Nje shkrim i rralle nga NYT se si Noli u tall me serbet ne Lidhjen e Kombeve

Gjenevë – Debati për kërkesën e Shqipërisë ishte ndër takimet më të hidhura që kishte zhvilluar ndonjëherë Lidhja e Kombeve. Lufta po zhvillohej rreth mundësisë së rishqyrtimit të konferencës së Paqes, ndërsa frynin erërat e urrejtjes raciale dhe religjioze. Delegatët kërkuan që secili nga anëtarët e tjerë të flasë, por kryetari ishte shprehur që të ndërpritej për të mos u dhënë më kohë debateve. Peshkopi Fan Noli tha se këshilli, i kontrolluar nga Fuqitë Aleate, kishte refuzuar kërkesën e Shqipërisë në betejën e saj për kufijtë kundër fqinjëve të fuqishëm; qeveria e tij apeloi te Asambleja, e cila aktualisht, në trajtimin e kësaj përplasjeje, kishte shënuar progres. Ai kërkoi nga lidhja që të përpiqej për të vendosur paqen dhe të tërhiqeshin serbët nga territori shqiptar. Por kërkesa e dytë risolli çështjen se cili ishte territori shqiptar dhe i gjithë diskutimi ishte bazuar në debatin për kufijtë. Përfaqësuesi i Anglisë, zoti Fisher, ndërmori qëndrimin e tij, që dy palët duhet të mbajnë nën fre trupat e tyre atje, megjithëse nuk mund të bëhej asgjë, por duhet të priteshin vendimet e ambasadorëve.

Pretendimet greke dhe serbe

Zoti Frangulis e mbështeti këtë dhe më pas mbajti një fjalim të gjatë, duke mbrojtur pretendimet greke për Epirin, të cilin e pretendonin edhe vetë shqiptarët. Zoti Spalaikovitç, përfaqësuesi i Jugosllavisë, i akuzoi shqiptarët për nxitjen e vazhdueshëm të trazirave dhe parashikoi rrjedhjen e konfliktit në një luftë fetare. Kjo shkaktoi një klithmë në qoshen ku ndodheshin përfaqësuesit shqiptarë. Disa delegatë ishin në këmbë dhe përfaqësuesi jugosllav tërhoqi referencën e tij për çështjen fetare. Ai lexoi një numër telegramesh, duke treguar luftimet që po vazhdonin tani atje dhe duke u bazuar në kauzën e tij ai deklaroi se asnjë ushtar serb nuk e kishte kaluar vijën që shtrihet poshtë zonës së përcaktuar nga konferenca e Paqes, duke përfunduar se luftimi po transferohej në veri të kufirit dhe se kjo po ndodh për faj të vetë shqiptarëve. Simpatia e shumicës së delegatëve ishte qartë kundër përfaqësuesit serb, edhe kur ai deklaroi se “ne i duam shqiptarët”, këtu shpërtheu një e qeshur nga të gjitha anët e sallës.

Përplasja mes Nolit dhe delegatit serb

“Unë jam thellësisht i prekur nga këto deklarata dashurie nga të gjithë fqinjët tanë”, - tha ai. “Ne nuk kërkojmë më shumë prej tyre, ne kërkojmë vetëm të na lënë të qetë. Ne i duam serbët po aq sa ata na duan ne”. Në përgjigje të deklaratës së lexuar nga zëdhënësi serb lihej të kuptohej se ajo mund të jetë shkruar nga kreu i qeverisë disidente të Shqipërisë. Peshkop Noli tha se njeriu, emri i të cilit ishte dëshmi e koniunkturës së Serbisë, as nuk mund ta shkruajë apo ta lexojë një gjë të tillë. Zoti Spalaikovitç qëndronte në këmbë dhe lëshoi një rrëke fjalësh, kuptimi i të cilave ishte që sa më shpejt të jetë e mundur ata mund ta dëbonin qeverinë aktuale të Shqipërisë, pasi mund të vijë të jetojë në Serbi. Presidenti, përfaqësuesi i Suedisë, zoti Branting, deklaroi se mendimet tashmë ishin thënë dhe debati është mbyllur. e gjithë rrjedha e debatit në tërësi ishte një demonstrim shprehës se sa e mundshme është për lidhjen e kombeve, ashtu siç po ecën tani çështja, që të ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm në rastet kur janë të lidhura interesat materiale të vendeve të fuqishme të organizatës.
 

Hank

Valoris scriptorum
Se ku e lexova ne nje vend tjeter kete artikullin, teper interesant!
 
Top