Re: kulla e haklajve
Pak histori dhe me pak analize.
Per te kuptuar me mire,se si e qysh,duhet te kthehemi
disa dekada mbrapa,pikerisht ne vitet '80.
Ne ate kohe,i madhi i djemve te kulles,kuader shteti,akuzohet per vrasje,ne rrethana qe nuk i njoh.
Qe aty,ky njeri me karakter te rralle merr drejtim tjeter,
i ndikuar dhe nga rrethana te tjera private.
Opinioni ishte i sigurte qe ai kishte vrare.Kjo çeshtje nuk arrin te qartesohet asnjehere nga drejtesia.
Ne vitet '90,pas nje ngaterrese banale,"i madhi",asgjeson ne syte e qindra njerezve,ne nje vend te shenjte,dy vellezer.Kalon ne kaçak,pas kesaj ngjarje,pasi kerkohet nga drejtesia,si i akuzuar per vrasje.
Asnjehere shteti nuk arriti ta arrestonte,dhe kjo jo ngaqe nuk donte,por nuk mundte,pasi "i madhi" eshte "ujk i vjeter".
Ne '91,pas rrezimit te sistemit monopartiak,u liruan
te burgosurit politik,dhe bashke me ta dhe hajdutet dhe kriminelet.Gabim i madh ky,pasi krimineli nuk duhej te
lirohej dhe pse ishte kunder sistemit te asaj kohe,ai mbetet kriminel ne rradhe te pare.
E theksoj kete pasi ka njefare lidhje,do thoja.
Doli nga burgu krimineli dhe kapoja i nje bande hajdutesh,
dhe kjo shokoi opinionin e asaj zone,opinion i paster ky.
Shenje e keqe.Shteti kishte gabuar,dhe kete gjithkush ne ate ate zone e kuptonte.Njerzit e forte filluan te mendonin:Mos duhet te veprojme vete,pasi nuk bie era shtet.
Dhe ashtu bene.Nuk arriten ta kaperdinin, qe nje rival,deri dje ne burg, te kaperdisej si ata dhe tu imponohej madje,prandaj e ekzekutuan.
Ne njefare menyre opinioni i mbeshteti.
Ekzekutuesi ndalohet nga shteti dhe denohet.
Ne burg takohet me nje te burgosur per vjedhje,
me emrin Fatos Nano,dhe çuditerisht ju ecen muhabeti ketyre.
Nano,i premton se nje dite do ti vije dita dhe do ta ndihmoje te dali nga burgu,dhe ne fakt ashtu ndodhi.
Me te ardhur ne pushtet Nano,ekzekutori mori pafajsine.
Politika perseri gabon,por kesaj radhe me vetedije te plote.
Nanos nuk interesonte aspak vendosje e rendit ne Malsi te Gjakoves?PERKUNDRAZI.
Vihet kryetar rendi,vellai i 'te fortit",jo pa qellim.
Kauboit ligjerohen.Malesia çuditet.Krimi drejton,
pasiguria mbreteron kudo ne malsi.
Vine parat nga Tirana,per rrogat e pensionisteve dhe nenpunesve,dhe kaubojt i marrin diten per dreke,me vinç,ne mes te qytetit,dhe kjo disa here rradhazi.
Vritet njeriu per nje fjale goje,terrori dhe pasiguria hyn ne shtepine e gjithkujt.
Heroi i demokracise,,i ndjeri Hajdari,u prefte ne paqe,merr guximin
te denencoje ne parlament situaten,duke akuzuar haptazi
fajtoret,madje dhe me fakte dhe kaseta vidjo.
Disa here paralajmerohet per zdukje,por nuk ndalon perpjekjet e tij per te denoncuar pergjegjesit e situates.
Atehere ai ekzekutohet ne mes te Tiranes,siç e dime te gjithe.
Politika reagon,pasi situata po degjenetonte me keq sesa imagjinohej."Te fortit" mendojne lart.Flitet madje dhe per
grusht shteti,pse jo thone ata.Ne ska gje qe na ndal.
Pikerisht ne kete moment,si rastesisht,fillon eleminimi
njeri pas tjetrit i vellezerve.
Espinoza eleminon Sanduçot,pasi i kishin dale nga kontrolli.Tani ai eshte me pushime.
Shprehja,qeveria kap lepurin me qerre,merr kuptim.
Kurse tani forcat policore rrethojne dhe kontrollojne
kullen e shkretuar te Haklajve,ne Shkelzen.
Berisha me kete akt ve koken e tij ne shenjester te "ujkut te vjeter",i cili duke filluar nga ky moment,do sunoje vetem koken e tij(Berishes),pasi te tjeret per te jane morra.
Kshtu m'kan thane,atje s'jam kan,burrat e forte gjithçka bajne.