Pak Histori / Tregime nga Shkodra

genci

Primus registratum
Pak Histori / Tregime nga Shkodra

I MBRAMI VEZIR I SHKODRES


Át Marin Sirdani, o.f.m.

Me ket titull “I mbrami vezir i Shkodrës” nuk kemi qitë ceken me perpilue jetshkrimin e Mustafa Pashës me të cilin dera e Bushtalive e bori qeverimin e Shkodres, por me diftue disa nder kallxime mâ në shêj, [ndaluar] ndiehen edhè tashti prej burravet të vjetër në Shkoder e nder vise tjera të Gegnís per ket vezir.

* * *


Perbujtnija (hospitaliteti) i Shqyptarit


Në kohë kur Mustafa Pasha i derës së Bushatlive qeveriste në Shkoder si vezir, nji malsuer prej Shkrelit me êmen Gjeto Marku vrau në Pazár të Shkodres nji tregtár pse i foli nji fialë të pagjashme njaj grueje të fisit të tij. Roja e tregut ndollë aty pari e kapi, e lidhë me pranga e dergoi gjaksorin perpara Mustafa Pashës. Ky e qiti në gjygj, e si gjaksuer [ndaluar] ishte, kje gjykue per dekë me i a pré kryet. N’e nesre, kur e qiten ktê prej burgut me e çue në fushë të Buenës me e pré, Mustafa Pasha ndolli në krevet të pallatit të vet e t’a pamen urdhnoi me i a prû perpara. Mbas sa të pvetunash, [ndaluar] i bâni, të cilavet malsori u pergjegji pá i rá mohit fajit të vet, Veziri tuj e pá se s’p’o i luete syni kerkund, muer e i tha:

—Amanet, or fisnik, a ké pá ndonji ditë mâ të vishtirë se diten e sodit, [ndaluar] po shkon me u pré?

—Po si s’kam pá ditë mâ t’vishtirë se ket ditë, t’i ngjatët jeta.

—Kur? i tha Veziri tuj bâ çudë.

—Eh! lum zotnia, kur më ká ardhë miku te shpia e s’kam pasë buke me i dhâne me ngranë. Per né malsorët âsht mâ e ambel deka, se me t’a msy miku deren e mos me pasë me shka me i a shtrue sofren.

Mustafa Pasha, si Shqyptár [ndaluar] ishte, i dite zakonet e malsorvet e u xûni besë fjalëvet të tija, e u gëzue tuj pá në nji nier aq të vorfën nji zêmër aq të mirë e fisnike, prandej i erdh keq me e shkue dam e jo veç i fali jetën, por urdhnoi me i dhânë disa kokrra dele e mbasandej i tha:

—Ksajë herë po të fali, or fisnik, se kenke zêmërmirë e bujár. Merri ato dele [ndaluar] kan me të dhânë, e nisu per shpî t’ande, e kur të vijn miku te ti, vijo me e pritë sa mâ mirë t’a apin Zoti.



* * *



Lutja fetare


Në luften e Turkut me Rusí në vjetë 1829, me Mustafa Pashen kishte shkue edhè Kapidani i Mirditës, Lleshi i Zí, me nji numer të madh katolikësh. Ushtria shqyptare mbrrîjti në Filipe shì të Shtunden e Madhe. Lleshi i Zí, tuj marrë vesht se n’at gjytet gjindej nji prift katolik e thirri e e pveti se në çë kohë do t’a thote meshen ne e nesre se dote me shkue m’e pá me gjith ushtrín e vet, mbasi ishte e Djela e Pashkve. Ky i pergjegji se meshen nuk mund t’a thote diten per dielli, por naten tinzisht, pse çë me kohë [ndaluar] kishte pasë luftë Austria me Turk katolikët n’at gjytet ishin marrë neper kambë e deri shartet e fés u ishin ndalue ballafaqe. T’a ndimen atë fjalë Kapidanit të Mirditës i ndrroi ftyra, e — Per qiell e per Dhé —tha, unë meshën e due diten per dielli si gjithë katolikët e botës, e në dashtë kush me na u perzie në punë të fés le të vijë se kurr mâ gadi s’ka pase mue e ushtrín t’ême!

Prifti i trimnuem me fjalen e Kapidanit u tha meshen n’e nesre ne pikë të mjesditës me gzim të madh të katolikëve të vendit.

Kur i vojtën në vesh Mustafa Pashës pengimet [ndaluar] kishin katolikët n’ushtrim të fés, urdhnoi [ndaluar] n’at vend t’u ipej lirí aty e mbrapa me e thânë meshen kur të dojshin e me shartet e fés pa u perzie kush në punë fetare; e pernjimend qysh me at rasë ai vend gzoi lirín fetare pá kurr farë pengimit.


Marrë nga “Ndriçime të historisë, të kulturës dhe të artit shqiptar”, Shpresa, Prishtinë, 2002, fq. 238, 239, 242. (ribotime prej Hyllit të Dritës”)
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Historia e Shkodres

--------------------------------------------------------------------------------

Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Shkodra Bastion i qyteterimit Shqiptar

