Maya Angelou: Jam mirë, si një shishe verë e kuqe në stinën e nxehtë
Eshtë 81 vjeçe, por kjo nuk e pengon shkrimtaren dhe poeteshën e famshme që të ketë të njëjtin humor dhe karizëm si në rini. Ajo është e fortë e plot entuziazëm dhe as që i shkon ndër mend që në njëfarë mënyre të “dalë në pension”</p>
Është një grua e mençur, e qeshur e me një humor të jashtëzakonshëm. Kur flet me të duhet të përgatitesh të dëgjosh gjëra të mençura nga goja e një gruaje që ka një përvojë të gjatë jetësore dhe që mbi të gjitha ka ditur të përfitojë nga një përvojë e tillë. I pëlqen të mos japë leksione apo sugjerime, por të flasë thjesht. Për të e përsosura shkon bashkë me të thjeshtën. Këtë frymë ka përcjellë në librin e saj të fundit “Letër bijës sime”, një vëllim i përbërë nga 28 episode të shkurtra e të ngjeshura. Por për të arritur gjendjen e mençurisë dhe të paqes ajo ka kaluar një kalvar ngjarjesh jo gjithmonë të këndshme në jetën e saj të gjatë. Është rrahur nga ish i dashuri, është qethur tullë nga e ëma para se të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, refuzoi ofertën e realizimit të një filmi nga një libër i saj për të vetmen arsye se producenti vinte erë të keqe⦠e kështu me radhë jeta e saj është e mbushur me ngjarje e bëma nga më të rëndat e deri tek ato më të zakonshmet, siç është fakti që ajo e parapëlqen ta pijë kafenë të shoqëruar me drithëra. “Nuk jam kurrë krenare për faktin se mund të kem ushtruar dhunë ndonjëherë në jetë, por di që secili prej nesh, në një botë të tillë, duhet të jetë i gatshëm të përballet me aktet e dhunës duke ushtruar dhunë, sigurisht kur kemi të bëjmë me vetëmbrojtje”, thotë autorja e famshme. Ndërsa për artistët thotë: “Të gjithë ata burojnë nga e njëjta muzë: zemra njerëzore, që na thotë një mësim të madh, atë që njerëzit kanë më shumë pika që i bashkojnë se sa pika që i ndajnë”. Kur merr në dorë librin e saj të fundit, ka raste që të bëhet se po dëgjon këshillat e një tetoje të moshuar që u flet për përvojat e jetës nipërve të saj. “Jam shumë e zhgënjyer me ata njerëz që nuk përpiqen të nxjerrin më të mirën nga vetja”. Duke qenë vetë një zonjë zezake, ajo thotë se një nga problemet më të mëdha që kanë të zinjtë është pikërisht nënvleftësimi i vetes dhe mbivlerësimi i të bardhëve. “Unë e di se si ndihet një pjesë e madhe e zezakëve. Ata që të vegjël rriten me idenë se nuk janë për shkollë, sepse shkolla është “punë për të bardhët” dhe kjo i bën që të merren me gjëra të tjera, shpesh jo të ndershme. Njeriu duhet të vlerësojë veten dhe të jetë i bindur se Zoti na ka pajisur të gjithëve me dhunti të caktuara, të cilat dalin në pah vetëm në rast se do të dimë të kërkojmë me këmbëngulje te vetja, pa u lodhur dhe mbi të gjitha pa u vetëparagjykuar. Megjithatë jam optimiste se kjo situatë është plotësisht e mundur që të ndryshojë, sepse njeriu ka vlera të jashtëzakonshme evolutive brenda vetes. Mua më pëlqen ideja që njerëzit blejnë veshje mbrëmjeje, sepse kjo do të thotë se ata kanë një vend ku mund të shkojnë, një vend ku mund të takojnë njerëz interesantë dhe të flasin e të duken këndshëm”. Ndërsa flet, i vjen ndër mend një varg i një poeme të James Weldon Johnson: “Lavdia e ditës ndodhej në fytyrën e saj/bukuria e natës ishte shkrirë në sytë e saj/dhe në tërësinë e dashurisë, hiri i mëngjesit i kishte skuqur faqet si një agim i purpurt/”. “Është kaq varg i bukur dhe duket se autori e dëshiron kaq shumë muzën e tij… kjo më pëlqen pa masë”. Maya është romantike, por ajo tenton gjithmonë për një ndershmëri maksimale në marrëdhëniet njerëzore. Ja çfarë shkruan diku: “Kur njerëzit të pyesin se si je, të vjen ndonjëherë të përgjigjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëse do ta bësh një gjë të tillë, ti e di se më pas njerëzit do të fillojnë të të shmangin. Por ah, sa e rëndësishme është të jesh i sinqertë…” Shkrimtarja është e famshme për autobiografitë e saj dhe të mrekullon kur e sheh se ka ende shumë gjëra për të thënë për veten. Deri tani ka shkruar 6 libra me kujtime për veten, duke filluar nga lindja në St. Louis Missouri