Njëra nga organet më të rëndësishme të trupit të cilit ka krijuar All-llahu xh.sh është goja. Ushqimet që hynë ne gojë dhe fjalët që dalin nga goja ndikojnë shumë në organet e tjera të trupit. Provimi i parë i Ademit a.s u bë nga goja pra nga ushqimi që u mashtrua. Para se të bëjmë një vlerësim mbi ushqimet e ndaluara ti hedhim një sy ngjarjes së Ademit a.s në Kur`an si është trajtuar ajo. Në kur`an janë të përmendura krijesa me detyrime si njeriu, xhindet dhe melekët. Këto krijesa janë nevojtare ndaj Krijuesit të tyre. Nga këto nevoja ndër të parat është ushqimi dhe pija. All-llahu në kur`an thotë: ‘ All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë`. (112/2)
All-llahu xh.sh fillimisht shpreh qëllimin për të krijuar një zëvendës në tokë. All-llahu thotë në kur`an: ‘(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” (2/30) Ky zëvendës nuk i ngjet asnjë krijese të krijuar më parë. Kjo krijesë është e kompletuar me mendje, arsyetim, forcë, ndjenjë detyre dhe plotësuar me të gjitha pjesët e tokës... Për këtë arsye kjo krijesë ndahet nga të gjitha krijesat e tjera madje dhe nga melekët dhe xhindet. Xhindet janë të krijuar nga zjarri ndërsa njeriu nga toka ‘(All-llahu) Tha: “Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
, melekët nga drita e All-llahut xh.sh . Për krijimin e melekëve nga drita tregohet në hadithet (Muslim, zuhd,60; Hanbel, 4/158’168; Tirmidhi, Menakib, 74; Ebu Davud, Edeb, 2).
Nëse melekët do të kishin arsyetim do të ishin përgjigjur pyetjeve që All-llahu xh.sh u bëri atyre në momentin kur krijoi Ademin a.s. Për këtë arsye ato shfaqen dobësinë e tyre dhe me urdhërin e All-llahut xh.sh i bën sexhde në shenjë respekti Ademit a.s. ‘(Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!”
(Zoti) Tha: “O Adem, njoftoj ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë”.
E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar’. (2/32-34).
Hyrja e Ademit a.s në xhenet.
Sipas të dhënave të Kur`anit Ademi a.s ka hyrë në xhenet. ‘E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)’. (2/35). Në Kur`an nuk përmendet por sipas burimeve të tjera hyrja është realizuar diten e premte. Por koha e qëndrimit në xhenet nuk rastiset në asnjë burim. Sepse koha në këtë botë dhe në atë botë janë të ndryshme. ‘Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju’. (22/47). Për këtë arsye të dhënat burimore mund të jenë të ndryshme. Në Kur`an është përmendur vendosja e Ademit a.s dhe Havvas a.s në xhenet pa njësim kohor. Këtu mund të jetonin si të donin dhe mund të hanin çfarë të donin. Kjo jetesë u ishte kufizuar vetëm me pemën e ndaluar. ‘(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj)’. (7/19) Ky kufizim në jetesën e tyre ishte një provim dhe një urtësi për ta. Kjo na tregon se njeriu nuk është krijuar për të jetuar në menyrë të ç`rregullt. Eksperienca e parë e kesaj u dha në xhenet. Ndryshimi nga kjo botë ishte jeta e shkurtër larg problemeve të kësaj bote që jetuan në xhenet. ‘E Ne i thamë: “O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.
Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur’. (20/117-118). Veshja e Ademit a.s dhe Havvas a.s në xhenet ka qënë ndryshe nga veshja që është në këtë botë, kjo kuptohet pas momentit të ngrënies së pemës që e kishin të ndaluar. Sipas disa burimeve të ndryshme thuhet se veshja e Ademit dhe e Havvas a.s ka qenë në formë thoni. Siç mbulon thoni mishin poshtë tij ashtu mbulonte edhe veshja e tyre mishin e tyre. (Ibni Esir, el-Kamil fi`t-tarih 1/34). Në një burim tjetër thuhet se veshja e tyre ka qenë nga drita (nuri) (Taberi Tefsir 4/146). Megjithatë këto nuk janë plotësisht të sakta për arsye se këto nuk janë të mbështetura në argumente të sakta. Në burime flitet për veshjen e tyre e jo për llojin e rrobës së tyre. Por duhet të dimë se ata në xhenet kanë jetuar një jetë të rehatshme deri sa hëngrën pemën e ndaluar që u bë shkak për daljen nga xheneti.
Ushqimi i ndaluar
Në Kur`an pema e ndaluar përmendet në nëntë kuptime të ndryshme. Pema e ndaluar e cila u bë shkak për largimin e tij nga xheneti , në momentin kur Ademi a.s i është afruar dhe e ka ngrënë tregohet me këto fjalë: ‘E Ne i thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)’. (2/35) ‘(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj)’.(7/19). Në Kur`an kur tregon për ndalesën kalon vetëm emri pemë lloji i sajë nuk përmendet. Kjo ndalesë kalon në disa vende të ndryshme në Kur`an (2/35; 7/19-20; 20/120). Nuk ka dyshim se ndalimi i kësaj peme ka për robërit disa urtësi. Në hadithe nuk ka ndonjë të dhënë të gjërë për llojin e kësaj peme por nëpër burime të ndryshme janë bërë disa komente, duke marrë para sysh se komentet e pa mbështetura në argumente nuk do të jenë të dobishme per njerëzit ne nuk i kemi marrë. Për ne më e rëndësishme është të dimë shkakun e ndalesës sepse kjo shkelje e kësaj ndalese bëri që njerëzit të jetojnë në tokë e jo në xhenet. Njerëzit me këtë ndalesë janë provuar sa të qëndrueshëm janë ndaj provimit të All-llahut xh.sh. Humbja e këtij provimi u bë shkak që njerëzit të dalin nga xheneti dhe të jetojnë një jetë plot provime e vështirësi në këtë botë mashtruese.
Gjendja e shejtanit
Shejtani ka një rrol të veçantë në mashtrimin e njeriut. Detyra e tij është largimi i njerëzve nga bindja e tyre tek All-llahu xh.sh. All-llahu xh.sh e kishte lajmëruar babain e njerëzimit Ademin a.s për çdo gjë që është e mirë dhe e keqe. Këta janë një pjesë e rëndësishme për jetën e njeriut sepse njeriu jeton jetën e tij me ushqimin dhe pijen qoftë e ndaluar apo e lejuar. Krijesa e cila në Kur`an quhet xhind kur All-llahu xh.sh e urdhëron ti bëj sexhde Ademit a.s, ai tregon lartësinë e tij duke mos iu bindur urdhrit të Krijuesit.‘(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve’! (18/50).Me këtë rast shejtani i mallkuar fillon detyren e tij të vërtetë. Kur`ani i bekuar tregon gjërë e gjatë për hilet e shejtanit si dhe në çfarë mënyre i bën për të mashtruar krijesën më të bukur në këtë botë. Këto shpjegime në Kur`an për njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Sepse e ndaluara dhe e lejuara është një gjë e rëndësishme për njerëzit. Për këtë arsye All-llahu xh.sh e ka cilësuar shejtanin me emrin kundërshtarë i urdhërit të All-llahut xh.sh. Shejtani është armik i njeriut e jo i All-llahut xh.sh. Sepse shejtani nuk mund ti afrohet All-llahut xh.sh për të bërë keq pra kjo është e pa mundur prandaj qëllimi i tij është njeriu. Dhe njeriu është ai që mund të fitojë ose mund të humbasë këtë luftë me këtë të mallkuar. Tek njeriu gjinden edhe e mira edhe e keqa prandaj All-llahu xh.sh e lajmëron njeriun në Kur`an për hilet e shejtanit, shejtani është e ëma e të këqijave. ‘Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. (2/36) Kjo luftë fillon që me mashtrimin e ngrënies së pemës së ndaluar në xhenet prej Ademit dhe Havvas a.s. All-llahu xh.sh siç ka lajmëruar Ademin a.s për qrmikun më të madh ashtu na lajmeron edhe neve që të jetojmë të kujdesshëm. ‘O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji’. (2/168).
