Eshte per tu habitur qe ndonjehere bimet mjekesore trajtojne disa semundje ne menyre me te efektshme se sa ilacet qe marrim ne farmaci. Per shume vite kam vuajtur nga dhimba e kokes e shkaktuar nga Sinuziti kronik. Kam pire qetesues me grushta dhe antibiotik shume here. Mirepo megjith qetesimin e perkohshem dhimbja e kokes me kapte perseri. Duke u interesuar per mjekesine popullore habitesh per traditen e pasur te vendit tone ne kete fushe. Dhe keshtu degjova per doktor Themi Gjika qe kishte vite te tera qe e kuronte me sukses Sinuzitin duke perdorur lengun e ekstraktuar te bimeve mjekesore. Pasi e kerkova ne internet dhe gjeta adresen dhe numrin e telefonit te Themiut ju nenshtrova trajtimit te tij, Disa pika leng ne hunde. Kjo ishte e gjitha. E habitshme se si pas pak ditesh dhimbjet filluan te largoheshin, deri sa sot mund ta shkund koken fort sa majtas djathtas dhe nuk kam me asnje shqetesim. Bravo i qofte njerezve te tille te apasionuar pas bimeve mjekesore. Mendoj qe po te studjoheshin me shume prej bimeve mjekesore do zbuloheshin ilace te shumta dhe te reja.
Per nga perkufizimi qe i ke dhene, ke te besh me sinuzit KRONIK qe do te thote qe simptomat kthehen here pas here nese ka situata qe e shkaktojne (presioni, moti, gripi etj). Qetesuesit nuk eshte qe kane efekte mbi semundjen por mbi simptomat dhe kjo gje shpjegon faktin se pse efekti i tyre mbaron. Antibiotiket po ashtu kane te njejtin problem duke qene se zonat ku duhet te veprojne jane mjaft te bllokuara nga sekrecionet dhe veprimi i tyre eshte i limituar. Menyra me e mire per te lehtesuar dhimbjet eshte terapia me aerozol ose pika e kryesisht me kortizon. Mos harro qe sinuziti perkeqesohet edhe ne rastet e nje gripi te thjeshte duke qene se bllokohen komunikimet me sinuset keshtu qe ajo terapi mundet fare thjeshte te kete hequr simptomat (rasti me i mire eshte ai i efedrines qe perdoret ne preparatet antigrip) dhe si pasoje nje zhbllokim i hundeve ka ulur presionin ne sinuse dhe ka lehtesuar simptomat.
Eshte e vertete qe bimet jane nje burim mjaft i rendesishem principesh aktive per ilace dhe nje pjese e madhe e ilaceve aktuale vijne nga zbulimet se cilat substanca jane pergjegjese te efekteve te bimeve. Shume bime jane akoma ne studim e shume te tjera akoma nuk jane te kataloguara e jo me te studjohen.
Me kujtohet nje fraze qe me kane thene ketu nje otorino "3 pika Argotone ( ilac qe permban efedrine+argjend vitellinato) sherojne cdo gje"