Shqipëria hap dyert për mbetjet e Napolit

“Shqipëria është kthyer në shpëtimin e krizës së mbetjeve urbane për Napolin, duke i hapur dyert riciklimit të mbetjeve nga Italia”. Këtë lajm e kanë bërë publik ditët e fundit agjencitë italiane të lajmeve, të cilat kanë botuar në faqet e tyre zyrtare lajme të ngjashme që flasin për sjelljen e mbetjeve urbane nga Jugu i Italisë në drejtim të Shqipërisë. Vetëm dje, në një artikull që fliste mbi këtë çështje, agjencia multimediale italiane “AMI” hidhte dritë qartë mbi atë që ajo e konsideronte si “eksportin e plehrave” drejt Shqipërisë dhe që e konsideronte këtë proces si “zgjidhjen” e krizës në Napoli. Në artikullin me titull, “Plehrat: Nga Napoli në Shqipëri, ikën Sakra Korona Unita?” (Tit. origjinal: “Spazzatura: da Napoli all'Albania, via Sacra Corona Unita?”), agjencia italiane “AMI” fliste për ekzistencën e një marrëveshjeje mes qeverisë “Berisha” dhe asaj italiane, e cila u hapte rrugën eksportimit të mbetjeve urbane nga Italia e Jugut drejt vendit tonë.

Shkrimi
“Ka ndodhur mrekullia e Shën Xhenaros në Adriatik”, - e niste shkrimin e saj për mbetjet drejt Shqipërisë agjencia italiane “AMI”, duke vijuar më tej: “Shqipëria i hap dyert mbetjeve të Europës, përfshi edhe Napolit. Sipas qeverisë së Tiranës, vendi ynë nuk arrin që të sigurojë lëndë të parë për industrinë e riciklimit, prandaj jemi të detyruar që të importojmë si lëndë të parë mbeturina dhe t’i përpunojmë këtu. Ministria e Ambientit parashikon hyrjen e rreth 50 llojeve të ndryshme mbetjesh, pa asnjë taksë doganore, që do të përfundojnë si lëndë e parë për industrinë e sapolindur të riciklimit në Shqipëri. Lajmi i hapur nga Observatori për Ballkanin dhe Kaukazin, meriton vëmendje. Madje shumë vëmendje! ‘Nuk do të importojmë lëndë të para radioaktive ose jo të riciklueshme’, - ka siguruar Ministria e Ambientit në Tiranë. Ndërkohë, në Portin e Barit, sipas gazetares shqiptare, Marjola Rukaj, është sekuestruar një ngarkesë me 69 frigoriferë dhe me 92 lavatriçe, e drejtuar drejt brigjeve shqiptare. E gjithë kjo ishte për riciklim, pavarësisht substancave të rrezikshme që përmbante. Shqipëria nuk ka ende një legjislacion dhe standarde europiane për këto lëndë, thonë ambientalistët. Mbase pikërisht për këtë qëllim vendet e pasura synojnë që të sjellin te ne mbeturinat e tyre. Nga sa po shikohet, pas vendeve të pazhvilluara të Afrikës, edhe Shqipërisë do t’i takojë të bëhet një kosh plehrash i vendeve të pasura”.

Shqipëria një prej vendeve më të ndotura të Europës
Kjo është vetëm maja e ajsbergut për një problem që shqetëson Shqipërinë prej më tepër se 20 vjetësh. Mbetjet grumbullohen pa asnjë kriter nëpër periferi në një kohë që edhe administrimi i tyre nëpër qytete është mjaft i keq. Sipas asaj që tregohet edhe nga statistikat e OJF-ve më të mëdha ambientaliste ndërkombëtare, Shqipëria është sot një nga vendet më të ndotura të Europës. Bardhyl Baltëza, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Kompanive të Riciklimit, ka deklaruar për mediat shqiptare se, “në Shqipëri nuk ekzistojnë as struktura të nevojshme dhe as infrastruktura për të bërë ndarjen dhe klasifikimin e mbetjeve për t’u ricikluar”. Sipas Lavdosh Ferunit, shefit të një rrjeti ambientalit shqiptar, “kjo është një lëvizja politike që do t’i sjellë përfitime ekonomike vetëm një grupi të vogël personash, të cilët merren me riciklimin”. Por, pa dyshim, do të përfitojnë nga kjo edhe vende të cilat kanë emergjenca në këtë sektor, siç është edhe Italia. Nuk është rastësi që Shqipëria u hap pikërisht tani portat mbetjeve nga Italia. Në të kaluarën Berisha nuk e ka mbajtur mister qëllimin e tij për të importuar mbetje nga Italia për në Shqipëri. Në një prej takimeve të tij të shumta, kryeministri shqiptar Berisha i foli për këtë çështje edhe homologut të tij italian, Silvio Berluskoni.

