Central berthamor ne Shqiperi!

Si mendoni ja vlen te ndertojme nje Central berthamor ne Shqiperi?
Cfare mund te jene pasojat?
Do vazhdojme te mbajme syte nga qielli per shi (duke i lidh me dritat)?
Do gjejme dot staf te kualifikuar qe te mos na bej gjemen?
Eshte akoma frika e Cermobilit apo kohet kane ndryshuar dhe nuk ndodh me nje gje e tille?
 

Hank

Valoris scriptorum
jemi vetem 3 milion vete dhe nevojat tona plotesohen pa pasur nevoje per nje central berthamor. I bie qe shumica e prodhimit te atij centrali do shfrytezohet nga X shtete, qe do duan ta kene rrezikun larg vetes se tyre.

Jam pro energjise berthamore, por kundra nje centrali ne Shqiperi pasi eshte i panevojshem
 

Megg

Carpe Diem
hmmm une mendoj se do te kete pasoja negative & pozitive,,,,normal qe ekonomia do te pesoje rritje por komenti i lire i popullit do te hase cdo dite e me shume ankesa,,,(per mendimin tim)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Si mendoni ja vlen te ndertojme nje Central berthamor ne Shqiperi?
Cfare mund te jene pasojat?
Do vazhdojme te mbajme syte nga qielli per shi (duke i lidh me dritat)?
Do gjejme dot staf te kualifikuar qe te mos na bej gjemen?
Eshte akoma frika e Cermobilit apo kohet kane ndryshuar dhe nuk ndodh me nje gje e tille?

Centrali berthamor eshte nje deshire e shume shteteve por natyrisht qe nuk mund te jete deshira e nje vendi qe nese i vendos nje cetral berthamor ne mes, per te kaluar nga njera ane ne tjetren duhet me dale jasht kufinjve!
Jemi nje vend ku kalojne shume lumenj dhe jemi te paafte te menaxhojme si duhet ato lumenj e jo me te merremi me energji berthamore. Nese kemi nevoje per energji, pozita jone eshte e mjaftueshme per te zhvilluar 2 menyra energjish: ate nga burimet hidrike dhe nje tjeter qe eshte premtuese qe eshte ajo eolike!
Pasojat qe mund te sjelle nje ide e tille? Fillojne nga tenderi dhe besoj se me kete kam thene goxha shume! Mbetjet radioaktive kerkojne nje depozitim te posatshem dhe jane shtete si Italia psh qe nuk po arrijne dot ti japin nje zgjidhje e jo me ne qe Central e depozite skorjesh do jene brenda te njejtit kopshti!
Stafi i kualifikuar mendoj se nuk eshte nje problem shume i madh duke qene se koha nga momenti i projektit deri ne vendosjen ne funksionim te nje centrali berthamor ne nje vend si tonin do te kerkonte gati 10-15 vjet, gje qe te ben te rritesh brezat e pare te atyre qe do jene stafi i ardhshem i nje centrali berthamor.
Perpara se te mbajme syte nga qielli ndoshta duhet te ecin me kembe ne toke! Kemi nje sistem shperndarje te energjise te tille qe humbim me shume se 50% te energjise qe prodhohet. Nuk di te jene bere permiresime ne rrjetin e shperndarjes se energjise keshtu qe eshte te mendojme per energjine berthamore.
Te tregohemi realiste! Nuk kemi nevoje per energji berthamore per aq shtet sa jemi sepse fare mire mund te plotesohet me te gjitha llojet e tjera te energjive (qofshin ato nga era, nga dielli, nga uji, etj). Nje central i tille mund te jete i nevojshem per ato shtete qe energjia paraqitet me te vertete si nje problem (Te ikin dritat tek ne 1 muaj nuk paraqet pike problemi, te ikin dritat 1 min ne vende si Gjermania e Franca le te themi, ministri jep doreheqjen nga detyra dhe perllogaritjet e demeve kapin shifra marramendase).

Frika e Cernobilit? Ma shume duhet te na e kene friken vendet qe kemi perreth se ne skeni frike :D

Thene keto, pamvaresisht se me pelqejne keto gjera, jam kundra per nje ndertim i nje centrali te tille ne Shqiperi :)
 

Holland2010

Forumium maestatis
Frika e Cernobilit? Ma shume duhet te na e kene friken vendet qe kemi perreth se ne skeni frike :D

Tamam ne sikur i bejme gjerat vetem per pordhe jo sepse kemi nevoje.
Shqiperia ne moshen e internetit thoshte sala nderkohe qe shkollat nuk kane banka dhe karrige atij i vika e keqja nga mungesa e internetit.

Ka disa zona te thella qe vetem per vit te ri kane drita kurse keta tregojne perralla me internet(nderkohe internet nuk ka as FSHN-ja :))

Do jemi fuqi energjitike dhe ne te vertete po behemi superfuqi plehrash .

Vaj Vatani e mjer mileti i thone kesaj!
 
Top