij, sepse ai u martua me Fatin, e cila ka lindur si mashkull – Mohamed Fazdil Min Bahari. Ajo ka pasur probleme të mëdha me marrjen e vizës, ndërsa në përpjekjen për t’i nxjerrë vizë, Ijan ka shpenzuar 12.000 funta. Gjithashtu e kanë pushuar nga puna, sepse prindërit e një nxënësi janë ankuar për stilin e jetës së tij.
Vetëm dy ditë pasi ka marrë vizë britanike, Fatin e ka lënë bashkëshortin. “Shpenzova gjithçka që kisha që t’i nxjerr vizë. E humba punën, shtëpinë dhe bashkëshorten. Tani po vërej se më ka shfrytëzuar vetëm për të marrë vizë britanike”, – thotë Ijan dhe shton se “ndjehem si budalla”.
Ijan, i cili momentalisht jeton tek një shok, u ankua se Fatih nuk dëshiron t’i japë divorc. Ajo është transferuar në Mançester dhe po përpiqet të bëhet e njohur si kërcimtare. Britaniku shton se edhe mandej është heteroseksual, por ndjenjat e tij për Fatin nuk mund t’i kontrollojë.