Çështja ambientale
Qeveria aktuale shqiptare duket se nuk e ka shumë për zemër çështjen e ambientit. Kanë qenë të shumta projektet me rrezik të fortë ndotjeje për ambientin, si p.sh.: furnizimi me rërë nga plazhet shqiptare për ato të bregdetit të Pulias dhe Leçes, deri te projekti për ndërtimin e një impianti eolik (me erë) në territorin e parkut Kombëtar të Karaburunit, prej nga ku energjia do të ikte e gjitha për në Itali, apo dhe disa projekte të tjera për ndërtime centralesh apo hidrocentralesh, si dhe të një termocentrali me qymyr në afërsi të qytetit të Durrësit, apo dhe e ambicieve të mëdha nukleare shqiptaro-italiane që do të duhet ta shndërronin Shqipërinë në një “superfuqi të vogël energjetike”.

Impiantet e para të riciklimit
Historia e mbetjeve të ndryshme të importuara nuk është një gjë e re për Shqipërinë. Që në kohën e regjimit të Hoxhës, një ish-funksionar i asaj kohe deklaroi se ishte në dijeni të një sasie ushqimesh dhe duhani të skaduar, që importoheshin dhe përpunoheshin në territorin shqiptar. Aktualisht në Shqipëri industria e riciklimit është një risi e viteve të fundit, por disa shoqëri kanë marrë tashmë lejet për të ndërtuar impiante riciklimi me bashkëpunimin e ortakëve dhe të afërmve të ish-ministrit të Energjetikës Genc Ruli (sot ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve), si aksionerë në një shoqëri italiane që duhet të ndërtojë një impiant përpunimi për mbetjet që do të prodhojnë energji elektrike.

Grumbullimi i mbeturinave nëpër periferi
Në Shqipëri riciklimi i mbeturinave mbetet sporadik dhe shpesh përdoret thjesht si grumbullim i mbeturinave urbane në periferitë e qyteteve. Në këto vende popullsia rome dhe të varfrit e tjerë hidhen me gjithë kuptimin e fjalës në mbeturina për të nxjerrë prej tyre ato pak materiale që mund të riciklohen sërish, siç janë kanoçet e aluminit dhe objekte të tjera metalike. Ata që e provuan problemin e emergjencës së mbetjeve shqiptare ishin fqinjët kroatë. Një sasi e madhe mbeturinash të çdo tipi dhe me etiketa shqiptare u shkojë atyre në brigjet detare. Në Shqipëri ky lajm nuk habiti as kënd, në një kohë që gazetat nxorën në faqet e tyre gjendjen e lumenjve e të liqeneve, të cilat në shumë raste janë kthyer në gropa grumbullimi për shkarkimet e mbeturinave urbane, të ujërave të zeza dhe të atyre spitalore.
 

Holland2010

Forumium maestatis
http://www.shekulli.com.al/2011/01/07/berisha mafia FINAL.jpg
berisha%20mafia%20FINAL.jpg


Foto qe i kane bere Berishes ne Napoli...me demek na e futen me plehrat!
 

Hank

Valoris scriptorum
Ne bisede me nje mik timin, po i shprehja habine se si nje njeri medioker si Mediu behet nga Minister i Rendi ne kohen e Gerdecit, ne Minister qe ka pergjegjesine e Ekologjise dhe ambientit, ne nje kohe kur Shqiperise i shkarkohen plehrat e Italise! Pergjigja- Mediu eshte Mafia qe ka futur ne loje dhe Berishen.
Tek fotoja me siper duhet te ishte Mediu ne vend te shkrimi Mafia.
 

Holland2010

Forumium maestatis
Ne bisede me nje mik timin, po i shprehja habine se si nje njeri medioker si Mediu behet nga Minister i Rendi ne kohen e Gerdecit, ne Minister qe ka pergjegjesine e Ekologjise dhe ambientit, ne nje kohe kur Shqiperise i shkarkohen plehrat e Italise! Pergjigja- Mediu eshte Mafia qe ka futur ne loje dhe Berishen.
Tek fotoja me siper duhet te ishte Mediu ne vend te shkrimi Mafia.
Ishte minister i Mbrojtjes Mediu me pare por nejse...Me pjesen tjeter jam dakord por edhe Sala nuk eshte i paperlyer fare apo jo
 
Top