Re: Tik tak .....
cfare eshte koha??? ja nje pyetje qe sja kisha bere vetes kurre. me vure ne mendime affe hirko. dhe kete kisha mangut une. /pf/images/graemlins/smile.gif
nje definicion konkret te kohes, them me keqardhje qe nuk mund ta jap dot. per mua koha eshte ndryshim i situacioneve. ne nje menyre tjeter, nuk me behet e dukshme. dhe tik-taket e ores, nuk i regjistroj asnje here me vetedije. ne shumicat e rasteve, jane vetem nje zhurme acaruese.
per dike, mund te jete koha asgje tjeter, pervec asaj qe i tregon ora ne mur, dikush tjeter, mund ta percaktoje kohen si lluks dhe nje tjeter mund te kete kaq shume nga kjo, sa nuk di cte bej me te.
sa here kemi refuzuar dike apo nje ftese te dikujt, duke thene se "nuk kemi kohe" mos ehste vetem nje justifikim, te themi se nuk kemi kohe??? cuditerisht, na mjafton koha per gjera te cilat jane te rendesishme per ne.....
nje femije qe rritet, nje i rritur qe plaket. pra koha per mua eshte levizje, ndryshim. nga nje here me shfaqet si michael schuhmacher, qe kalon kthesen me shpejtesi ere dhe nga nje here si nje kermill ose breshke qe me ngadalsine me te madhe, fut e nxjerr koken nga panceri i saj.
gjate gjithe jetes tende ke kohe. kohe per te jetuar. vetem duhet te vendosesh prioritete, per gjerat, te cilave do tu kushtosh kohe.
tani me flihet por nuk dua ta harxhoj kohen me gjume. as vete se di pse....