--------------------------------------------------------------------------------

Ne kohen e Ilireve qyteti shtrihej krejtesisht ne pjesen jugore te kodres se kalase Rozafa dhe pjeserisht ne rrafshin e kesaj kodre.
Pas pushtimit te Shkodres nga Roma me 168 para eres sone (p.K.) ajo mbetet gjithnje qender e nje njesie qe percaktuan vete romaket ne nje territor ne veri e ne jug te Shkodres.
Edhe ne kohen romake qyteti i Shkodres shtrihej pjeserisht ne rrafshin e kodres se kalase dhe pergjithsisht ne pjesen jugore te kesaj kodre.
Ne mesjete qyteti ruajti trojet e mepareshme, por me qe rritej gjithnje ai shtrihej ne fushe ne lagjen qe edhe sot quhet "Tabake", fusha te xhamia e Plumbit ne fushen ne mes vendit ku bashkohej Kiri me Bunen ne pjesen jug-perendimore te keshtjelles dhe ne Bahçallek.
Me devijimin e Drinit ne drejtim te Shkodres (ne vitin 1858) per t'u derdhe ne Bune,permbytjet e lagjeve ne fushe prane kalase bene qe banoret te shperngulen mveshen kodres se kalase dhe kodres se Pashes (Kodrat e Tepes).
Nje pjese e banoreve te ardhur bashke me ushtrine turke si stalljere e kovaçe u vendosen ne kodren ne veri te kalase, pasi kishin afer edhe kullotat e kuajve ne fushe te Bunes edhe stallat e kuajve.
Keto banore me origjine nga Egjipti me vone u quajten "Magjype" dhe lagjia e tyre "Mahalla e Magjypve" ose "Mahalla".
Fjala "magjype" eshte deformimi i fjales "egjypte". Nuk qendron absolutisht idea se magjypte jane banoret e pare te Shkodres.Kete mendim e ka shfaqur mjerisht ne televizoret lokale,edhe ndonje intelektual.
Sipas historianit te mirenjohur Prof.Dr. S.Pulaha ne vitin 1485 Shkodra numeronte 80 banesa me kryefamiljare.Kuptohet eshte periudha pas eksodit masiv te popullsise.
Ne fillim te shekullit XVI numri dyfishohet,pra arrin ne 162 banesa dhe ne fund te ketij shekulli arrin ne 282 banesa.
Pas pushtimit otoman,veçanerisht pas ndertimit te ures se Bunes,formohet lagjia e quajtur Tejbuna,me vone formohet Tophana rreth viteve 1600-1610 e ashtequajtura "Mahalla e re",qe sot nuk ekziston,pasi eshte ne fushe te Bunes gati perballe ish ndermarrjes se peshkimit,nje ishull i formuar mbi murnajat e kesaj lagje.
Ne fillim te shekullit XVIII u formua, me banore te ardhur kryesisht nga rrethinat e Mbishkodres, lagjia "Rus i madh", e ne vitin 1711 ngrihet aty edhe xhamia e lagjes.
Xhamia e lagjes Ndocej daton e vitit 1729, çka tregon se lagjia ne fjale eshte ngritur para kesaj date.
Gradualisht lagjia zgjerohet drejt veriut dhe ne mesin e shekullit XVIII, pikerisht ne vitin 1763 daton nje shtepi e madhe me çardak ne nje territor te ri, qe tani quhet lagjia "Dudas"dhe afer saj 2-3 shtepi shume te medha moshatare me te.
Nuk e besoj se e ka marre emrin nga nje fare Dodet qe paska ardhe i pari aty, sepse po te ishte ashtu do ta quanin lagjia "Dodas" dhe jo "Dudas" siç quhet.
Njekohesisht qyteti fillon e shtrihet ne drejtim te veriut dhe veri-lindjes se kryepazarit,duke formuar lagjet "Perash","Xhabije", dhe "Sirdare".Shtrirja e qytetit ne fushen ku eshte sot detyroi Valine qe te ngrinte nje sirdare (nje komande) sa me afer banoreve.Prandaj te gjitha shtepite prane kesaj komande u quajtun "Sirdare" e me vone lagjia "Sirdare".Perderisa "Xhamia e kuqe" mban daten 1745 (Xhamia e kuqe ndodhet ne kthesen perballe shtatores se Isa Buletinit per te shkuar te Ura "Dervish Beg") lagjia" Perash" eshte formuar perpara xhamise.
Domosdo qe lagjia "Perash i madh" eshte vazhdimi i "Perashit te vogel", xhamia e te cilet,"Xhamia e bardhe" ishte ndertuar ne nje pjese te territorit qe eshte sot shkolla "Ali Laçej", shume kohe para "Xhamise se kuqe".
Qyteti i ri, ky qe eshte sot shtrihej ne tre drejtime:
a) Ne drejtim te Tophanes,Ndocej, Dudasit dhe Kirasit.
b) Ne drejtim te Xhabijeve, Parruce e Fushe-Çele.
c) Ne drejtim te Perashit, Arres se Madhe,Serreqit.
Kete e vertetojne tri rruget qe niseshin nga kryepazari e zgjateshin ne drejtimet e lartpermendura dhe anasjelltas.
Qyteti gjithnje zgjerohej ne qendren e re domethene ne veri e ne veri-lindje te kalase.
Sipas konsullit Austro-Hungarez ne Shkoder,Th. Ippen i cili shkruante ne fillim te shekullit XX se "… nga 150 vjet e ketej u formua ne fushe, ne veri-lindje te kalase, qyteti i ri (Shkodra)".
Thenie qe argumenton se Shkodra ku eshte sot , eshte formuar rreth 250-300 vjet me pare.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Numri i banoreve ne qendren e re,domethene aty ku eshte sot, u rrit me shpejtesi si nga banoret e lagjeve te vjetra Tabak e Ajasem, Alibegaj, Qafe,etj dhe nga banore te ardhur nga fshatrat çka e deshmojne edhe mbiemrat qe kishin e qe i ruajne edhe sot si: Kraja, Berdiaca, Kopliku, Bushati, Mesi, Juabani, Dobraçi, Shllaku, Shoshi etj.
Ndikoi ne rritjen e popullimin e zones se re fakti se trualli ishte me i mundeshem per tu gjete dhe ishte me i lire.
Nje pjese e banoreve qe iu prishen shtepite nga topat e Hafiz Pashes me 1835 e shtepite qe u shemben thuajse ishin rreth 960, u shperngulen nga qyteti i vjeter per ne qendren e re.
Kane ndikuar gjithashtu edhe termetet e viteve 1815, 1837, 1852 ne shpernguljen e banoreve nga qyteti vjeter per tek i riu.
Devijimi i Drinit,ne drejtim te shtatit te vjeter, pas vitit 1858, detyroi te shperngulen shume banore qe rrezikoheshin nga permbytjet e vazhdueshme.
Sipas kalendarit zyrtar turk (Salmane) me 1892, Shkodra kishte 14 lagje, pergjithsisht te ndara sipas besimit.Çdo lagje kishte nga nje qender te vogel, ku ishte xhamia ose kisha,furra e bukes e ndonje dyqan.
Rruget per kohen ishin te gjera dhe degezoheshin ne nje numer rrugicash te drejta ose me kthesa, por pa guxuar kush te prishte rregullin qofte edhe me 50 apo20 cm.
Sipas botimeve te ndryshme, kronikave, datave qe gjendeshin ne ndertesa te ndryshme, veçanarisht ato te kultit, menyra dhe planimetria e ndretesave dhe e rrugeve, mesojme se qyteti u shtri gradualisht nga kryepazari ne drejtimin qe eshte sot.
Keshtu ne nje drejtim me "Perashin" u formua "Vekshari","Draçini", "Luguçesmja","Arra e madhe", "Serreçi","Ballabanja" etj.Per shembull Kisha e madhe filloi te ndertohej ne vitin 1858 si nevoje e banoreve te atyre lagjeve gjithnje ne rritje per ndertese kulti,kuptohet se lagjet perrreth ishin formuar shume me heret.
Ne drejtimin veriore te Pazarit te vjeter vazhdoi shtrirja e qytetit ne lagjet"Sirdare", "Vorret Koplikej", "Xhabije", "Baja e vogel" e me rralle: "Parruce", "Fushe-Çele","Gjuhadol", "Truma e dugajve te reja","Rusi katolik"kisha e te cilit daton ne vitin 1920, e tjere.
Ne drejtimin e "Tophanes" vazhdon me lagjen "Ndocej" xhamia e te ciles daton me 1729 te dy me "Garucin" qe si mbiemer ndeshet qe me 1738,"Dudasi" ne mesin e shekullit te XVIII, "Kirasi" gjithashtu dhe lagjia "Dergut" xhamia a te cilit daton ne vitin 1772.
Ngjitur me te formohet gradualisht lagjia "Rus i vogel" ku ndeshemi me dy xhami, e para ne veri-lindjes lagjes e vitit 1725-1730, e dyta xhamia "Begas" e vitit 1750, qe ndodhej afer nderteses se teatrit "Migjeni". Kjo tregon se lagjia erdhi duke u shtrire nga veriu drejt jugut.

