Dhe artikulli mbi Guttenberg
Zu Guttenberg Karriere e menjehershme me fund te shpejte
Publikuar më | 01.03.2011
Ai eshte 40 vjec dhe ka pas vetes nje karriere te menjehershme ne politike. Karl-Theodor zu Guttenberg i lindur me 5 dhjetor 1971 eshte pinjoll i nje familjeje aristokrate franke. Karriera e tij politike ishte parashikuar qe kur ishte i vogel. Gjyshi qe ka mbajtur te njejtin emer ka qene deputet i parlamentit dhe sekretar shteti. Ai ka qene nje nga themeluesit e partise Unioni Kristian - Social CSU.
Pas mbarimit te gjimnazit Karl-Theodor zu Guttenberg shkoi ne ushtri prej se ciles doli si nenoficer rezerve. Pas mbarimit te studimeve ne shkencat politike dhe juridike ne Mynih dhe Bayreuth ai filloi me shkrimin e doktoratures te cilen e mbaroi me 2006 me noten me te larte summa cum laude.
Karriera dhe femijet
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Stefanie zu Guttenberg duke shoqeruar te shoqin deri ne Afganistan
Gjate kesaj kohe ai krijoi familje me Stefanie von Bismarck-Schnhausen dhe filloi te punonte pjeserisht ne nje ndermarrje te vogel te prinderve. Pervec kesaj ai ka ushtruar aktivitetin e tij ne bordin mbikqyres te Rhn-Klinikum AG. Ne vitin 2002 familja zu Guttenberg shiti pjeset qe zoteronte ne Rhn-Klinikum AG dhe kjo e shtoi pasurine e familjes ne menyre te konsiderueshme.
Duke ndjekur traditen e familjes Karl-Theodor zu Guttenberg u angazhua ne CSU-ne bavareze fillimisht ne grupimet lokale dhe rajonale dhe me vone ne seline kryesore te partise ne Mynih. Atje ai u terhoq nga kryetari i partise Horst Seehofer pas humbjes se zgjedhjeve ne Landin e Bavarise me 2008 dhe u be Sekretar i Pergjithshem i CSU-se.
Politikan 100 perqind
Bildunterschrift Karl-Theodor zu Guttenberg dhe Horst Seehofer
Qe nga ky moment Guttenberg fillon nje karriere te menjehershme politike. Ne pranvere te 2009 Michael Glos dha doreheqjen nga posti i ministrit te Ekonomise. Horst Seehofer informoi pak me vone shtypin per njeriun qe do te merrte drejtimin e ministrise ne Berlin.
Sekretari i ri i Pergjithshem i CSU-se u be ne moment ministri me i ri i Ekonomise i cili e mori persiper detyren me angazhim dhe seriozitet. Kjo eshte nje prove qe mua personalisht me pelqen ta marr dhe do ta marr persiper tha Guttenberg me force guximin e duhur por edhe me angazhimin e nevojshem.
Momenti ne te cilin ai e mori kete post ishte i veshtire ne vitin 2009 Republika Federale ishte futur ne krizen ekonomike dhe financiare boterore me pasoja te paparashikueshme. Ne syte e publikut ai i kreu detyrat mire dhe shpejt u fut ne listat e politikaneve te preferuar te vendit.
Detyrat e reja per starin e ri
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Karl-Theodor zu Guttenberg ne postin e ministrit te Mbrojtjes
Pas zgjedhjeve parlamentare te 2009 ministri i Mbrojtjes Franz-Josef Jung dha doreheqjen per shkak te nje bombardimi ne Afganistan. Ne afersi te Kundusit duhet te kene humbur jeten per shkak te tij 140 vete. Pas Jungut postin e mori Karl-Theodor zu Guttenberg.
Ai u be minister i ri i Mbrojtjes dhe trashegoi nje problem te vjeter misionin e ushtrise gjermane ne Afganistan nje mision qe kushton jete njerezish Mendimet dhe lutjet tona jane per ushtaret dhe familjet e tyretha Guttenberg ne ate kohe. Ky te dashur kolege dhe kolege eshte nje mision qe i sherben sigurise sone dhe vendimi per te eshte marre ketu. Zu Guttenberg informoi qe ne fillim per gjithcka ai nuk beri zbukurime te situates dhe nuk u mundua te mbulonte te verteten.
Misioni ne Afganistan perligjia politike dhe trajtimi ne te ardhmen ishin sfidat me te medha per ministrin e Mbrojtjes zu Guttenberg - deri ne fillim te vitit 2011 kur ai u konfronua me akuzat per plagjiat ne punimin e doktoratures. Me 1 mars 2011 ai dha doreheqjen.
Autor Matthias von Hellfeld / Aida Cama
Redaktor Nicole Scherschun / Klaudia Prevezanos
(
http://lajme.shqiperia.com/lajme/ar...rg-Karriere-e-menjehershme-me-fund-te-shpejte)