Vendi "digjet", Rama dhe Keti Bazhdari "krihen". Degjeneron në sherr masiv Asambleja e PS
Zgjedhje me armë në PS e Shkodrës, sulmohet Rama
Konferenca e degës së PS të Shkodrës ka rrezikuar të shndërrohet në një kasaphanë, pas përleshjeve fizike mes dy grupeve kundërshtare që synonin kreun e degës së kësaj partie. Mbledhja e strukturave drejtuese të këtij qyteti pritej prej kohësh të përfshihej në një sherr të përmasave të atilla, pas imponimit me forcë që Rama kërkonte ti bënte kandidaturës së tij të preferuar për kreun e PS së këtij qyteti. Megjithëse ishte kundërshtuar prej kohësh kandidatura e Keti Bazhdarit nga baza e PS, Rama e ka shpërfillur këtë protestë të socialistëve të Shkodrës. Në takimin e zhvilluar në Shkodër, ai e ka paraqitur këtë si kandidaturën e tij personale për në krye të PS së këtij qyteti. Përgjatë tre javëve të fundit, presioni i deputetit socialist Tom Doshi në drejtim të të zgjedhurve të PS ka qenë mjaft i madh, në mënyrë që në Asamblenë e degës së kësaj partie të votohej pikërisht kandidatura të cilën kishte kërkuar Rama. Por situata nuk ka qenë aspak e qetë. Socialistët shkodranë nuk i janë bindur as thirrjeve, por as nuk i janë dorëzuar presioneve të Kryetarit të PS dhe deputetit Doshi.
Kandidatura e Ramës ka qenë ajo e Keti Bazhdarit, e cila është kundërshtuar hapur nga shumica e pjesëmarrësve në Asamblenë e degës së kësaj partie. Mbledhja ka nisur e tensionuar dhe palët kanë qenë gjatë gjithë kohës nën presion. Rama kishte urdhëruar deputetin Doshi që të përgatitej për më të keqen. Ky i fundit kishte angazhuar një eksponent kriminal të këtij qyteti me emrin Ardian Kiri, i cili përgjatë gjithë kohës që zhvillohej konferenca kishte si detyrë që të terrorizonte pjesëmarrësit. Pjesa më e madhe e mbështetësve të Ramës dhe Doshit kanë qenë të armatosur. Armët janë nxjerrë hapur ndërsa në sallë zhvilloheshin debatet me qëllimin frikësimin e të pranishmëve. Pasi Rama ka vendosur në mënyrë të njëanshme, duke thyer të gjitha rregullat e funksionimit të kësaj partie zgjedhjen e kryetares së PS të PS të Shkodrës, Keti Bazhdari, ka ardhur edhe sherri i cili për pak ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Njerëzit e thërritur nga deputeti Doshi kanë nxjerrë armët për të mbrojtur Ramën. Ky i fundit është sulmuar fizikisht nga socialistët shkodranë të cilët e kanë goditur atë madje edhe me grushta. Ndërhyrja e Doshit dhe e njerëzve të tij të armatosur ka qenë e menjëhershme në mbrojtje të kryetarit të PS.
Prej kohësh vazhdon një situatë amullie dhe kaosi jo vetëm në degën e PS së Shkodrës, por edhe në degët e tjera të kësaj partie. Ka një konflikt të hapur mes kandidaturave të mbështetura nga Rama dhe bazës së partisë e cila i kundërshton ato hapur. Ky konflikt ka bërë që në shumë degë PS të mos funksionojë dhe në krye të zyrave të PS të ketë vetëm njerëz të emëruar, të Ramës të cilët nuk kanë asnjë lidhje me PS-në.
www.rilindjademokratike.com