Pas formimit te lagjes "Zdrale" dhe "Parruce" rreth viteve 1770-1780, qyteti i ri merr nje fare pamje qe do te ishte si baze e qytetit te sotem.
Ulja nga kalaja e administrates turke ne vitin 1865, shenon thuajse edhe fundin e qendres se vjeter te Shkodres.
Pas ketij momenti qyteti i ri filloi te rritej me shpejtesi duke theksuar ndarjen e qendres zejtare-tregtare nga ajo e banuar e duke e zbehur gradualisht rendesine e pazarit te vjeter.



Si berthame kjo lagje pati nje territor te vjeter afer xhamise se vjeter e gradualisht "Parruca", si lagje vazhdoi te rritej me shpejtesi.
Shperngulja e administrates turke nga kalaja, ne lagjen "Parruce" ne kompleksin administrativ ku ka mbetur ne kembe vetem ndertesa e gjimnazit dhe e Prefektures, ndikoi shume ne rritjen e zhvillimin e kesaj lagje.
Si lagje "Parruca " perfshinte territorin qe kufizohej me lagjet:"Perash", "Baja e vogel", "Xhabije", "Garuc", "Zdrale", "Fushe Çele", "28 Nentori".
E favorizuar nga qenia ne te e administrates shteterore, ajo pati mundesi te zgjerohet e ti shtroje rruget e sheshin, te ndriçohet me shpejt e me shume se lagjet e tjera.Sheshi i saj u be qendra e qendrimit te karrocave qe transportonin pasagjere nga lagjet e tjere e veçanarisht ne Pazar te vjeter.Te gjitha keto bene qe ne "Parruce" te ngrihen dyqane relativisht te medhenj, e me vetrina.
Ne vitin 1815 nje i huaj shkruante per "Parrucen" "…. megjithese lagje e re, ne "Parruce", jane ndertuar dyqane te bukura si ne Europe."
"Parruca" krahasuar me lagjet e tjera dhe me qytetet e tjera u zhvillua aq shume sa kur dikush mendonte te bente diçka te bukur thoshte:"Do ta bej Parruce".Kjo shprehje perdoret edhe ne Tirane edhe ne Kukes etj. Kur dikush e kishte ndriçuar mire ambjentin i thonin "E paske ba Parruce".
Ne "Parruce",perveç institucioneve kishte dyqane per te gjitha llojet e sherbimeve , kishte furra buke, klube, restorante, etj dhe shkollen shume te njohur me emrin "Shkolla e Parruces".
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Rrethimi i Shkodres

