Proteste ne Tirane me dt 21 Janar, a do dilni dhe ju?

Eshte njoftuar nje proteste me daten 21 Janar. Duket sikur protesta do jete e inicuar nga PS, por qe kesaj rradhe nuk do kete fjalime por do duan ta shprehin si nje proteste mbarepopullore duke ftuar kedo qe nuk eshte domosdoshmerisht nje simpatizant i PS.
Pyetja, a do dilnit ne proteste!? Di qe shume kush do donte te protestonte, por pa u ngaterruar me PSne apo te ngjashme. Megjithate ky eveniment eshte serish i inicuar politikisht...
 

Hank

Valoris scriptorum
Demonstrata e 21 janarit (TCH)
18/01/2011 19:55


opozita30prill22.jpg


Arkiv​
Demonstrata e paralajmëruar nga opozita për ditën e premte më 21 janar nuk do të jetë njësoj si organizimet e mëparshme të saj.
Ajo ndryshon nga emri, demonstratë dhe jo protestë, nga mënyra se si do të fillojë me grumbullimin dhe njerëzve dhe si do të vazhdojë më tej.

Në këtë rast nuk do të ketë një pikë takimi të caktuar, por demonstruesit do të grumbullohen në orën dy në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për t’u drejtuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Një tjetër ndryshim me organizimet e mëparshme është fakti se këtë herë në vendin ku do të bashkohen turmat në bulevard nuk do të ketë të vendosur asnjë qendër zëri, podium apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me formën normale të manifestimeve të shkuara.

Në demonstratë nuk do të ketë fjalime nga krerët e opozitës, çka në një mënyrë është pohuar në daljet e fundit edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili ka theksuar se PS dhe opozita do të jenë në rrugë bashkë me njerëzit jo si drejtues, por si pjesë normale e popullit.

Në demonstratë nuk do të ketë flamurë partiake apo pankarta forcash të ndryshme pasi, sipas organizatorëve, ajo do të jetë tërësisht jo për marrje pushteti politik, ndaj i është bërë thirrje për t’u bashkuar jo vetëm të majtëve, por edhe të djathtëve.

Një tjetër ndryshim me organizimet e mëparshme është fakti se kjo demonstratë nuk parashikohet të paktën deri në këto momente të jetë maratonë, pra të zgjasë me ditë.
 

Slevin

Forumium maestatis
Shume te paket jane personat qe do shkojne ne ate protest me deshire, me shume do jene militant te detyruar njesoj sic i detyronin te rrinin ne tenda dhe te hanin pica ne 2 te mengjesit...

Une sjam fare dakord me politiken qe po ndjek kryeministri ne fjale dhe korrupsioni qe qendron mbi krahet e tyre, por nuk jam apsolutisht dakord qe te vi ne pushtet Edvin Rama, eshte nje person shume negativ dhe nisem nga fjalimi qe e ka thene edhe vete Sali Berisha: "Nje person qe akuzonte te jatin per kryerje mardhenie me te shoqen.... Dhe deri ne nje pik shume te larget akoma se kishte pranuar femijen e vete kur ai eshte kopja e te jatit ne pamje".

Keto sjane fjale boshe te thena nga njekryeminister i rrethuar por jane nje e vertet qe shume kush i di ne tirane. Pastaj ne nje fjali te mbajtur per kancerin para ca muajsh Edvin Rama e vure djalin e tije ne mes duke thene une e di shume mire kete smundje sepse e ka pasur femija im...

Te perdoresh semundjen e djalit per te pasur nje mbeshtetje ne popull me duket apsolutisht e pa pranueshme.

Nuk eshte me mire Sali Berisha, apsolutisht por Edi Rama nuk mund te qeveris kete vend... e pame cfare ka bere me tiranen dhe jo po ti bie ne dore kryeminisrtia.

Jam me idene qe cdo gje nis nga Familja dhe Edvin Rama nuk e di cfare eshte familja, por edhe nese e di e di vetem ne raste zgjedhjesh.

Dhe populli nuk eshte aq injorant sa te bej sikur nuk e di qe ajo martes qe ai beri ishte thjeshte nje martes e sajuar per te pasur me shume pik ne popull perseri... Pffffff Ben Blushin do e preferoja shume me shume se kete plere dhe ate pleren qe eshte ne pushtet...
 

peshkatari

Forumium praecox
Do doja te shkruja ndonje gje po ca kisha me thene i ka thene me mire se do i thosha vete Slevin me siper.Jam plotesisht dakort
 

Hank

Valoris scriptorum
Sikur te donte Sali Berisha ta nderronte me mire muhabetin nuk do e nderronte dot.
Flitet per korrupsionin e Ilir Metes dhe dalim prap tek problemet e Edi Rames.
Ti marrim gjerat me rradhe, cdo pusht ka rradhen e tij, perndryshe jane bere pushtat qe po na ngaterrojne duke thene "Ky eshte me pusht se une, merruni me kete ne fillim dhe me lini rehat mua te gjorit". Dhe ne si dele merremi me tjetrin e tjetrin.
Na kane futur ne rreth pushtat dhe po tallin sumen me ne!
 

Hank

Valoris scriptorum
Se u kujtova, kam pyt nje dite tim ate: "Ore si ia bente Zogu qe me 2 xhandare mbante ne rregull nje krahinen!?" - Pergjigja: Gjente hajdutin ose vrasesin me me emer, dhe i qepeshin atij 1 muaj, 2 muaj 3 muaj ... deri sa ta kapnin. Nderkohe nuk merreshin me te tjeret ... Por kur mbaronin pune me te parin, nisnin me tjetrin e me rradhe... Kap nja 3 a 4ter dhe pastaj te gjithe e kuptuan qe nuk mund te ngaterroheshin dot me "mbreterine".
Sot duhet e njejta gje. Duhet te merremi me nje hajdut ne nje kohe! Hajde te merremi me Ilirin meqe doli shume publik! Pas Ilirit me Edin, pastaj me Berishen ...
Pas ca kohesh do e shihni qe nuk do kete kaq shume hajdute ne rang politike. POPULL ZGJOHU!!!
 

Holland2010

Forumium maestatis
ha ha ha , frika e mban kete popull :) lere cfare bejne te tere sikur njohin ligje e me the e te thashe.
Qekur ky popull nuk ka me frike (se nuk ka shtet) ndodhin te tera keto.
Duhen bere nja dy tre shembull ne fakt po sdi nga tja fillosh se te tere per tu bere shembull jane .
GOD BLESS ALBANIA!
 
N

nonen Edit eSales

Guest
Ju eq shkruni jeni te gjithe komunista ne ven qe te ju vij keq per popullin qe beni pjese vete ju vjen keq per Edin e Salen dy plehra komunista.
 

Sweety el

Locus omnem
Eshte njoftuar nje proteste me daten 21 Janar. Duket sikur protesta do jete e inicuar nga PS, por qe kesaj rradhe nuk do kete fjalime por do duan ta shprehin si nje proteste mbarepopullore duke ftuar kedo qe nuk eshte domosdoshmerisht nje simpatizant i PS.
Pyetja, a do dilnit ne proteste!? Di qe shume kush do donte te protestonte, por pa u ngaterruar me PSne apo te ngjashme. Megjithate ky eveniment eshte serish i inicuar politikisht...
kurr nuk do te dilja ne nje proteste.aq me shume te opozites.
 
Top