Urime vitin e ri Hixhri 1432

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
162974_1560976696714_1004197142_31298563_1600211_n.jpg
 

Hank

Valoris scriptorum
Kot e ke kap Guro se nuk te prish pune e festojne apo jo vitin e ri muslimanet!
Normalisht nuk eshte feste islame dhe nuk duhet festuar. Sic me thone, muslimanet kane 3 festa (bajramet dhe te premten).
Nga ana tjeter nuk eshte feste fetare, dhe nuk ka nevoje per t'u ndaluar. Me sa di une, ne Islam cfare nuk eshte e ndaluar; eshte e lejuar. I bie qe festat popullore te mos jene problematike.

Megjithate nuk duhet me u tremb kur behet nje thirrje per "te mos festuar" dicka! nuk do te thote qe po u be do shpertheje ndonje bombe
 

gurax

Pan ignoramus
Fjala "haram" ka kuptim "e ndaluar", dmth kuptimi i plote dhe i sakte i pamfletit eshte: "Festimi dhe urimi i Vitit te Ri eshte i ndaluar". Dhe kjo s'ka te beje me pjesen ka apo nuk ka nevoje per t'u ndaluar. Thjesht eshte e ndaluar. Me lind pyetja: Pse?
 

gurax

Pan ignoramus
Ne kete rast bie poshte thirrja ne fjale, por prape ngelet ne fuqi pyetja "pse". Nese flitet per te njejten gje, pse eshte e ndaluar te matet me njerin kalendar dhe pse e lejuar me tjetrin, deri ne ate mase sa njeri te ndalohet dhe tjetri te lejohet, me jo me pak sesa rrenjosje fetare? Cili eshte kuptimi i tere kesaj nese me sa duket jemi dakord te gjithe qe flitet per shume zhurme per asgje?
 

Hank

Valoris scriptorum
Ne kete rast bie poshte thirrja ne fjale, por prape ngelet ne fuqi pyetja "pse". Nese flitet per te njejten gje, pse eshte e ndaluar te matet me njerin kalendar dhe pse e lejuar me tjetrin, deri ne ate mase sa njeri te ndalohet dhe tjetri te lejohet, me jo me pak sesa rrenjosje fetare? Cili eshte kuptimi i tere kesaj nese me sa duket jemi dakord te gjithe qe flitet per shume zhurme per asgje?
Nuk besoj se diskutohet cilin kalendar te perdorim, por cfare festash te festohen.

Feja ashtu si dhe shume nocione te tjera shoqerore, ka rregulla statike dhe dinamike. Rregullat statike ndikojne ne mbajtjen e atyre qe e ndjekin. Festimet jane nje prej ketyre rregullave statike. Nese dikush vlereson me shume ato te grupit fetar atehere identiteti i tij eshte me i forte.
 

gurax

Pan ignoramus
Bravo. "Identiteti i tij eshte me i forte", aq i forte sa heq dore nga nje tradite (eshte teresia e traditave dhe praktikave qe identifikojne nje identitet, ku nje rol te madh luan gjuha) kombetare per nje identitet tjeter, ate fetar! Njerez te tille ne syte e mi nuk kane as edhe nje vlere morale apo shoqerore dhe jane shume afer meritimit te titullit 'tradhtar' dhe me vullnet te plote kane pranuar asimilimin e tyre nga nje identitet tjeter.

Ekziston nje shprehje qe thote: You talk like them and you do like them, then you are one of them.
 

Hank

Valoris scriptorum
Bravo. "Identiteti i tij eshte me i forte", aq i forte sa heq dore nga nje tradite (eshte teresia e traditave dhe praktikave qe identifikojne nje identitet, ku nje rol te madh luan gjuha) kombetare per nje identitet tjeter, ate fetar! Njerez te tille ne syte e mi nuk kane as edhe nje vlere morale apo shoqerore dhe jane shume afer meritimit te titullit 'tradhtar' dhe me vullnet te plote kane pranuar asimilimin e tyre nga nje identitet tjeter.

Ekziston nje shprehje qe thote: You talk like them and you do like them, then you are one of them.
Ketu po futesh ne nje teme tjeter. Viti i ri nuk eshte feste e kombit shqiptar.
E ke vu re Gurax qe ke tendence te "ulesh" ne cdo diskutim muslimanet dhe islamin? Mund t'ia arrisht qellimit tend nese e ke qellim ne vetvete kete gje, por nuk eshte pjese e nje diskutimi faktik, dhe sigurisht po i futesh diskutimit me sy e mendje mbyllur. Diskutimi eshte kur shkembehet nje mendim dhe reflektohet e gjykohet ta pranosh apo jo!?

Ja te vazhdojme nje diskutim mbi identitetet.

Duhet te kemi parasysh qe si feja, kombi, tifozeria dhe identitete te tjera, jane pikerisht ato qe i bejne njerezit te ndahen e te bashkohen. Varet se si perdoren!!! Nese perdoren me urrejtjes sic po e parashtron ti ne cdo teme (qofsha i gabuar), atehere jane objekt percarje. Pikerisht keshtu veprojne dhe Talebanet, Nazistet (ne sensin e partive te djathta) e shume te tjere, tifozet e te tjere. Kultura per te pranuar te tjeret dhe ndryshe na ben te gjykojme dhe te jetojme ne paqe.

