Rrefimet e nates

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Rrefimet e nates

voila... me duket ide e mire per te dhene mendimet qe na kalojne neper koke naten para PC...e kisha postuar te "vrojtime"...por nderrova mendim...

verej qe zhurmat e dites me ne fund po fshihen pak nga pak...gjithashtu edhe festa e zerat e komshijve u shuajten...verej qe gishtat e mi qe shtypin ne tastiere degjohen me qarte...nuk kam me as muziken e Alegria ne sfond...e kam degjuar gjitha darken sonte...perballe meje ndodhet ekrani...rreth e rrotull tij...o Zot...nje kosh plehrash i vertete...nje shishe birre majtas, nje kuti kosi natyre...nje kuti akullore djathtas...ne doren e djathte nje cigare...telefoni i shtepise prane shishes se birres...ah verej se sonte nuk ka rene fare...celulari...gjithashtu as ai nuk ra asnjehere...pune e madhe fort..une verej me kenaqesi qe kam ngrene te njejten akullore si Pink dhe verej gjithashtu qe e duam shume njera tjetren...aq sa edhe krevatin e ndajme pa problem...verej qe sonte ishte nje nate gazmore

naten e mire ma chérie...
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Mendoj se nuk ka gje me clodhese se kur i kthehesh krevatit tend pas nje udhetimi te gjate ...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

...Them se e mira te mirave, eshte te flesh direkt...
pa pare tavanin duke menduar...
 
M

Mortal

Guest
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Njerezit jane te vetmuar, pasi krijojne "mure" ne vend te "urave"

Komunikimi eshte me shume se fjale. Fjalet thjesht tregojne drejtimin per tek komunikimi- nuk perbejne kuptim ne vetvete. Te komunikosh vertet me dike, duhet ti lejosh vehtes, thjesht per nje moment, te behesh ai person. Kur kjo gje ndodh, ne shohim pertej maskes qe cdokush vendos per te fshehur ndjenjat e verteta.

Kur ne perkushtrojme kohen per te pare/kuptuar te tjeret, ndoshta ne mund te zbulojme qe ata ndihen te vetmuar, te frikesuar, te ndjeshem dhe e kane teper te nevojshme per tu kuptuar nga te tjeret. Kur ne shikojme pertej reagimit te drejperdrejte te veprime te tyre te jashtme, dhe perqendrohemi te shikojme brenda tyre, eshte shume me e thjeshte te krijosh, mbash nje shoqeri per nje kohe te gjate.


...well- po bie shi. E kur kjo ndodh koha ndalon. Nuk egziston gje tjeter pervecse atyre pikave qe egersisht dhe furishem dashurojne trupin tim. Me pelqen shiu per kete arsye. Me duhet te dal.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Me duket se jo... Eshte vetem terminologji e gabuar, si puna e deklarates se francezeve "The Rights of Man" per te shprehur te drejtat e njeriut. Nuk besoj se do doje te hyja ne shembuj te detajuar per te mbrojtur argumentin, ne fakt me sakte per te hedhur poshte argumentin e per te vertetuar te kunderten... ne fakt tani qe e mendoj as une vete nuk do doja... me mire te besojme qe burreria eshte virtyt mashkullor /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif jeta eshte me e thjeshte...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

O zot ne cfare telashi e kam futur veten..gjithmone ne momentin e gabuar!!!!!!!!!
 

Dolores

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Gjume pa endrra te frikshem ku paske qene me perpara!?...o perendi sa te paskam pritur.....kam frike shplodhja e tepert do me budallallepsi
 
M

Mortal

Guest
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

I love this time of year...I love laughing.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

...uuuffff....çfare horrorri....cfare enderrash beterr...
mos pafsha me kesi enderrash tmerri.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Gjumi eshte funksion riperterites i trupit dhe trurit.

p.s pini ilaçet njerez para se te shtriheni...
 

antip

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Gjumi eshte humbje kohe mer Scorpion!

