Lumturia......

Sweety el

Locus omnem
Do të filloj shtjellimin tim mbi lumturinë nga dy pikat e para etike që përballen me rrugën e kërkimit të haresë e të fatlumsisë. Nëse themi se për të qenë i lumtur duhet kaluar nëpër fazën e shëndrrimit të shpresave pa asnjë kusht në qëllim përfundimtar duke mos patur kujdesin për pasojat, atëherë përballemi me dy probleme, si që thashë etike mjaftë të diskutueshme : në rradhë të parë, do të përmend rrenën dhe menjëherë Kantin i cili flet për një të them të drejtë për të rrejtur. (Sikur njerëz me qëllime të errëta ngasin një tjetër dhe trokasin në derën time e pyesin për të, duhet të tregoj se ai mëshifet tek unë ose jo? Nëse tregoj, e vë në rrezik jetën e një të pafajshmi, unë jamë një i pamëshirshëm… dhe a do të jem i lumtur? Në raste të ngjajshme, mendoj se rrena ia vlen para pasojave.

Çështja e dytë është e lidhur kryekëput me disa teori fetare shpesh jo mirë të sqaruara nga një numër teologësh kur thonë se duhet punuar për botën e amshuar, se për atje duhet ta kërkojmë e fitojmë lumturinë. Ngarkimi etik qëndron në punën e njeriut për të qenë i lumtur edhe në këtë jetë dhe për të ju sjellë një lumturi familjes. Por nëse duhet punuar për të fituar jetën tjetër, atherë krejt mundi për të fituar e jetuar në hare shëndrohet në turbullirë, zhgënjim tokësor dhe katrahurë etike.

Sa i përket fesë islame, ky qëndrim është tepër i vjetëruar dhe nuk qëndron më aspak slogani i thjeshtë dhe tepër në kundërshtim më fenë : « Punoni për ahiret ». Teologët e rinj shumë mirë sqaruan dhe sqarojnë se puna është detyrë e çdonjërit si për fitim e gjallërim korekt në këtë botë, poashtu edhe për në botën e pafund. Lumturia arrihet shum vështirë me barkun e uritur. Dhe të shtoj se me bark të uritur, me familje të uritur, nuk shkohet në asnjë faltore e sidomos për të kërkuar lumturinë e pas vdekjes, andaj, duhet njeriu të mënjanoj nga mendja etikën se puna është e dedikuar për « atë botë » Kjo lloj etike shoqërore duhet ngritur rrënjësisht për t’ ia lëshuar vendin punës si mjet për të arritur begatinë materiale tani e kështu, të krijohet një rrugë e sado e vogël për lumturi dhe njëherit, një rrugë poashtu e vogël, për lumturinë e amshueshme.
 

Sweety el

Locus omnem
A është lumturia permanente apo e tashpërtashme?

Tani kur themi se lumturia është diçka që na mungon, ç’ndodh kur e kemi atë që na mungonte e na bënte jo të lumtur? Atë që nuk e patëm tani e kemi dhe tanimë lumturia që kërkonim e posedojmë, nuk na mungon por nuk jemi akoma plotësisht të lumtur se në të njëjtin moment paraqitet dëshira për diçka tjetër që tani ia ndiejmë mungesën. Gjithënjë themi : » Ah sikur…. », « Sa i lumtur do të isha… » çdo herë zbulojmë se aty nuk është akoma ajo lumturi që dëshironim dhe, nisje nga fillimi. Nga kjo si përfundim nxjerim se Lumturia është dëshirë pozitive dhe meriton të dëshirohet. Ja se si e spjegon Schopenhaueri këtë : « Jeta luhatet si lavjerësi, nga e majta në të djathtë, mes vuajtjes dhe kokëçarjes .»

Lumturia është gjithashtu një diçka që e dëshirojmë për çdo herë. Shtrohet pyetja tani , si e tillë a është e qëndrueshme në kohëzgjatje apo e tanipërtanishme? Pasiqë e dëshirojmë përgjithëmonë, do të ndaj gjërat – përjetimet që kanë vlera të gjata kohore si besnikëria, martesa, puna që duam dhe që është stabile, mirëqenia shëndetësore e familjes e sidomos të më të afërmit. Me një fjalë, siguria e shumanëshme e permanente krijon gjendje qetësije dhe pushim shpirtëror, që mundëson fushë të gjërë të plotësimit të kënaqsive kohëshkurta dhe kështu ndërtohen kushtet primare për një jetë të mbushur me lumtur i që i jep asaj ndjenjën e vlerës së konstante.

