Terrorizem ne Shqiperi? Kristo denimi i pare per terrorizem

Po lexoja qe Artan Kristo eshte denuar per terrorizem me 5 vjet! Personalisht me duket si fryrje per te nxjerre nje imazh "lufte" ndaj terrorizmit se rrezik real nga terrorizmi! Mendoni se ka me verte muslimane terroriste ne Shqiperi?

4decc4062fbc1765d2ada0f1168c2a99.jpg

Gjykata e Durresit jep 5 vjet burg per klerikun mysliman qe u denoncua nga SHISH-i
Pese vjet burg per Artan Kriston klerikun mysliman qe u akuzua dhe u shpall fajtor per nxitje thirrje dhe propagande me qellime terroriste. Pavaresisht deklarimeve te vazhdueshme te Kristos se ne predikimet e tij nuk ka pasur thirrje per terrorizem dhe se ai eshte pre e sulmeve brenda llojit trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Kastriot Selita ne perfundim te procesit gjyqesor qe nisi me 18 maj te ketij viti e shpalli fajtor dhe e denoi me 5 vjet heqje lirie.
Ky eshte denimi i pare ne vend per kete akuze ndersa pritet te apelohet nga i denuari dhe mbrojtja e tij te cilet ne sallen e gjyqit kerkuan pafajesi dhe pushimin e ceshtjes. Prokurori kerkoi denimin e tij me 5 vjet e 6 muaj burg po trupi gjykues cmoi ta ule ne pese vjet denimin e tij. Vendimi ka lene te pakenaqur mjaft nga ndjekesit e Kristos ne besim te cilet e kane ndjekur nga afer cdo seance te procesit te zhvilluar gjate shtate muajve te fundit.
Pas shume seancash diten e djeshme u arrit te mbyllet ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Durresit gjykimi ne ngarkim te te pandehurit Artan Kristo i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah Al Albani. Kleriku Kristo u arrestua vjeshten e vitit te kaluar dhe menjehere u vu nen akuzen e propagandes me qellime terroriste permes perdorimit te mjeteve te komunikimit masiv sic eshte interneti.
Arrestimi i tij erdhi pas nje kallezimi penal te bere nga Sherbimi Informativ Shqiptar kallezim qe ishte bazuar ne dy video te publikuara ne Youtube me teme A ka xhihad ne boten islame sot fjale e mbajtur gjate predikimeve te tij para besimtareve.
Transferimi i dosjes se Kristos nga Tirana ne Durres u be disa dite pas arrestimit te tij per moskompetence tokesore. Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane e akuzoi Kriston mbi bazen e materialit kallezues te dates 10 qershor 2009 nga Sherbimi Informativ Shteteror qe e vuri nen hetim per vepren penale te Nxitja thirrja publike dhe propaganda per kryerjen e veprave penale me qellime terroriste te parashikuar nga neni 232/2 i Kodit Penal.
Nga akuza e perfaqesuar nga prokurori Edmond Koloshi u arrit te provohet se Artan Kristo prej nje kohe te gjate bente propagande radikale islamike te llojit salafit-tekfirist me nje grup te vogel te rinjsh ne Rrashbull dhe Golem duke dhene keshilla radikale islamike.
Grupin e degjuesve te vet ai e zgjeronte dhe permes faqeve te internetit www.forumislamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Gjate procesit te gjykimit mbrojtja pati kerkuar pavlefshmeri te akteve procedurale te hetimit te kryera nga Prokuroria e Tiranes si te pabazuar dhe te bere jashte kufirit kohor te percaktuar ne ligj. Por kjo nuk eshte marre parasysh nga gjykata ndersa akuza pati sjelle fakte per ekzistencen e nje liste me rrjetet kompjuterike domains dhe password-et e institucioneve zyrtare te shtetit shqiptar si Komisioni Qendror Zgjedhor Kontrolli i Larte i Shtetit Ministria e Brendshme PAMECA ICITAP aeroporti Nene Tereza etj. ne nje nga kompjuteret e sekuestruar gjate arrestimit te Artan Kristos.
Ne mbrojtje te akuzave te ngritura ndaj klerikut me te perfolur ne Shqiperi gjate viteve te fundit prokurori i ceshtjes Edmond Koloshi arriti te binde gjykaten se nga transkriptimi i dy videove te leshuara ne internet dukeshin qarte thirrjet per veprime terroriste. Ne xhihad shkohet per te vrare dhe jo per tu vrare Jemi pro xhihadit te fjales dores bombes... etj - kane qene pjese te cituara nga videot gjate procesit te gjykimit. Nderkaq ne nje material te gjetur ne nje nga kompjuteret e sekuestruar qe u referohej zgjedhjeve te kaluara parlamentare ndaj pyetjes A duhet te shkojne myslimanet te votojne i denuari shprehet kunder shkuarjes ne votime dhe pergjigjet se nuk njihet ligj tjeter pervec ligjit te Allahut. Po dalja kunder shtetit te se drejtes dhe votimit nuk u mor parasysh ne gjykimin ndaj njeriut qe disa vite me pare u perfol te ishte ekzekutuesi i Salih Tivarit dhe me pas iu refuzua pajisja me pasaporte nga ana e shtetit shqiptar. Kete here arrestimi eshte permbyllur me nje denim qe eshte i pari ne llojin e vet.
 