Ne te vertete, as Hasan Riza Pasha dhe askush tjeter nuk mund ta parashikonte ate mbasdite te dates 8 tetor 1912 se, Rrethimi i Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e kohes. Te rejat e saj zinin vend rregullisht ne te gjitha gazetat me te medha perendimore, ndersa Hasan Riza Pasha, Esat Pashe Toptani apo Princ Danilo i Malit te Zi, u bene figura te njohura. Se paku 15 libra jane botuar ne gjuhe te ndryshme per ate rrethim, ndersa Harta e Mbrojtjes se Qytetit, se bashku me shenimet e Hasan Riza Pashes, eshte ende sot e ekspozuar ne nje mur te shkolles ushtarake ne Gjeneve te Zvicres. Ne fillim te vitit 1914, gjate nje vizite ne Viene, Esat Pashe Toptani u prit me nderime si Komandant i Mbrojtjes se Shkodres dhe nje mbremje, pothuaj gjithe oficeret e larte austriake, te prire nga princi trashgimtar Franc Ferdinand, u ulen perballe nje tabele, ne te cilen ai u perpoq te sqaronte strategjine e mbrojtjes. Edhe pse dihet mire tashme se mbrojtja e qytetit i dedikohet komandantit turk dhe se vrasja e tij, ne mes te rrethimit, ishte, sipas te gjitha gjasave, veper e Esat Pashes. Por te gjitha keto erdhen me vone. I ulur ne shtabin e tij ne Bardhanjore, Hasan Riza Pasha nuk e dinte se cili do te ishte fati i qytetit mesditen e 11 tetorit 1912. Ate mengjes, nga te gjitha trupat e pritura, vetem 10 mije vullnetare te Shqiperise se Mesme, te prire nga gjeneral Esat Pashe Toptani, kishin arritur te hynin ne qytet. Mbi 2 mije matjane, te drejtuar nga djaloshi i ri 17 vjeçar Ahmet bej Zogu, ishin shpartalluar nga Serbet ne Lezhe, ndersa trupat ushtarake turke, te drejtuara nga gjeneral Mahmut Hajret Pashe Jella, qe gjendeshin ne Berat, u gozhduan ne fushen e Myzeqese nga sulmi i perbashket serbo - bullgar. Ai nuk priste me ndihma te tjera dhe me 15 mije luftetare i duhej te perballonte nje rrethim te ashper prej me shume se 25 mije malazezesh dhe nje fuqi ndihmese prej gati 30 mije serbesh, qe shume shpejt do te bashkohej me ta.
Topat malazeze filluan te hedhin gjylet e para ne qytet mengjesin e 11 tetorit dhe, per me shume se gjashte muaj, bombardimet u bene pjese e perditshme e jetes se qytetit. Por duket se ata qe sulmonin, e kishin vene re se qyteti ishte i fortifikuar mire dhe se ai drejtohej nga nje gjeneral, qe ishte, padyshim, nje nder me te shquarit e ushtrise turke. Situata ne rajon nuk ishte aspak e favorshme ne fillimet e rrethimit kurse ajo brenda qytetit akoma me keq. Trupat e fuqive ballkanike kishin futur ne dare trupat turke dhe forcat e kesaj te fundit po pesonin humbje pothuaj ne gjithe frontin.
Ideja, se Turqia po sfilitej nga problemet e brendshme dhe se nuk do t'i mbronte dot zoterimet e saj ne Ballkan, u duk qarte. Me idene e faktit te kryer, fuqite ballkanike, te ndihmuara edhe nga diplomacia ruse, vendosen te pushtojne sa me shume territore te mundshme, me idene qe Konferenca e Ambasadoreve, qe pritej te mblidhej ne dhjetor, te vendoste shtrirjen e kufijve te tyre ne gjithe tokat qe kishin nen kontroll. Pushtimi i Shkodres u be nje domosdoshmeri per ushtrite malazeze dhe rrethimi i tyre me i ashper. Nje muaj pas vendosjes se rrethimit, situata ne qytet nuk ishte aspak e favorshme dhe mungesat po beheshin gjithnje e me te ndjeshme. Vete Knjaz Nikolla, princi i Malit te Zi ishte vendosur ne fushimin e trupave te tij per t'i dhene zemer ushtrise, qe drejtohej nga princi Danilo. Thyerja e trupave turke dhe armepushimi qe pasoi ne muajin dhjetor, u kishte dhene mundesi serbeve qe mbi 30 mije trupa te tyre t'i dergonin ne perforcim te trupave malazeze. Po ne kete kohe, me nje telegram direkt, ministri turk i Luftes urdheronte Hasan Riza Pashen, komandantin e qytetit, qe lufta kishte mbaruar dhe se ai duhej te dorezonte qytetin tek malazezet. Telegrami shoqerohej nga nje leter e princit Danilo, sipas se ciles, nese Hasan Riza Pasha nuk i bindej urdhrit, ai konsiderohej dezertor dhe denohej me vdekje se bashku me shtabin e tij.
Pergjigjia e Komandantit te qytetit erdhi me 24 dhjetor, ku ai shprehte bindjen e gjithe popullates qe kishte ne ngarkim: Si popullsia myslimane edhe ajo katolike e qytetit ishin kunder dorezimit dhe insistonin qe qyteti te vazhdonte te mbrohej. Ne pergjigje te letres se princit Danilo ishte edhe nje mesazh i Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Muharrem Gjylbegut, i cili i lutej sulmuesve qe te mos bombardonin spitalet, qendrat e femijeve, kishat, xhamiat, konsullatat dhe qendren, ku ishin vendosur gazetaret e huaj. Po ne ate leter, Gjylbegu u kerkonte trupave rrethuese qe te lejonin hyrjen ne qytet te ilaceve per te plagosurit si dhe te ushqimeve per diplomatet dhe per 13 gazetaret e huaj.
Qyteti vazhdonte te qendronte, por dukej qarte se telegrami i Ministrit te Mbrojtjes e kishte vene ne veshtiresi Hasan Riza Pashen. I bindur se qendresa ne qytet duhej te kishte nje flamur, ai hyri ne tratativa me Austro - Hungarine. Por po ate dite, Komandanti mori nje tjeter mesazh: Alush Lohja, nje burre nga paria e qytetit e lajmeronte se Qeveria Shqiptare, qe kishte shpallur Pavaresine ne Vlore, qe njohur nga Fuqite e Medha dhe se mbrojtja e metejshme e qytetit mund te behej nen flamurin shqiptar. Sipas Lohjes, ne kete menyre mund te motivoheshin edhe malesoret e Mirdites per te marrshuar ne ndihme te qytetit te rrethuar. Ideja e Lohjes duket se i pelqeu Komandantit dhe, po ate dite, mori aprovimin edhe nga shtabi i tij. Hasan Riza Pasha u njoftua se Kryeministri Shqiptar, Ismail Qemali, nje i njohur i vjeter i tij, ishte ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder dhe se nje korier, i quajtur Mark Dubashi, i dergonte atij rregullisht mesazhet e Arqipeshkvit te qytetit, Jak Sereqi. Naten e 31 dhjetorit, Hasan Riza Pasha mori nje mesazh te drejteperdrejte edhe nga Kryeministri Shqiptar, qe e sqaronte se rezistenca ne Shkoder ishte jetike per te ardhmen e qytetit dhe e ftonte qe ta mbronte kete nen flamurin shqiptar.
Mbrojtja e qytetit ishte bere nderkohe e famshme ne Europe. Nje korrespondent i gazetes angleze "Times", i quajtur H. Nevinson, botonte cdo jave nga nje artikull dhe, bashke me raportimet e kolegeve te tjere, mbrojtja e qytetit beri buje ne Perendim. Per me teper, Europa u sensibilizua nga njoftimet mbi bombardimet e bera ndaj popullsise civile dhe trupit diplomatik ne Shkoder. Per te verifikuar raportet e gazetave dhe ato te konsujve te huaj atje, Konferenca e Ambasadoreve dergoi ne qytet nje mision te kryesuar nga atasheu ushtarak austriak ne Cetine, kapiteni Hubka. Hubka, qe u takua direkt me Hasan Riza Pashen dhe nen-komandantin Esta Pashe Toptani, e kuptoi se qyteti po i afrohej pragut te urise dhe se mbi te qene hedhur bomba pa meshire. Por Hubka kreu edhe nje mision te rendesishem politik: Jak Sereqi, arkipeshkevi i qytetit kishte rene dakort me Hasan Riza Pashen dhe Alush Lohjen qe te ndihmonte ne mobilizimin e malesoreve katolike ne ndihme te qytetit, me kusht qe, ne te te ngrihej flamuri shqiptar dhe qe per kete aksion te binte dakort Austro - Hungaria. Hubka e siguroi per kete, por ai shtoi, se nuk besonte qe qyteti mund te rezistonte me shume se 5 - 6 dite, kohe e pamjaftueshme per te mobilizuar malesoret. Fatmiresisht, qyteti rezistoi edhe kater muaj.
Aprovimi i Austro - Hungarise mobilizoi edhe me shume popullsine katolike te qytetit. Gjeneral Hasan Riza Pasha, Imzot Sereqi, Alush Lohja dhe Esat Pasha, rane dakort t'u dergonin malesoreve, permes Kuvendit te Rubikut, dy mesazhe per ndihme. Mesazhet, qe shoqeroheshin edhe nga garancite e Imzot Sereqit dhe ato te Austro - Hugarise, i udhezonin malesoret katolike qe te sulmonin nga pas trupat malazeze, me te pare qe ne kalane e Shkodres eshte ngritur flamuri shqiptar. Ky takim, qe deshmohet nga shume historiane dhe shume vete, qe kane qene ne dijeni te zhvillimeve ne Shkoder, duhet te jete zhvilluar diku ne muajin Janar. Ne ate kohe situata ne qytet ishte renduar dhe ushqimet, megjithe racionimin e forte, nuk gjendeshin me. Kesaj i duhej shtuar fakti qe pjesa me e madhe e qytetit ishte bere germadhe nga bombardimet dhe ne spitale nuk kishte me vend per te plagosurit-shumica e te cileve ishin nga popullsia civile. Po keshtu, trupat mbrojtese kishin shume humbje nga radhet e tyre, edhe pse tregimet e kohes deshmojne se edhe malazezet kishin shume te vrare. Ne qytet kishte filluar te qarkullonte ideja e dorezimit, ide qe sidoqofte nuk thuhej me ze te larte.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Vrasja e Hasan Riza Pashes

