Re: Cfare eshte myku i lekures?
Myku i lekures eshte infeksion i lekures, i cili shkaktohet nga disa lloj kepudhash qe quhen kepurdha dermatofite. Dallojme keto familje:
1 Trichophyton (21 lloje) te cilat infektojne lekuren, floket dhe thojte.
2 Microsporum (17 lloje) te cilat infektojne lekuren dhe floket.
3 Epidermophyton floccosum e cila infekton lekuren dhe thojte po nuk shkakton infeksion te flokeve.
Keto kepurdha dermatofite i ndajme ne:
a) dermatofite antropofile - te transmetueshme nga njeriu tek njeriu
b)dermatofitet zoofile - te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me kafshet (mace, qeni, lopa etj) ose me produktet e infektuara nga kafshet (qumeshti etj)
c) dermatofitet gjeofile - te gjendura ne toke (humusi). Te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me token.
Mykozat te shkaktuara nga dermatofitet, percaktohen me emrin Tinea .
Dallojme:
Tinea corporis - e cila karakterizohet nga ndryshime te vogla te cilat mund te shfaqen kudo ne trup.
Tinea pedis - (athlete's foot sic e tha dikush me lart) e cila karakterizohet nga infektimi i gishtit te madh te kembes dhe shputes se kembes. (infeksioni me i shpeshte tek njerezit)
Tinea unguium - mykoze e thojve (e veshtire per tu sheruar)
Tinea capitis - karakterizohet nga ndryshime te lekures se kohes.
Tinea cruris - eshte infeksion i zones gjenitale
Tinea barbae - infeksion i lekures se fytyres dhe qafes.
Gjithashtu edhe zbokthi eshte nje mykoze e shkaktuar nga Malassezia furfur (ose sic njihet sot Pityrosporum ovale ) Kjo kerpurdhe nuk ben pjese ne familjen e dermatofiteve por shkakton kryesisht vetem infeksion te lekures. trajtohet me Ketokonazol. (nqs ndokush ka pare rreklamin e Nizoral-it ose e perdor, e di se per ca eshte fjala)
Nqs doni te dini se me cfare trajtohen mykozat e tjera me beni ze qe ta shkruaj.
Dhe mos harroni qe mykozat shkaktohen nga Kepurdhat dhe jo nga Bakteret.
Shendet,Pare e Fat tanve.