Femija i pare apo i fundit? Ja si sillemi

Që prej momentit kur një foshnje merr për herë të parë frymë, pozicioni i tij në familje është përcaktuar nga shumë faktorë. Midis kryesorëve, është fakti nëse ai është fëmijë i vetëm apo vendi që ka në radhën e disa fëmijëve. Një studim i Shoqatës së Psikologëve Britanikë arriti të përpilonte karakteristikat kryesore dhe të përbashkëta të secilit prej këtyre kategorive. Studimi i botuar sot në faqet e “The Guardian” përfshin në veteve katër kategoritë e ndryshme, atë të fëmijës së vetëm, të fëmijës së madh, të mesëm apo të fundit, në rastin kur janë më shumë se një.


FËMIJA I PARË​

Pothuajse gjithmonë, fëmijët e mëdhenj priren nga një ndjesi për të treguar në familje vlerën e tyre dhe kërkojnë vëmendje më të madhe. Kjo është arsyeja përse zakonisht ata kanë rezultate më të mira në shkollë se sa motrat e vëllezërit që i pasojnë.......
Lexo te plote
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9804/Femija-i-pare-apo-i-fundit-Ja-si-sillemi
 

Sweety el

Locus omnem
une jam femija i pare ne familje dhe i kam te gjitha keto qe jane te shkruajtura per femijen e pare.thanks hollan per infon
 

peshkatari

Forumium praecox
ca thu mo vlla ca thu...pse fmija im i dyte do jete me i dobet se ky i pari me msime....
apupupupu cme gjeti muu
 

Holland2010

Forumium maestatis
ca thu mo vlla ca thu...pse fmija im i dyte do jete me i dobet se ky i pari me msime....
apupupupu cme gjeti muu
Si dihet mo Peshkatar, une jam femija i pare dhe po ashtu si ANA Sarande mu duken te verteta specifikimet , por mbase ka edhe perjashtime....DONT WORRY!:)
 

peshkatari

Forumium praecox
Ishalla sjane 100% te verteta se ne hiku truni me kte te parin qe i ka msimet si denime ishalla e dyta i ka me qeif
smile.png
 

GENIU$

Valoris scriptorum
FËMIJA I MESËM

Përfshin vetëm familjet me tre ose më shumë fëmijë. Fëmijët e dytë në familjet me dy fëmijë përfshihen në kategorinë e tretë. Ata janë në përgjithësi më të qetë se fëmijët e tjerë dhe kanë më shumë besim në atë që janë duke bërë. Vendosja në një pozicon të mesëm në familje i bën veçanërisht diplomatikë.

Fëmijët e mesëm dallohen për krijmtari të lartë dhe sens të mirë realizimi. Midis cilësive të tyre llogaritet edhe ajo për të qënë shpejt bindës për të tjerët. Ata priren të jenë tipa më sportivë, ndërsa janë të parët që largohen nga shtëpia në moshë madhore. Këtë e tregojnë statistikat, por është e vështirë të gjesh një interpretim të saktë psikologjik për arsyet. E keqja e tyre më e madhe është mungesa e përqendrimit dhe e orientimit në situata të ndryshme. Kjo bën që të jenë të paqëndrueshëm dhe të ndërrojnë shpesh vendet e punës apo partnerët në moshë madhore.

FËMIJA I VOGËL​

Fëmija i fundit i familjes është zakonisht më i ndjeshëm ndaj nevojave të prindërve, ndërsa shpesh bëhet pre e ndienjave si nostalgjia apo pendimi. Është e vërtetë që janë të përkëdhelur, por në aspektin psikologjik kjo bën që ata të vlerësojnë shumë më tepër ditë të rëndësishme si përvjetorë, ditëlindje e festa si ndërrimi i viteve.

Fëmija i fundit është pothuajse gjithmonë shumë i shoqërueshëm dhe i aftë të jetë në qendër të vëmendjes. Njëkohësisht, ata janë edhe më rebelët e të paorganizuarit e familjes. Ndonëse kjo kategori ka një vetvlerësim të ulët në përgjithësi, është më e guximshme në marrjen përsipër të rreziqeve. Shpesh ndikohet edhe nga situata në familje, duke bërë zgjedhje tërësisht të ndryshme nga ato të vëllezërve e motrave më të mëdha. Një e keqe e fëmijës së fundit është që vuan nga hatërmbetja. E thënë më qartë, ata janë në gjendje të mërziten fare shpejtë, për arsye shpesh herë banale.

FËMIJA I VETËM

Një fëmijë i vetëm vuan pothuajse gjithmonë nga protektiviteti i tepruar i prindërve të tij, çka shkakton dallime të qarta psikologjike. Fëmijët e vetëm dallohen për një karrierë të suksesshme akademike, për vetbesim të lartë dhe janë ata që reagojnë më mirë nga të gjitha kategoritë në rastin e divorcit të prindërve. Fëmija i vetëm është përgjithësisht i lumtur kur qëndron vetëm, kjo sepse nuk ka patur kurrë një motër ose vëlla për të luajtur dhe e ndien më pak nevojën e argëtimit. Kjo kategori është e prirur drejt arsyetimit logjik dhe një organizimi të lartë, më pak e ekspozuar ndaj ndienjave të xhelozisë dhe ankthit. Fëmija i vetëm është shpesh herë edhe perfeksionist, i tmerruar nga ideja e mungesës së organizimit dhe rregullit. Problemi i tij më i madh është që nuk është veçanërisht i shoqërueshëm.
 

GENIU$

Valoris scriptorum
une jam me e vogla ne familjen time dhe edhe per mua ato qe jane shkruara jane teresisht te verteta....
 
Top