Ademi a.s dhe gjynahi i parë.
Sipas të dhënave të Kur`anit vepren e Ademit dhe e Havvas a.s pas hyrjes në xhenet e quan kundërshtim të urdhërit të All-llahut xh.sh. Këtë vepër dijetarët e kane vlerësuar si gjynah i kryer ndaj All-llahut xh.sh.‘Ne i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri’. (20/115) Shejtani i mallkuar për këte arsye atyre u tha All-llahu xh.sh nuk ua ndaloi për gjë tjetër vetëm se ju nëse do të hani prej kësaj peme do të bëheni melek dhe do të jeni përgjithmonë në xhenet. Dhe atyre u betua duke u thënë që unë jam vetëm një krijesë që u këshilloj juve. Kështu arriti ti mashtrojë ata dhe i hedhi poshtë. Në momentin e ngrënies së pemës së ndaluar atyre iu zbuluan vendet e turpshme, ata filluan të mbulojnë trupin e tyre me gjethe. All-llahu xh.sh u tha atyre: ‘Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!” (7/22) Ademi a.s me këtë veprim theu urdhërin e All-llahut xh.sh dhe filloi të mbulojë trupin me gjethet që mblidhte nëpër xhenet. ‘Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi’. (20/121) Ajetet që përmendëm më lart na japin të kuptojmë se shejtani duke u thënë se nëse hani nga kjo pemë do bëheni melek dhe do të jeni përgjithmonë banor të xhenetit, nga dëshira që kishin për tu bërë banor të përhershëm të xhenetit u mashtruan dhe gabuan duke ngrënë nga pema e ndaluar. Dhe kjo u bë shkak për Ademin dhe Havvan a.s që të dalin nga xheneti. All-llahu xh.sh Ademit a.s i tregoi se çfarë është e lejuar e çfarë është e ndaluar dhe i kujtoj që të mos gabojnë, por këtu shohim se Ademi a.s duke qënë njeri është me ndjenja (epshe) e kjo bën që të gabojë. Pasi gaboi All-llahu xh.sh e mësoi Ademin a.s se si të pendohet në mënyrë që ta kuptojë gabimin dhe të shpreh pendimin. ‘Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (7/23) All-llahu xh.sh me këto fjalë që i mësoi Ademit a.s i pranoi pendimin dhe me këtë na bëri të ditur edhe neve se për gabimet që bëjmë të pendohemi në këtë mënyrë sepse Ai është falës i madh. All-llahu xh.sh Ademit a.s pa i treguar mënyrën e jetesës i tregoi se çfarë të hajë e çfarë të mos hajë. All-llahu xh.sh zëvendësin e Tij në tokë e la të lirë në mënyrë që të jetojë ashtu si do ai por All-llahu xh.sh i tregoi se si duhet të jetojë. Marrëdhënia e parë e njeriut ka qenë me shejtanin e mallkuar. Dhe kjo do të thotë se njeriu me shejtanin do të jenë gjithmonë në marrëdhënie me njeri-tjetrin. Për këtë gabim që ka bërë Ademi a.s a jemi edhe ne bartës të tij? Në disa ideologji të ndryshme jepen shumë mendime por Kur`ani i shenjtë na tregon shumë qartë se çdo njeri është bartës i gabimeve të tij. ‘Secili njeri është peng i veprës së vet’. (74/38). Pra të dashur lexues të kemi kujdes për çdo gjë por më tepër për atë që hamë sepse ajo ishte ajo që e hodhi nga xheneti Ademin a.s.