"Rama premton modernizim të infrastrukturës"

65309edi_ramarikonstruksion.jpg

Bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e një aksi tjetër rrugor në Tiranë, rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së quajtur ‘Komuna e Parisit’. Kryebashkiaku Rama ju ka premtuar qytetarëve se ai do të vazhdojë punën për t’i ofruar Tiranës një infrastkturë moderne duke synuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit.
”Pensionet keq, faturat më keq, punët e qeverisë akoma më keq. Të paktën rrugët, trotuaret, gjelbërimin, ndriçimin, gjithçka që ne kemi këtu si komunitet, si qytet, të vazhdojmë t’i përmirësojmë, t’i çojmë përpara, t’i transformojmë sepse edhe qeveria ditët të numëruara i ka” tha Rama.
Rikonstruksioni i rrugës u bë pasi ajo ishte mjaft e dëmtuar. Brenda një jave përfundoi asfaltimi i saj.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
vazhdoni, vazhdoni se keni akoma per te bere gjera...Shqiperia e tere eshte shesh ndertimi....me kaq skenaqet as miu ee jo me njeriu :p
 
H

harap

Guest
po pse tani fiks para zgjedhjeve ben perurimet ky ? i fillon asfaltet nje muaj para. sa ben shtrim elektoral e pastaj prishen prap pas 2 javesh
 
Top