Prifti del nga prokuroria: Do dalë e vërteta

prifti-prokurori.jpg
Pas katër orësh ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dalë nga selia e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje mbi videon me zëvendëskryeministrin Ilir Meta, të transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”.
Në një prononcim për mediat, Prifti ka bërë të ditur se ka dorëzuar kasetën orgjinale të videos dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Sot u thirra nga prokuroria dhe reagova menjëherë pozitivisht për të dhënë dëshminë time për videon e transmetuar nga “Fiks Fare”. I kam sjellë prokurorisë videon orgjinale dhe shpresoj që ata që deklarojnë se janë kristal, t’u thonë të vërtetën shqiptarëve. U qëndroj deklaratave të mia dhe jam dhe do jem në dispozicion të drejtësisë gjithmonë”, ka deklaruar Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë mbërriti në prokurori i shoqëruar nga forcat e rendit, përkatësisht nga agjentët e sektorit të mbrojtjes së dëshmitarit. Për shtypin e shkruar Prifti kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime për jetën.
 
Hank

Valoris scriptorum
Po ca e vertete tjeter do dale! E verteta doli, ca e besojne, ca e mohojne e pas ca ditesh te gjithe do e harrojme...
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Po pse e kishte ky Prifti këtë videon? Në ç'rrethana një ministër ekonomie vetë-përgjohet? Përse nuk i nxorri lakrat më parë? A e çfajëson Priftin kjo provë e korrupsionit të Metës?

Fatkeqësia e shqiptarëve është bataku informativ me të cilin përballen çdo ditë. Ata nuk e kuptojnë më rëndësinë e provës/faktit në lidhje me "diçka që dihet" (korrupsionin e Metës në këtë rast).
 
Ne fakt ketu nisim dhe e bejme gabimin! Nuk theksojme Meten qe u provua qe eshte i korruptuar, hajdut, i paskrupull dhe merremi me Priftin. Askush nuk po arsyeton Priftin, do i dale dhe atij ndonje "video" ndonje dite, por le te perqendrohemi tek Meta.
 
Hank

Valoris scriptorum
Po pse e kishte ky Prifti këtë videon? Në ç'rrethana një ministër ekonomie vetë-përgjohet? Përse nuk i nxorri lakrat më parë? A e çfajëson Priftin kjo provë e korrupsionit të Metës?

Fatkeqësia e shqiptarëve është bataku informativ me të cilin përballen çdo ditë. Ata nuk e kuptojnë më rëndësinë e provës/faktit në lidhje me "diçka që dihet" (korrupsionin e Metës në këtë rast).
Dhe nje artikull tamam per ti kthyer pergjigje pyetjes tende
Gjatë intervistës në emisionin “Top Story”, ish-ministri Dritan Prifti ka treguar për presionet “mafioze” që janë ushtruar ndaj tij nga zëvendëskryeministri Ilir Meta. Prifti është shprehur se pikërisht për shkak të këtyre presioneve ka regjistruar edhe bisedimet e zhvilluara me kryetarin e LSI-së.

“Nuk kam pasur ndërmend t’i bëj presion Metës, por ka qenë detyra ime të faktoja presionet mafioze që më ka bërë mua Meta për vite rresht. Që kur mora detyrën ai më ka bërë një presion të jashtëzakonshëm duke thënë: këtë tender këtij, këtë tender atij. Dhe unë e kam pasur për detyrë të tregoj se me cfarë mafiozi kam pasur të bëj”, ka deklaruar Prifti.

Duke konfirmuar autorësinë e videos së regjistruar, Prifti ka theksuar se Meta ka bërë edhe shumë afera të tjera të paligjshme, që në kohën kur ka qenë kryeministër.

“Ai ka një vit që mashtron dhe ia ka hedhur. Unë i kam qendruar pranë pasi këto që tregova sot i kam regjistruar gjatë vitit të fundit. Videon e kam regjistruar unë. Unë isha drejtor i KESH-it. 10 ditë u largova në Amerikë dhe Meta mori në telefon nëndrejtorin dhe bleu 10 milionë dollarë energji. U ktheva dhe e luftova këtë. Ndërkohë, në vitin 2001, Meta më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Më duhet të blej disa anëtarë të KPD-së tek PS, më gjej 500 mijë marka. Gjeji ku të duash”, ka treguar Prifti. (tch)
 
peshkatari

Forumium praecox
Per mendimin tim Jo se Meta ska faj...erisha Basha Mediu te gjithe politikanet ne dac djathtas ne dac majtas,por nuk besoj se politikan me plehre se Prifti ka pasur ka dhe do te kete...
Ne fillim u prish me Nanon qe i shpetoi jeten pagoi 80mije euro per ta sheruar nga tumori,pastaj sla gje pa share edin pastaj salen me meten e del me vidio korrupsioni kur 6 muaj me pare doli me 1milion e 800mije euro te fituara ne pak muaj
Jazek e pacin politikanet tane edhe jane pikerisht ata qe na kane shnderruar ne popull komplet pasiv ndaj padrejtesive pasi gjithkush e di qe edhe nqs ngrihemi e rrezojme Berishen do vije Rama qe eshte 100fish me keq se berisha e nuk egziston 1 politikan qe te mendoje seriozisht per popullin por vetem per te mbushur xhepat e tij e te njerzve te tij
Tashme asgje sduhet te na beje me pershtypje
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Sigurisht që padrejtësia duhet të na bëjë përshtypje. Së paku në rastin e Metës ka prova flagrante. Nëse nuk e keni vënë re, reagimi i opozitës, ndaj këtij rasti të pastër të korrupsionit, është tepër i vakët. Popullsia duhet të vazhdojë protestën derisa të mos e vjedhin më. Popull, politikanët po JU vjedhin.
 
Z

z.Prenge

Guest

+1
 
Top