21 Janari, arrest gardistit Agim Llupo, akuzohet se vrau demonstruesin Veizi

Një gardist është vënë në pranga mbrëmjen e së hënës, i akuzuar si autor i një prej vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues. Me urdhër të Prokurorisë në pranga është vënë Agim Llupo, shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikes pasi organi i akuzës e akuzon atë se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur vetem sot se provat e ekspertizës balistike vërtetuan se Veizi u vra nga fishekët e automatikut MP 5, armë kjo që u përdor nga gardisti Agim Llupo që ndodhej në detyrë në 21 Janar.
 

Hank

Valoris scriptorum
Shefi i shtabit duket fjale e madhe... Sa i larte eshte ne ky shtabi qe thone?
Gjynah per ate qe iku, dhe ketij qe do i iki jeta kot burxheve them une.
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Shefi i shtabit duket fjale e madhe... Sa i larte eshte ne ky shtabi qe thone?
Gjynah per ate qe iku, dhe ketij qe do i iki jeta kot burxheve them une.

Gjynaf ai qe iku thuaj.. po ketij mos ja qaj hallin se do ja mbushin xhepat me lek...sa te siguroje edhe ster ster niprit...
 

Holland2010

Forumium maestatis
21 Janari, arrestohet gardisti i dytë urdhëroi të hapë zjarr

IRANE-Gardisti Alfred Ahmetcenaj i cili dyshohet se ka qëlluar mbi demonstruesit në ngjarjet e 21 janarit, është vënë në pranga sot duke cuar në dy numrin e personave të akuzuar për vrasjet në demonstratën e opozitës.
Pas ndalimit të gardistit Agim Llupo ditën e hënë, sot është ndaluar nga policia edhe zëvendës komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj.
Ashtu si në rastin e Llupos, edhe Ahmetcenaj është ndaluar me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në demonstratën e opozitës.
Ahmetcenaj është eprori i Agim Llupos, dyshohet se ai ka dhënë urdhër të hapej zjarr ditën e 21 Janarit.
Cështja e urdhër-arresteve për gradistët nga Prokuroria hapi shumë debate dhe një konflikt mes qeverisë dhe prokurorisë.
Prokuroria dje mori në pyetje 6 gardistët dhe pasi dëgjoi dëshmitë e tyre liroi 5 prej tyre dhe ndaloi një.
Sot u ndalua gardistit i dytë, duke cuar kështu në 2 numrin e gardistëve të ndaluar për vrasjen e 4 shtetasve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Në momentin që u qëlluan, demonstruesit ndodheshin jashtë rrethimit të godinës së kryeministrisë.

Avash, avash njeri do i treogoje shoket :) se sben njeri burg per tjetrin sot jo...
 

Hank

Valoris scriptorum
Ketyre besoj u bejne nje "formalitet" te vogel qe te gjejne se cili ng aata te dy kishte pisqollen, apo automatikun!

Emrin!!
 

Holland2010

Forumium maestatis
Jo mo jo se kemi shtet demokratik ne...nuk rrihen koleget mo Delirium...:)
Atij tipit qe rrahu me cader ate vajzen qe thoshte RROFTE SALA, atij po qe do i behet kurrizi me i bute se barku...
 

peshkatari

Forumium praecox
Per mua thelbi i problemit qendron qe perse duhet te dale emri i gardistit qe qelloi...Ne raste te zakonshme kur ka ndonje problem krim a ku di une jepen vetem inicialet emrave,perse ne kete rast jepet emri i plote?Ai qu vra eshte vrare me plumb rikoshete kjo tregon se nuk eshte qelluar direkt kunder tij...Po te tjeret si jane vrare???
 

Holland2010

Forumium maestatis
Per mua thelbi i problemit qendron qe perse duhet te dale emri i gardistit qe qelloi...Ne raste te zakonshme kur ka ndonje problem krim a ku di une jepen vetem inicialet emrave,perse ne kete rast jepet emri i plote?Ai qu vra eshte vrare me plumb rikoshete kjo tregon se nuk eshte qelluar direkt kunder tij...Po te tjeret si jane vrare???

Ketu shpesh here bejne si profesionista dhe harrojne sa vend i vogel jemi. Akoma pa u shpall fajtor te del emri, mbiemri dhe fotoja ne te tera gazetat... edhe nqs se del pa faj hajde mbushi mendjen njerezve te cilet te shohin me dyshim (ose thone ka thene lek qe ka dale ky :))
Disa gjera duhen ndryshuar me themel...po kush ti ndryshoj thuaj...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Ti ndryshoj Bushi. Au, ky ka ik. Amerika desha me thon.
Si përfundim, u gjet apo jo se ksuh qëlloi? Se krismat i dëgjuan të tërë ...
 
Top