''Nis misioni ushtarak kundër Libisë''

lufta1-300x180.jpg

Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se forcat aleate ajrore kanë arritur mbi Libi për të parandaluar forcat e Muamar Gadafi nga bombardimi i Bengazit.
Duke folur pas takimit në Paris të liderëve evropianë, amerikanë dhe arabë, Sarkozi tha se komuniteti ndërkomëtar do të veprojë për të ndaluar “çmendurinë vrasëse” të Gadafit.
Burimet ushtarke citohen të kenë thënë se disa avionë francezë po fluturojnë mbi Libi, ndërsa avionët danezë dhe amerikanë kanë arritur në bazën ajrore në Itali.
Ndërkohë, mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare sulmuan periferinë perëndimore të qytetit.
Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit.
Nis misioni ushtarak kundër Libisë
Misioni ushtarak për Libinë, ashtu siç pritej pas rezolutës së OKB-së filloi të shtunën. Avionë luftarakë francezë dhe të tjerë po mbrojnë qytetin Bengazi. Me këtë u hap rruga e zbatimit ushtarak të rezolutës. “Avionë të jerë luftarakë janë gati për të intervenuar kundër tankeve në mbrojtje të civilëve”, tha presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Ata kanë goditur objektiva të ushtrisë libiane, ka bërë të ditur, presidenti francez, Nicolas Sarkozy të shtunën në Paris, pas samitit të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e një sërë shefash shtetesh dhe qeverish nga Evropa dhe vende të tjera. Samiti diskutoi mënyrën e zbatimit të rezolutës së OKB-së. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i adresoi Gaddafit shprehjen se “dera e diplomacisë do të hapet po qe se ndalon agresioni.”
Edhe kryeministri britanik David Cameron u shpreh se koha për të vepruar në Libi erdhi. Dhe këtë e bëri vetë Gaddafi, tha ai për televizionin britanik. “Kolonel Gaddafi e premtoi armëpushimin, ai po vetë e theu armëpushimin”, tha Cameron. Britania e Madhe ka vendosur avionët luftarakë, sipas gjasave, në afërsi të Qipros.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy mbrojti ndërhyrjen ushtarake në Libi pas takimit në Paris. “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe ta shohim këtë masakër,” tha ai. “Koha e kërkon këtë.” Ne duhet ta ndihmojmë popullin libian dhe të shpëtojmë jetët e njerëzve.
Gjermania ndihmon me marrjen e përgjegjësive në Afganistan
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit në Paris u shpreh se të shtunën fuqitë botërore ishin të bashkuara në qëndrimin se dhuna në Libi duhet të marrë fund. “Rezoluta e OKB-së është e vlefshme, prandaj edhe ne duam që ajo të zbatohet me sukses”, tha Merkel. Ajo konfirmoi qëndrimin e saj se Gjermania nuk do të marrë pjesë në misionin ushtarak, por bazat amerikane në Gjermani mund të përdoren. Megjithatë Gjermania ka ofruar të lehtësojë NATO-n në Afganistan. Avionët gjermanë të tipit AWACS do të marrin përgjegjësi në Afganistan për të liruar forcat amerikane që të kryejnë misionin në Libi.
NATO planifikon një sulm të shpejtë të aleancës ushtarake. Por për pjesëmarrjen dhe mjetet në mision ka pasur divergjenca mes anëtarëve, kështu që NATO nuk e ka mandatin, edhe pas konsultimit të ambasadorëve në Bruksel të shtunën. “Ky është një mision gjigant, ne kemi nevojë për përgatitje të sakta para se të fillojmë”, tha një diplomat i NATO-s.
Veprimet ushtarake koordinohen nga Italia
Britania e Madhe, Franca dhe SHBA janë udhërrëfyese në këtë mision ushtarak. Misioni i SHBA-së në Libi pritet të jetë tepër i kufizuar. SHBA, sipas njoftimeve të gazetës “New Jork Times” të shtunën, do të marrë pjesë vetëm “ditë dhe jo javë” në luftën kundër Gaddafit.
Italia do të vërë në përdorim bazat e saj. Koordinimi i veprimeve ushtarake kundër Gaddafit do të bëhet nga bazat amerikane të SHBA-së dhe NATO-s në Itali. Kanadaja është shprehur për një ndërhyrje të shpejtë. Avionët e saj luftarakë janë gati në rajon dhe kanë nevojë për dy ditë për përgatitjen e sulmit. Danimarka pas miratimit të njëzëshëm të parlamentit nisi të shtunën gjashtë avionë luftarakë të tipit F-16 në Sicili. Ministrja e Mbrojtjes, Gitte Lillelund Betch deklaroi se ata janë gati për mision të dielën. Qeveria siguroi se në mision do të bëhet ç’është e mundur që të mënjanohen viktimat civile. Edhe Spanja ka ofruar ndihmën e marinës së saj dhe aviacionit ushtarak. Belgjika ka ofruar katër deri në gjashtë avionë luftarakë të tipit F-16. Bashkë me vendet evropiane, flitet se merr pjesë në misionin luftarak edhe shteti arab i Katarit, por kjo ende është e pakonfirmuar zyrtarisht. Avionë luftarakë francezë fillimisht fluturuan “në të gjithë territorin libian” me mision për mbledhje të dhënash.
Sulmohet Bengazi, mijëra persona largohen
Mijëra njerëz janë larguar nga Bengazi, pasi trupat qeveritare kanë sulmuar periferinë perëndimore të qytetit.
Një zëdhënës i protestuesve tha se forcat besnike të Muamer Gadafit po sulmojnë me artileri dhe tanke. Tripoli këmbëngul se ushtarët e tij po veprojnë në vetëmbrojtje nga sulmet e kryengritësve, ndërsa hedh poshtë akuzat për prishje të armëpushimit.
Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi.
Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm.
Shkelet armëpushimi në Libi
Libia i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të armëpushimit me forcat kryengritëse në Bengazi.
Agjencia shtetërore e lajmeve Jana tha se trupat ushtarake kanë vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa dëshmitarët flasin për sulme ajrore të forcave të Gadafit në qendër të qytetit. Një zëdhënës i protestuesve tha se ushtarakët kanë hyrë nga perëndimi, duke sulmuar me artileri.
Sot në Paris, përfaqësuesit e fuqive botërore pritet të diskutojnë mundësitë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Libi. Në takim do të marrin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Lidhjes Arabe dhe Unionit Afrikan.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, pritet të jenë gjithashtu të pranishëm.
Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka paralajmëruar udhëheqësin libian, Muamer Gadafi, se do të përballet me ndërhyrje ushtarake nëse nuk vepron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara.
Obama tha se Gadafi duhet ta respektojë plotësisht armëpushimin e shpallur nga autoritetet.
“Më lejoni të jem i qartë: këto kushte nuk janë të negociueshme. Këto kushte nuk janë subjekt i negociatave. Nëse Gadafi nuk vepron në pajtim me rezolutën, komuniteti ndërkombëtar do të zbatojë masat dhe zgjidhja do të arrihet përmes veprimit ushtarak”, ka thënë Obama.
Por, përfaqësuesit e Kongresit amerikan thanë se presidenti Obama duhet të marrë miratimin e këtij institucioni për operacionet ushtarake.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara duan të reagojnë ushtarakisht, nuk paraqet vetëm vendimin e OKB-së. Në Kushtetutë ekziston neni rreth angazhimit të forcave tona të armatosura”, tha përfaqësuesi demokrat, Denis Kuciniç.
“Presidenti nuk duhet të lejojë veprimin ushtarak në Libi pa votën e përfaqësuesve të popullit”, tha kryetari republikan, Riçard Lugar.
Ky i fundit përkujtoi se ish-presidenti Roland Regan, 25 vjet më parë, ka kërkuar miratimin e Kongresit për bombardimin e Libisë.
Ndërkaq, demokrati Xhon Larson tha se rreth “përdorimit të ushtrisë ndaj çdo vendi, madje edhe kundër regjimit brutal të kolonel Gadafit, duhet të njoftohet Kongresi dhe çdo gjë të bëhet në përputhje me Kushtetutën”.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
dmth ti thu qe le ta cenojne shtetet e tjera territorin e Shqiperis, ashtu siç kane bere me kohe?
 