Pas takimit midis krereve te qytetit, Imzot Sereqi mori persiper te lajmeroje abatin e Rubikut dhe te sjelle menjehere nje pergjigje nga ai. Pergjigjia ishte parashikuar ne fund te muajit Janar dhe mberriti vertet ne daten 30 te po atij muaji. Ate dite, komandanti i qytetit kishte shkuar per inspektim ne rrethinat e qytetit dhe vetem mbasdite vone u kthye ne shtepi. Vila ku banonte komandanti ishte vetem 150 metra me larg asaj ku ishte vendosur Esta Pashe Toptani dhe midis te dyjave qendronin roje disa vullnetare shqiptare te Shqiperise se Mesme. Hasan Riza Pasha u njoftua se lajmesi kishte mberritur ne shtepine e Esat Pashes dhe se e priste atje. Ai nuk u vonua. I vetem, pa roje dhe pa adjutant u nis per ne shtepine perballe. Duhet te kete ndenjur atje jo shume kohe dhe, rreth ores 18.45, doli per t'u kthyer ne shtepi. Esat Pasha e percolli deri ne deren e jashtme dhe nje sherbetor i tij ecte perpara per t'i ndricuar rrugen me fener. Gjenerali nuk kishte bere as 50 metra, kur tre krisma njera pas tjetres prishen qetesine e nates. Rojet dhe oficeret, qe dolen me vrull nga te dyja shtepite, e gjeten komandantin te shtrire ne rruge dhe te mbytur ne gjak. Hasan Riza Pasha kishte marre tre plumba pushke ne shpine dhe dha shpirt disa ore me vone. Perpara vdekjes, i kerkoi Esat Pashes qe te kujdesej per t'ja derguar familjen pas lufte ne Stamboll, ndersa oficereve te tij, te ngrumbulluar perreth shtratit, iu kerkoi qe te mos e dorezojne qytetin ne asnje menyre. Gjenerali u varros te nesermen ne Xhamine e Parruces, ne prani te popullsise se gjithe Shkodres se rrethuar.
Deri me sot askush nuk ka ditur te flase me siguri per vrasjen e Komandantit te qytetit, por pothuajse te gjithe kronistet e asaj kohe, ata qe kane shkruajtur kujtime, si dhe historianet e mevonshem bashkohen ne nje pike: vrasja u krye nga Osman Bali, nje njeri i afert i Esat Pashe Toptanit, me urdherin direkt te Esatit. Bashke me Balin, kane qelluar edhe nje kavajas i quajtur Mahmut dhe nje shijakas i quajtur Tofik. Sipas te gjithe shenimeve te mevonshme, vrasja e Hasan Riza Pashes u be, pasi ky i fundit kerkonte te ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk ne qytet nuk ishte dakort per kete. Xhonturqit bashkepunuan me Esat Pashen, ndersa ky i fundit pranoi, i tunduar nga fakti, qe pas vrasjes se Hasan Riza pashes, komanda e qytetit t'i mbetej atij. Sic u pa me vone, Esat Pasha kishte synuar te hynte ne marreveshje me malazezet per hir te interesave te tij. Esat Pasha asnjehere nuk e ka pranuar kete vrasje. Ai akuzoi menjehere pas kesaj nje malesor nga Shoshi, te quajtur Ndoc Deda, i cili, sipas tij, ishte paguar nga malazezet. Kujtimi i Hasan Riza Pashes duket se eshte ruajtur per shume kohe ne qytetin fisnik Verior. Ne nje nga botimet me serioze mbi historine e qytetit, bere nga Hamdi Bushati dhe titulluar, "Shkodra dhe motet", Gjenerali pershkruhet keshtu: "Shkodra ruan kujtimet me te mira per Hasan Riza Pashen, i cili per fisnikerine, shpirtmadhesine, e dhimbshurine qe tregoi per popullin e vuajtun shkodran, sidomos ne periudhen e luftes, mbetet i paharruem".
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Tratativat diplomatike dhe dorezimi i qytetit

Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqiperise, por kishte bere " korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqiperise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti nje fjalim te hapur, por edhe shume cinik. "Ne e dime, tha ai, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqiperi". Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha.
Per t'i bere presion Malit te Zi qe te heqe rrethimin, disa luftanije austro - hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan ne ujrat e Adriatikut, perballe Tivarit. Siç kishin bere 40 vjet me pare kunder trupave te Haxhi Zekes qe mbronin Ulqinin nga pushtimi malazez.
Nderkohe, gjendja ne qytet ishte renduar. Zija e bukes kishte pllakosur kudo dhe me shume se gjysma e te vdekurve ditore ishin nga uria. Qyteti ishte shkaterruar dhe, sipas kronikave te kohes, vullnetaret nga Shqiperia e Mesme kishin filluar te zienin opingat e tyre prej lekure dhe te pinin lengun e tyre. Nga ana tjeter, vdekjet dhe plaget kishin provokuar epidemi, qe po beheshin gjithnje e me kercenuese. Me 5 Mars, princi Danilo kerkoi nje armepushim dy ditor dhe ofroi nje ndihme per te plagosurit. I shoqeruar nga Ministri i Jashtem i Malit te Zi, ai mberriti ne qytet me anije dhe u tmerrua nga pamja qe i hapej para syve. Ne pak oret qe qendroi ne qytet ai bisedoi vetem per vetem me Esat Pashen dhe tema kryesore duhet te kete qene: dorezimi i qytetit. Nuk dihet se si shkoi kjo bisede, por dihet se qyteti rezistoi pas kesaj edhe me shume se nje muaj e gjysem. Me famen e Komandantit te Shkodres, Esat Pasha ishte zgjedhur nga Qeveria e Vlores Minister i Luftes ne mungese dhe pritej qe, pas rrethmit, ai te shkonte ne Vlore si nje hero. Ne fillim te prillit, Konferenca e Ambasadoreve vendosi qe edhe Gjakova t'i mbetej Shqiperise. I vetmi kundershtim mbetej Rusia dhe marredheniet e kesaj te fundit me Austro - Humgarine po tensionoheshin. Ne kete kohe, Rusia keshilloi malazezet qe t'i jepnin fund Shkodres ne me pak se nje jave. Situata ne qytet ishte renduar dhe nuk dihej se sa kohe mund te rezistohej ende. Pikerisht ne kete kohe hyri ne loje Esat Pasha. I lodhur nga rezistenca, nga uria, nga presionet, apo sipas nje marreveshjeje me malazezet, ai vendosi te dorezohet. Ne mengjesin e 19 prillit ai thirri Shefin e Shtatmadhorise, Abdurrahman Nasif Beun, dhe i komunikoi vendimin qe kishte marre. Bisedimet me malazezet filluan qe ate dite. Gjenerali Janko Vukatiq dhe Ministri i Jashtem Pjeter Pllamenac mberriten ne Shkoder. Gjithcka zgjati me shume se tre dite dhe, ne perfundim te tyre, malazezet pranuan kerkesen e Esat pashes, qe ushtria turke dhe vullnetaret shqiptare te largoheshin nga qyteti me armet e tyre dhe me nje ceremoni nderimi ushtarak. Pra, duke mos i njohur si te humbur, por si bashkepjestare te nje armepushimi. Faktikisht kjo ishte formula me e mire e nje dorezimi, por vete dorezimi, formula me e keqe per Shkodren. Nese rezistenca do te kishte zgjatur edhe me pak se 10 dite, malazezet do te ishin terhequr per shkak te presionit nderkombetar. Nuk eshte çudi qe Esat Pasha ta kete dorezuar Shkodren si pasoje e nje marreveshjeje me malazezet dhe serbet, marreveshje qe i njihte atij te drejten per te drejtuar ne principaten e vogel shqiptare, qe kishte ndermend te ngrinte me qender ne Tirane.
Dorezimi u be mengjesin e dates 25 prill dhe, vetem pasi u largua edhe luftetari i fundit shqiptar, pushtuesi ngriti ne kalane e Rozafes flamurin e vet. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit. 183 dite qe kishin shenuar mbi 3500 te vrare e te vdekur, disa mijera te plagosur apo te semure si dhe nje shkaterrim te mbi 60 % te qytetit. Por qe i kishin siguruar Shkodres nje emer te madh ne kronikat europiane.
Ushtria malazeze hyri ne Shkoder 24 ore pasi qene larguar trupat e Esat Pashes. Keto te fundit, duke kalaur neper Lezhe dhe Milot, ku u priten me nderime ushtarake nga trupat pushtuese Serbe, mberriten ne Tirane. Nje jave me vone, mbi 1800 ushtare turq u larguan me anije per ne Stamboll, ndersa vullnetaret e Shqiperise se Mesme pas nje parakalimi ne Tirane u shperndane ne qytetet e tyre.
Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqiperise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqiperise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqiperi. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Fundi