e duke përfunduar me vrasjen e Martin Luther King, të cilin e njihte personalisht dhe prej të cilit mori frymëzimin për të shkruar veprën e saj të parë autobiografike “Unë e di përse këndon zogu në kafaz”. Por cila ishte shtysa e parë e fortë që e bëri të shkruante librin e fundit? “Unë nuk kam vajzë. Kam pasur një djalë që ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur në këtë jetë të gjatë. Por, nga ana tjetër, kam shumë bija, të zeza, të bardha, aziatike, hebrenje, spanjolle… marr një pafundësi letrash çdo ditë nga gra e vajza të ndryshme, kryesisht të reja që më kërkojnë këshilla. Ato më konsiderojnë si një nënë dhe unë si bijat e mia. Ndaj mendova që ndoshta kishte ardhur koha që tu thosha: Dëgjoni bijat e mia, unë kam pasur rrugë të gjatë, kam bërë gabimet e mia, të cilat më është dashur ti paguaj. Do të doja që të dinit se nëse i niseni një udhe të errët do të thyeni qafën”. Njerëzit, ose shkrimtarët në përgjithësi, e nxjerrin librin e parë pas të dyzetave, por Maya nuk është si gjithë të tjerët. Ajo ka një përvojë të jashtëzakonshme, ka provuar shumë situata të vështira, prej të cilave ka dalë gjithmonë gjallë dhe ka mbijetuar. Historia e jetës së saj është një mrekulli, por, nga ana tjetër, një pjesë e mirë e atyre që do ta lexonin autobiografinë e saj do të ndiheshin bosh me jetët e tyre të vakëta dhe pa shumë ngjarje. Para se të mbushte 40 vjeç, ajo ishte një kërcimtare profesioniste, prostitutë, madam, lektore, aktiviste, këngëtare dhe botuese. Ajo ka jetuar në Ghana dhe në Egjipt, ka ardhur në Europë me trupat e kërcimit dhe ka shkelur thuajse në të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kanë përdhunuar dhe nuk foli për 5 vjet rresht pas kësaj ngjarjeje. Si adoleshente, marrëdhënien e parë seksuale e pati për shkak se ishte e mërzitur nga jeta që bënte dhe e pasigurt. Por që me herën e parë mbeti me shtatzënë. Ndërsa 41 vitet e fundit, edhe ato pavarësisht se kanë qenë ndryshe, janë vite të një krijimtarie të jashtëzakonshme. Ajo ka publikuar disa vëllime me poezi, njëri prej të cilëve fitoi edhe çmimin “Pulitzer”. Ka luajtur në skenë dhe ka krijuar drama shumë të bukura, duke u shndërruar në skenaristen e parë të zezë. Ajo ka recituar poemën e saj “Në pulsimin e mëngjesit” ditën e betimit presidencial të Bill Klintonit. Përveç kësaj ka pasur kohë që të martohej tri herë. Ajo ka një mori talentesh, të cilat është përpjekur të gjitha ti zhvillojë duke përcjellë mesazhin e rëndësishëm të të kërkuarit e vazhdueshëm brenda vetes. Ajo është një desiderada në formë njerëzore. Mbi të gjitha është një optimiste e pandreqshme, një njeri që sheh shpresë kudo dhe kjo duket edhe te titujt që u ka vënë pjesës më të madhe të poemave të saj si: “Gruaja fenomenale”, “Unë ringrihem sërish”, apo “Lavdia e fundjavës”. Në hyrjen e librit të saj të fundit shkruan: “Përpiquni që të jeni ylberi në retë e njerëzve që ju rrethojnë. Mos u ankoni… mos rënkoni… të jeni të sigurt se nuk do të vdisni pa bërë diçka të mrekullueshme për njerëzimin”. Te kjo grua mosha nuk ka fuqi. Ajo ka disa gjëra të cilave u ka qëndruar strikte gjatë gjithë jetës. Ruan të njëjtin trup e pamje, të njëjtën mënyrë me të cilën u drejtohet të tjerëve: me ju; është gjithmonë jashtëzakonisht kureshtare dhe e sjellshme deri në ekstrem. Zakonisht flet ngadalë e qetësisht dhe nuk preferon shumë që të marrë avionin kur udhëton. Në vend të tij i pëlqen treni, apo autobusi. Ajo ka blerë madje një autobus me të cilin lëviz dhe e ka ngjyrosur me peizazhe afrikane shumëngjyrëshe. Me këtë mjet preferon që të udhëtojë kur është në Shtetet e Bashkuara. Edhe shtëpitë e saj i ka të dekoruara me shumë ngjyra dhe ka shumë libra të shkrimtarëve e poetëve që i ka pasur dhe i ka për zemër. Është e dhënë pas Afrikës dhe e ruan në mendje e në zemër kudo që shkon. Megjithatë, shëndeti duket se ia ka vështirësuar ekzistencën. Ka pasur disa sëmundje jo të lehta vitet e fundit dhe tashmë ecën ngadalë, duk
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26905. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26905