Gjith gjenite e botes kan pas flejt maksimumi nga 3 or n'dit... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Hellena

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

U zgjua me sy te skuqur ..te lodhur .. pak scared /confused ..... endrra e cuditshme i mbeti ne mendje tere dites.. duart ja kish lidhur dhe e shikonte duke qeshur ..i zgidhte .. ja lidhte prape .. i zgidhte dhe me gjithe forcen e e vete mundohej te largohej ..por nuk mundej .. ja kishte lidhur duart fort ..e shikonte si me ngerdheshje dhe i thoshte .. ske ku shkon .. KETUUU ... ajo e shihte me inat .. kerciste dhembet tere inat dhe nga syte i dilnin lote .. SDUA .. do iki do tja dal dhe kete here si gjithmone .. po jo pra te kam mberthyer keq ske ku shkon i thoshte .... ajo nuk ishte mesuar keshtu .. nuk i pelqenin keto gjera .. po cdo nga une ? une ste kerkova ta beje kete gje per mua ? un ste kerkova te urreje te tjeret? un ste thashe te zihesh me te tjeret ? per mua e benke kshu? po nuk dua ta besh sta kerkova .. kupton apo jo ? .. e shikonte tere ironi dhe qeshte me te ..mbylle gojen se po te .. filluan kercenimet ..ajo e shikonte me habi .. po nga i vjen gjithe kjo urrejtje xhanem ? c'eshte ky njeri ? ... njeri me fiksime .. te iki sa me pare nga ketu .. POR SI ? ......

.. me mire mos flesh fare se sa te shohesh endrra ...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

ditari im i dashur

si i behet qe ne fund te dites jam aq e lodhur dhe aq e shkundur...sa me duket sikur nuk jam une, jam bosh fare, pa jete me drite te fikur... si i behet qe pas kthimit ne shtepi edhe pse eshte darke...fillon nje dite e re e shkurter por prape shume intensive?!
çfare te bej qe mos te shoh me 150 persona ne dite?...me kete ritem nuk do ta dua me qenien njerezore...e vetmja gje qe kam nder mend kur kthehem ne shtepi eshte nje kopesht i gjelberuar i fresket, i qete...tmerresisht i qete...i kthjellet...i rregullt...

tako stako...tako stako...tako stako...tako stako...nje dite ka per tu staku fare...

sot degjova per temen e provimit te matures ne filozofi...tema e ketij viti ishte "çfare fitojme duke punuar"...keni kater ore per tu pergjigjur...mua mu deshen vetem 5 sekonda..."punojme per te mbushur xhepat e patronit"...me vjen keq per ata qe jane munduar shume te henen me kete teme...shpresoj qe aspiratat e tyre kur te dalin ne jete...te realizohen...
naten i dashuri im...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

..Do doja te flija gjume, aq shume po aq shume sa te me merrte malli per njerezit.Do doja te fikja celularin qe e mbaj te koka e qe me zgjon pa turpesisht qe ne mengjes..Do doja te fikja TV qe ka show idiot me ulurima..Do doja te fikja winampin, te fikja pc..dhe te shtrihesha te flija. Kam aq shume frike nga dita e neserme dhe ne vazhdim..sa do doja me mire te mos zgjohesha fare. Ndihem e lodhur ,e keputur...eshte me shume se cmund te perballoj dhe vetem nje zot e di se si me mbajne akoma fuqite per te kapercyer EDHE kete...oooooooooo bollllllllllllllllllllll bollllllllllllllllllllll
 

antip

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

Mos u qani o njerez!

Syte e mi jane te kuq si gjaku i fresket, e mpire mendja ime ne hapesiren e dhomes lebetitet, te lodhura kembet nga ecejaket e pafund...

E megjithate une nuk fjeta, as sonte nuk do fle, as neser...

"Dikush duhet te rrije zgjuar" - ka thene Kafka ...
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

... nga frika per te mos u zgjuar neser i shnderruar ne nje insekt gjigand, shtrire ne kurriz, i pamundur te ngrihet ...

yeah... right (interesting).

PS. Ndjese, per daljen nga tema.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Ditari i neteve te vona ne Af

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: pinkparadise</div><div class="ubbcode-body">Ora 4h25

nje dele, dy dele, tre dele.... </div></div>

Sa dele te dolem /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif se spo me ze gjumi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 
Top