Nese e sheh nje person qe ka nje identitet tjeter me qetesi, dhe epa syzet e identitetit tend, do shohesh se ne fund te fundit ai eshte nje njeri qe po jeton sipas disa rregullave ndryshe. Persa kohe nuk po te sulmon dhe po te buzeqesh, atehere trajtoje ne te njejten menyre. Nese nje person i nje identiteti tjeter eshte agresiv dhe barbar, atehere ki kujdes ne pergjithesimin e stereotipit. Nese ti tregohesh agresi, ke kaluar ne te njejtin nivel.

Njerezit e kane shume te lehte te zgjedhin karakterin e tyre. Mund te jene te mire, apo te keq. Mund te ofrojne dashuri, ose urrejtje! Eshte e gjitha nje perceptim i momentit. Ka nga ata si Gandi qe i thone dhunes do i drejtohem me buzeqeshje, ka dhe nga ata qe thone o burra te vrasin shejtanin si GBushi psh.

Per tu kthyer tek tema mbi Kombin! Islami e vlereson kombin menjehere pas fese. Nje nder vleresimet me te medha eshte per ata qe i jane besnik (patriot, atdhetar apo quaje si te duash) vendit te tyre. Te rrime shtrember e te flasim drejt.

Persa i perket shprehjes, "You talk like them and you do like them, then you are one of them", duket si ndonje shprehje ushtaresh ne castin e shkrepjes se armes.
Ne Kuran ka nje tjeter shprehje: "Ju keni fene tuaj dhe une kam timen!" - Mendoje sa paqe ka ne kete pjesez!
 

gurax

Pan ignoramus
Viti i ri eshte feste pagane populli shqiptar eshte i tille ne origjine dhe vitin e ri e ka festuar shume mije vjet me pare sesa te fillonte te festonte cilendo feste fetare e cfaredo lloj ngjyre qofte.
Islami e vleresoka kombin menjehere pas fese! Ky eshte thelbi i tere ketij diskutimi, qe feja vetevendoset para kombit me me pas na meson qe kombi eshte i rendesishem! Nese ka njerez qe s'jane dakord me mua qe revolotohem pikerisht me kete gje, mua pak me intereson ne kete pike dhe une s'kam per ta ndryshuar ndonjehere qendrimin tim.

"You talk like them and you do like them, then you are like them." Te duket shprehje ushtaresh? Shume e cuditshme ta degjoj kete argument, sepse eshte standardi i mbrojtjes se pjeses me te madhe te Kuranit per nje mori absurditetesh qe permbahen ne te, duke pretenduar perhere 'Eshte shkruar ne kohe lufte prandaj eshte ashtu.'

Ndersa ata qe thone se "ju keni fene tuaj dhe une kam timen", duke cituar Kuranin... Qe kur citohet Kurani si pranues i feve te tjera pervec Islamit? Kjo gje meriton te citohet si nje rast klasik per te ilustruar kundershtite e panumerta ne fe, sepse do te rrije krah per krah me shprehjen: "Cilido qe deshiron nje fe tjeter pervec Islamit, nje gje e tille nuk do te pranohet dhe ai do te jete perhere nje nga te humburit. - (Kuran 3.85)"

PS: Po dalim jashte temes se vitit te ri Hirxhi. Nese do te kerkohet te vazhdohet diskutimi tjeterkund, jam shume i gatshem per kete gje. Sidoqofte do te preferoja te mos behet nje gje e tille per arsyen e vetme qe shume persona do te lendoheshin nga nje gje e tille. Doni, e vazhdojme diskutimin, por nuk e vendos askend ne pozion te privilegjuar per shkak se eshte fetar gjate ketij procesi!
 

Hank

Valoris scriptorum
"Cilido qe deshiron nje fe tjeter pervec Islamit, nje gje e tille nuk do te pranohet dhe ai do te jete perhere nje nga te humburit. - (Kuran 3.85)"
Nuk ka asnje shenje dhune ne deklarimin e te tjereve si te humbur. Eshte pjese e cdo besimi fetar qe ka pak integritet (po perjashtoj bahaizma e te ngjashme).
Ndersa ajeti qe te kam kaluar ("Ju keni fene tuaj dhe une timen"), eshte qe shpreh tamam fundin e nje debati nderfetar, ku cdo kush ka te drejte ti qendroje besnik besimit te tij!
 

gurax

Pan ignoramus
Imam al-Tabari te njejten shprehje e ka komentuar si:
"Cfare do te thote Allahu me kete eshte se cilido qe do te ndjeke nje fe tjeter nga Islami, Allahu nuk do e pranoje kurre, dhe me pjesen 'ai do te jete perhere nje nga te humburit' do te thote se e eshte ndaluar meshira prej Allahut".

Gjithashtu:
E vetmja fe e vertete ne syte e Zotit eshte Islami. -(Sura 3:19)
Eshte Ai qe ka derguar apostullin e Tij per te drejtuar dhe me Fene e vertete [islamin] qe te triumfoje mbi te tera fete e tjera, ndonese idhulltaret [jo mulimanet] mund te mos e pelqejne. -(Sura 9:31)
Muhamedi eshte apostulli i Zotit. Ata qe e ndjekin jane te pameshirshem me jo besimtaret, por te meshirshem me njeri tjetrin. -(Sura 48:29)

Mua keto me duken shume me bindese per te shpjeguar se pse NUK duhet festuar Viti i Ri, pse NDALOHET (haram) festimi dhe urimi i Vitit te Ri.

Dhe per ta mbyllur, do e mbaj mend sidoqofte neper biseda te ardhshme kete faktor qe Muslimanizmi eshte dakord me ekzistencen e feve te tjera! Eshte detaj shume i rendesishem, por kundershtues ketyre Sureve pak me lart, 3:19, 9:31, 48:29.
 
Top