gene

Forumium praecox
akuza pati sjelle fakte per ekzistencen e nje liste me rrjetet kompjuterike domains dhe password-et e institucioneve zyrtare te shtetit shqiptar si Komisioni Qendror Zgjedhor Kontrolli i Larte i Shtetit Ministria e Brendshme PAMECA ICITAP aeroporti Nene Tereza etj. ne nje nga kompjuteret e sekuestruar gjate arrestimit te Artan Kristos.

?????
 

Hank

Valoris scriptorum
Sipas citimit qe ke nxjerre, i bie qe ky mjekrra te kete qene me i zoti se gjithe webmasterat apo programuesit shqiptare bashke derisa paska pasur gjithe keto fjalekalime! Duket si makinacion e gjithe kjo pacavure...
 

gene

Forumium praecox
duhet ta konsiderojme me fat kete djalin qe nuk i kane futur plumbin kur e kane arrestuar.

"shqipetaret, si gjithmone, duan te bejne me teper se sa u kerkohet"
tha amerikoni i qut

edhe mund ta besojme qe ky do ia kete futur kodra pas bregut ne predikim e siper, po keta tanet e bejne qimen tra mer burre!

5 vjet jane shume per "nje" predikim
 

gurax

Pan ignoramus
... nje predikim, i vezhguar dhe dokumentuar i bere nga nje figure simbolike qe promovon paqe, dashuri, reflekton miresine e fese (muslimane ne kete rast) dhe kjo figure merret shembull nga turmat qe pranojne hierarkine fetare te atyre qe jane me te shkolluar ne keto pune te nderlikuara, te imamit, hoxhes, profetit, etj kshu me rradhe. Mund te quhet disinformim masiv dhe eshte genjeshtar. Mund te quhet gabim dhe turmat qe ai ka drejtuar deri tashti jane ne rruge te shtrember. Mund te quhet terrorist dhe turmat jane te manipuluara. Cila nga keto variante ju pelqen me shume (dhe pse) ?
 

Hank

Valoris scriptorum
... nje predikim, i vezhguar dhe dokumentuar i bere nga nje figure simbolike qe promovon paqe, dashuri, reflekton miresine e fese (muslimane ne kete rast) dhe kjo figure merret shembull nga turmat qe pranojne hierarkine fetare te atyre qe jane me te shkolluar ne keto pune te nderlikuara, te imamit, hoxhes, profetit, etj kshu me rradhe. Mund te quhet disinformim masiv dhe eshte genjeshtar. Mund te quhet gabim dhe turmat qe ai ka drejtuar deri tashti jane ne rruge te shtrember. Mund te quhet terrorist dhe turmat jane te manipuluara. Cila nga keto variante ju pelqen me shume (dhe pse) ?

A e lexove artikullin me lart? Ke te drejte qe ka pasur predikime te tijat "te patoleroueshme" dhe qe mund te konsiderohen si te nje fryme terroriste, por keto budalliqet me lart duken sikur kane dale nga dosjet e sigurimit te vjeter ku po te ishe "i padeshiruar" nga socializimi, te vishnin lloj lloj krimesh te cilat as nuk je i afte ti mendosh, e jo me ti kryesh.
 
Top