eklipsi

Forumium maestatis
Me çte drejte te cenosh sovranitetin e nje vendi.....?!

Kjo eshte nje nga anet pozitive te "Globalizimit", mendoj une...

Globalizimi i te drejtave njerezore, ideve, edukimit, intelektit etj. jane gjera pozitive...

Globalizimi ne kuptimin ti japesh te drejten ekskluzive korporatave si furnizuesit e vetem te ushqimit, prodhimeve te ndryshme, politikes, ujit etj. eshte diçka negative (per ne konsumatoret).... (artikull interesant)
 

Holland2010

Forumium maestatis
dmth ti thu qe le ta cenojne shtetet e tjera territorin e Shqiperis, ashtu siç kane bere me kohe?
Nqs ky udheheqesi yne vret njerez te pa armatosur , le te vijne dhe ta heqin qafe (duke shmangur vella-vrasjen).

Gjithsesi une jam aq i rritur sa te mos i besoj perrallat SHQIPERIA shkemb graniti, e ta mbrojme atdheun me gjak nga okupatori etj etj
 

Sweety el

Locus omnem
u be gaddafi lajmi me kryesor ne shqiperi te gjithe flasin vetem per te.nuk mendojne per shqiperine dhe krizen qe i ka zene.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Nuk ma merr mendja se do e lene ta marre me vete andej...
Ha ha ha...Ke te drejte Eklipso... por si dihet si vene punet.
Greqise dhe Italise u ka hyre ca frika se arrijne rraketat...:) Ne skemi frike se kemi sisteme shume te mira kunder ajrore ... ha ha ha ha
 

Sweety el

Locus omnem
Ha ha ha...Ke te drejte Eklipso... por si dihet si vene punet.
Greqise dhe Italise u ka hyre ca frika se arrijne rraketat...:) Ne skemi frike se kemi sisteme shume te mira kunder ajrore ... ha ha ha ha
kemi si skemi,jemi ne nato dhe kemi mbrojtje shume te mire.hahahahahahahahahahhahah
 
Top