''Berisha: Ne investojmë, Rama në dy vjet ka bërë vetëm kuti''

Berisha-sot_18-300x186.jpg

Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Durrës ku ka marrë pjesë në përurimin e rrugës Bubq-Ishëm, fondi për të cilën kap vlerën 120 milionë lekë.
Kryeministri Berisha ka sulmuar nga qyteti i Durrësit Edi Ramën. “Rama fondin për rrugët e kryeqytetit të Tiranës i shndërroi në rroga”, ka deklaruar kryeministri. Shefi i qeverisë tha se tashmë po ecet drejt fushatës elektorale.
“Fushata vendore e lidhur me interesat tuaja. Gjithçka e qytetarëve dhe për qytetarët. Gjithçka për shkollimin e fëmijëve tuaj. Do të këtë projekte për rrugët e rrugicat. Kujdesi shëndetësor do të jetë i cilësisë më të mirë”, i ka premtuar Kryeministri Sali Berisha qytetarëve të Durrësit.
Kryeministri tha se ne qeveria e vetme që dyfishuar pensionet. Ai tha se janë dyfishuar pensionet e fermerëve, ndërsa premtoi se kjo do jetë fushata e qytetarit. Ai tha se Ishmi nuk kishte infrastrukturë, por falë investimeve te qeverisë gjithçka ka ndryshuar. “ Ne do bëjmë fushatë për qytetarët. Rama 2 vitet e fundit ka bërë vetëm kuti”, tha kryeministri.
Kryeministri premtoi se qeveria synon që atje ku jetojnë qytetarët të nxjerrim si një komunitet në kushte normale evropiane. Kryeministri tha se isha: do bëjmë gjithçka që fëmijët tuaj të shkollohen sa më mirë Duke nënvizuar se kjo fushatë për maxhorancën do të ketë në qendër të saj qytetarin, ai tha se
Rama po zhvillon fushatë tipike të vjetër dhe se fushata e Ramës e bazuar në sharje e trillime
Berisha premtoi rritje të investimeve për sektorin e arsimit, shëndetësisë por duke mos lënë pas edhe bujqësinë.
“Qeveria do financojë çdo rrënjë ulliri. Dyfishim i shitjeve e prodhimeve. U dyfishua eksporti në vend”, tha Berisha
Berisha bëri akuza Ramës për zgjedhjet e 8 majit
“Rama kërkon t’i shndërrojë në demonstratë. Do garantojmë zgjedhjet më të mira. Socialistët mos ndikohen nga akuzat e Ramës”, deklaroi kryeministri.
Berisha tha se duhet ta shndërrojmë këtë kohë në periudhën e projekteve. “Projekti ynë Shqipëria vend i zhvilluar. Do qëndroj prapa çdo premtimi. Do financoj çdo projekt. Do bëj gjithçka që të ndjehemi krenarë”, iu është drejtuar kryeministri Sali Berisha, qytetarëve të Durrësit.
 
Sweety el

Locus omnem

mendoj se Z.Sali Berisha do ti realizoje qe te gjitha ato cka thote sepse eshte nje njeri qe mesa e kam degjuar i mban premtimet qe ben dhe me sakt ato qe kane te bejne me popullin dhe te ardhmen e popullit,
 
Top