Re: Kujt i ngjani.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Dhe ti i ngjan asaj?Nuk je kontradiktore ? Pse kaq pak respekt per veten?
[/ QUOTE ]
Fillimisht ja pak a shume resumé-ja e Harkun Te Triumfit
Ravik eshte nje kirurg 40 vjecar i reputuar gjerman, i cili mbas arratisjes nga vendlidja e tij per arsye politike, jeton ilegalisht ne nje hotel lafarakesh parizian,( pasi eshte pa letra). Njekohesish ai punon ne menyre klandestine per nje kirurg francez i cili duke perfituar nga situata e paligjshme e tij, nzjerr fitime te medha mbi punen e ketij te fundit. Dhe kur Raviku nuk eshte ne salle opericioni me bisturi neper duar, eshte me rusin Morosow, nje klandestin tjeter ky, qe mundohet ta vrasi kohen duke lujtur shah dhe u dehur me raki molle. Jeta e tij ska as nje gje interesante, eshte thjesht nje mashkull pa plane, pa objektive, pa familje, pa pergjegjesi, dhe qe e merr jeten ashtu sic i vjen, me cinizem dhe humor. Cdo gje do te ndryshoi kur nje nate vere ne rruget e Parisit ndeshet me Xhoanen, nje imigrante italiane e cila tenton te vrasi veten duke u hedhur nga nje ure.
Per ti pergjigjur pyetjes sate,mendoj qe antipatia nuk ka fare lidhje me respektin. Antipatia qe me ngjall ky personazh nuk qendron te fakti qe eshte nje femer te ciles i pelqen alkoli,duhani, apo te hy direkt ne krevat me nje te panjohur, perkundrazi personazhi i xhoanes me duket personazh vizioner, dhe duke e pare nga ky aspekt nuk reflekton gje tjeter pervec se femren moderne (te pavarur dhe te lire). Paradoksalisht ajo qe me shtyn ta urrej eshte gjithe autodestructioni qe ajo i shkakton vetes se vet.Duket person perves ne lidhjet e saj : eshte nje femer e deshtuar ne dashuri, te ciles ose do ti vdesin burrat, ose do ta vrasin burrat.
[/ QUOTE ]
ne fillim kur pashe perqasjen thashe sa teme pa lidhje, me letersine, mirepo shkrimi tend eshte vertet shume i mençur ngaqe shume i qarte.
ne femrat qe shkruajne qarte, sidhe kuptohet t'gjithe t'jeret, jane te rralle.