Me qenese administrata e re e Qeverise se Vlores nuk kishte lidhje tokesore me Shkodren, administrimi i saj dukej mjaft i veshtire. Por nje koment i gazetes britanike "Times" dha nje zgjidhje perfekte. Shkodra te merrej nen administrim nderkombetar. Procedurat moren fund shpejt dhe nen-Admirali Anglez, Burney, u urdherua te zbrese ne toke dhe te marre ne dore administrimin e qytetit. Me 13 Maj, malazezet u larguan dhe me 14 Maj, nen-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Ne ikje e siper, malazezet i kishin vene zjerrin pazarit te mrekullueshem te qytetit. Me 15 Maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lire.

Kush ishte Hasan Riza Pasha

Vali i qytetit te Shkodres qe nga viti 1911, Hasan Riza Pasha e lidhi emrin e tij me qytetin verior shqiptar sidomos gjate rrethimit dhe qendreses se tij ndaj malazezeve me 1912 - 1913. Gjeneral i ushtrise turke, ai kishte lindur me 1871 ne Bagdad. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati nje karriere te shkelqyer. Ne vitin 1892 u gradua si nentoger ne Akademine Ushtarake te Stambollit, ndersa me 1895 u gradua kapiten ne Shkollen turke te Shtatmadhorise. Me granden nenkolonel, me 1899 u dergua ne Gjermani ku plotesoi studimet e larta ushtarake. Nga viti 1901 deri me 1911 sherbeu ne Irak, ku fitoi edhe graden Gjeneral, ndersa me 1911 u emerua ne Shkoder. Ai luajti nje rol fantastik ne mbrojtjen e qytetit nga sulmi malazez dhe ne kalimin e Shkodres administrates shqiptare te Qeverise se Vlores. Per kete edhe u vra ne nje atentat, naten e 30 janarit 1913 duke u kthyer nga shtepia e Esat Pashe Toptanit. Vrasesi i tij sipas te gjitha gjasave ishte Osman Bali. Eshte varrosur ne xhamine e Parruces ne Shkoder.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Rozafa - gruaja e murosur

Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.
Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne. Gruaja 'Rozafë' lutet që t'ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti. Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje. Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë. Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet! Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, don të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshëm në kohën e Rozafës, gruas që u muros për të dhënë jetë. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua për hir të zakonit, dhe kjo përbën forcën filozofike të vetë legjendës: flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.

Por a janë të gatshëm vallë, të gjithë njerëzit të flijojnë? Jo, por në të vërtetë, po! Secili nga ne humbet diçka, dikush më shumë, dikush më pak, pa dëshirën tonë, pa vetëdijen tonë. Kjo ndodh po aq natyrshëm, sa ç'ndodhi me Rozafën. Por humbjet tona janë të vogla, individuale, ndërkohë që humbja e Rozafës u bë për hir të interesave globalë: ndërtimit të një muri mbrojtës për qytetin e Shkodrës.


Kanga e kalasë së Shkodrës” - kenueme nga populli

Ç’po punojshin tre vëllazën
Murin e qytetit – o,
Shkon nje plak o aty pari
- Puna e mbarë, o ju tre vëllazën !
- Ku po e shef ti t’mbarën tonë ?
gjithë ditën po punojmë
E gjithë natën po na rrënohet
- a din gja plak me na diftue ?
Kjo kala që nuk shtërngon ?
- Unë e di por kam gjynah.
- Atë gjynah ti lena ne !
Kish qitë plaku e u kish thanë
- A jeni të tre të martuem
A i kini të tre vashat ?
Po, na të tre të martuem jena
E të tre vashat i kena.
Na difto pra çka me ba ?
Pa ndigjoni ju tre vëllazën
Për n’e daçi ndrejt me punue
Porosinë që po ju jap
Kujt mos shkoni me i diftu
Lidhni besë e lidhni fe
Në konak mos bisedoni
Në konak mos bisedoni
Vashave mos iu kallxoni
Nesër nade porsa të zbardhin
Cila vashë që ju bijnë bukën
Atë murojeni në kala
Atëherë ju keni me pa
Se sa mirë ka me qindrue.
Se vojt ma i madhi vlla
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashës së vet ky i kallxoi.
Ashtu i dyti vlla
Harroi këshillin që pat vu
Atë që plaku i pat diftue
Çarti besë e çarti fe
Në konak e bisedoi
Vashë së vet edhe ky i diftoi.
Heu ! Ma i vogli vlla
Mbajti besë e mbajti fe
Në konak s’e bisedoi
Vashë së vet nuk i kallxoi.
U err nata, zbardhi dita
Dolën djelmt – o me punue
Na erdh koha me çue gjellën
Na i thrret nana gjelinat – o
Gjelinë, e madhja gjelinë
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
- Besa nanë atje s’po mund të rri.
Se kam ndjehun sot e ligë
Edhe në kambë s’po mund të rri.
- Çou gjelinë, gjelina e dytë,
Ustallarët duen bukë
Duen bukë e duen ujë.
Qyqja, mori kadnanë
Më ka ardh haberi mbramë:
Se më ka vdekë qyqja nanë
- Çou gjelinë, gjelina e tretë,
Me iu çuem sillen djelmve.
- Lepe nanë e kadnanë !
- Ustallarët duen bukë
E duen ujë.
- Besa nanë, atje s’po vete
Se kam djalin e vogël.
- Qyqja unë nafazeza
Gjith kah shkova e kah erdha
Nafakqyqe paskam qenë.
Se na djalin ta shikojmë
E s’e lamë të vajtojnë.
- Nisu shko gjelina jeme.
Kur ka ba nusja me shkue
Me djal t’vet a hallashtue:
Lamtumirë njomzaku ‘jem
Nuk më përket nana me dorë
Ede djalin e ka qitë në gjumë
Të dy faqet ia ka puthun
U përpjekshim në atë jetë.
Mori bukë e mori ujë
Iu afrue murit të kalasë.
Kur epa i shoqi ‘saj,
Kur epa i shoqi belanë
Çakiçi në duar iu ngri.
Kish qitë e shoqja e kish thanë:
Çka ke burr [ndaluar] nuk punon ?
- Më ka tretë myhyri i gishtit.
Ulet me te kunati m’e kerkue
Rrasën sypri ia kanë vue.
- Pash zotin kunati madh
Nji amanet po ta la:
Synin e djathtë ma leni jashtë,
Gjin’ e djathtë ma leni jashtë,
Se vjen djali me më kërkue,
se me sy do ta shikjoj
E ma gji do ta pajtoj
E ma dorë do ta lëmoj.