Nëse themi se lumturia është qëllimi më i dëshiruar i njeriut për sot dhe për mot, pra, për këtë jetë dhe për jetën në botën e amshuar, atëherë konstatojmë se njeriu pa përjashtim, dëshiron lumturinë dhe në brendi të tij shëndrohet në të uritur të përjetshëm, së paku në psiqikën e tij dhe gjithmonë shpreson të prekë fatlumsinë që aq shum i mungon. Në këtë vrap, do të kaplojmë edhe dëshirën dhe detyrën morale për ti bërë edhe të tjerët të lumtur. Nënkuptohet, kjo dëshirë dallon nga cilësia e subjektit dhe nga shkalla e ndjenjës së dashurisë për tjetrin. Kur dikend e duam më tepër , jemi në gjendje të bëjmë çmos për ta bër të lumtur dhe kështu e bëjmë të lumtur edhe vetvehten…

Lumturia pjesë e imagjinatës reale dhe dëshirë e mirëqenies psikofizike.

Trajtuam disa nga kushtet të karakterit më tepër fizik, moral dhe etik të lumturisë. Të them tani se ajo është në masë të madhe pjesë e imagjinatës së njeriut. Ajo është koshiencë e njeriut që hulumton, që kërkon, të mirën dhe poqese arrijmë në një çiltësi psiqike, imagjinata e ynë nuk do të na luaj dredhi, së paku nuk do të na dredhoj shpesh që do të thot se për të qenë i lumtur nevojitet një imagjinatë e shëndoshë se ajo është sunduesja e tmerreve dhe fatlumsive në psiqikën e njeriut. Dhe si përfundim do të them se krejt çka të bëjmë në jetë anon nga një qëllim i qartë që e quajmë lumturi. Dëshirë, kënaqsi dhe plotësim nevojash pa dallim. Kam kujdesin të përmend se lumturia është kuptim abstarakt dhe personal por që në vehte përbën një mori vlerash madhore nga të cilat shërbehemi për të krijuar mirësinë tanë. Nisem nga shëndeti, familja, dashuria, miqët, puna, fitimi, siguria, mirënjohja. Pra çdo përparsi qoftë materiale, shoqërore e shpirtërore, ka rolin e vet të rëndësishëm në ndërtimin e lumturisë.
 

Sweety el

Locus omnem
Lumturia ? Kush e mendondon jeton më pak ..Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetën e tyre, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë, por edhe jetojnë më gjatë sesa njerëzit që përqendrohen në arritjen e lumturisë Ideja e lumturisë është kuptuar gabimisht, prandaj njerëzit nuk do të duhej që ta kuptojnë atë si qëllim të jetës, por si rezultat të saj, thonë shkencëtarët australianë. Njerëzit zakonisht mendojnë se lumturia është ndjenja e kënaqësisë apo ndjenjat pozitive, të cilat në fakt janë më pak të rëndësishme sesa ndjenja e mirëqenies që vjen kur të kyçemi në aktivitete të qëllimshme.

Studimet më të reja tregojnë se njerëzit që kanë një qëllim në jetë, kur të plaken kanë një shëndet më të mirë mendor, bile jetojnë edhe më gjatë sesa ata që përqendrohen në arritjen e lumturisë me çdo kusht. Në disa raste, njerëzit që përqendrohen tepër në arritjen e lumturisë, në fakt janë më pak të lumtur, thonë shkencëtarët. Kënaqësia që vjen pas një shujte të mirë, pas një filmi argëtues, apo pas ndonjë ndeshjeje të rëndësishme sportive, shpesh është afatshkurtër.

Rritja e fëmijëve, puna vullnetare, apo mësimi, sjellin një kënaqësi më të vogël për momentin, por në fund rezultojnë me një ndjenjë të përmbushjes dhe realizimit, gjë që mund të ketë rëndësi të madhe në aspektin afatgjatë. Dy lloje të mirëqenies, sikur që është hedonizmi dhe lumturia e bashkësisë nuk është e thënë që të jenë në kundërshtim njëra me tjetrën.

Njerëzit që tentojnë të bëjnë një jetë të qëllimshme, apo bëjnë mirë punën e tyre, do të duhej të ishin të lumtur. Por, zakonisht njerëzit kërkojnë ndonjë shpërblim, sikur që janë paratë, apo statusi shoqëror, prandaj edhe nuk ndihen të lumtur – thotë psikologu Richard Ryan.
 

mirdita

Papirus rex
Lumturia esht gjeja me e qmuar e me e bukur sepse nese nje njeri ka lumturi ,une jam shum e lumtur ama kur nje dit ta takoj shpirtin tim binjak at'her do te jem me e lumtura ne bot
 
Top