Marre nga libri ''Shkodra dhe Motet'' i Hamdi Bushatit
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Liqeni i Shkodres

Eleganca arkitektonike në natyrën e ruajtur për mrekulli Në këtë mënyrë peshqit shtegtarë, sidomos ngjalat, nëpër Bunë e Dri kalojnë në liqenin e Shkodrës dhe në liqenin e Ohrit dhe anasjelltas. Liqeni i Shkodrës, park nacional, është liqeni më i madh dhe rajoni më i madh i peshkimit në Gadishullin Ballkanik. Është i gjatë 43 km dhe i gjerë 14 km, kurse thellësia mesatare e tij është 7 m. Dy të tretat e sipërfaqes së tij i takojnë Jugosllavisë, kurse një e treta i takon Shqipërisë. Në të dirdhen lumenjtë: Moraça, Cërmica, Plavnica dhe lumi Cërnojeviq. Buzë bregut nën Rumi, në drejtim të perëndimit, shtrihen rreth 50 ishuj më të vegjël ose më të mëdhenj. Liqeni është edhe strehë vërri ose stacion "shtegtimi" për shumë shpendë shtegtarë. Këtu jeton edhe pelikani i rrallë (nesiti, gemi) shpendi më i madh notues i Evropës. Veçanti e liqenit është lotosi (kasarani), bimë me frut që hahet dhe që rritet vetërn këtu. Është bime e çuditshme se, edhe pse rrënjën e ka në ujë, nuk bën frut në qoftë se gjatë verës nuk bie shi. Në Kraja gjenden gërmadhat e kubeve të kishës dhe muret e kuvendit të Zonjës së Bekuar të Krajës. Aty janë varrosur Vlladimiri dhe Kosara, ~>Romeo e Gjulieta" e mesjetës sonë. Në mbarim të shekullit X princ VIladimirin o sulmoi perandori i Maqedonisë Samuili, e zuri rob dhe e mori skllav në kryeqytetin e vet. Aty, si skllav, ai u dashurua me të bijën e perandorit Kosarën. Pasi Samuili pranoi që ata të martoheshin, e ktheu Viadimirin në Zetë në fronin e tij princor. Pas vdekjes së Samuilit, nipi i tij Vladislavi e vrau djalin e tij, e mori pushtetin, kurse Vladimirin e vrau tradhtisht duke dalë prej kishës. Prej atëherë, Kosara mbeti e vetmuar dhe o përtëriu manastririn e Zonjës së Bekuar të Krajës, ku i solli nga liqeni i Prespës eshtrat e bashkëshortit të saj dhe, në varrin e tij më vonë, u varros edhe vetë. Legjenda për bukurinë dhe pastërtinë e dashurisë sëtyre jeton edhe sot në popull. Sipas princ Vlladimirit quhet bjeshka, vendbanimi dhe fusha ndërmjet degës së malit të Rumisë dhe liqenit të Shasit. Në fshatin Mërkojeviq, nën Rumi, në një familje myslimane, ruhet si relikt kryqi nga periudha e princ Vlladimirit dhe sot e quajnë ~>kryqi i princ Vladimirit". Nëpër gështenja të shpeshta dhe buzë fushave të duhanit rruga vazhdon më tutje e në të takohen femra në kostume piktoreske kombëtare shqiptare që shkojnë ose kthehen nga pazari piktoresk i Ostrosit. Të enjten, ditën e pazarit, këtu bëhet tregti me të gjitha ato që rriten këtu. Gjatë tërë rrugës në këtë ekskursion mund të vërehet ndikimi i kulturës orientale. Këtë na kujtojnë sidomos xhamitë dhe ndërtesat e tjera. Nëpër të njëjtën rrugë, plot me përshtypje, kthehemi në Ulqin.
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Kryeqyteti verior pasqyrohet në librin "Shkodra dhe Motet"
Një libër me dy vëllime, i botuar nga historiani Hamdi Bushati, hedh dritë mbi historinë e këtij qyteti të vjetër dhe me rëndësi të madhe rajonale. Në vëllimin e parë trajtohet historia e lagjeve, e qytetit në përgjithësi dhe zakonet e komuniteteve fetare të qytetit. Ndërsa në vëllimin e dytë flitet për origjinën e familjeve të këtij qyteti.


Shkodra është një qytet më se 2 mijë vjeçar. Para pushtimit romak në vitin 164 para Krishtit, ky qytet ka qenë qendra ilire, Scodra.
Më pas, para se të bëhej territor venecian në shekullin e 15-të, u kthye në kryeqytet të drejtuar nga familja mesjetare Balsha/Balsic. Turqit osmanë e pushtuan këtë qytet dhe e shkatërruan në vitin 1479.
Pozita e saj strategjike gjatë kohës së perandorisë osmane, që kontrollonte rrugën nga Ballkani jugperëndimor për në Bosnje dhe Kroaci dhe lidhjet lindore me Kosovën dhe Maqedoninë, e kthyen atë në një qytet të rëndësishëm osman me një treg të pasur me më se 1 mijë dyqane. Mes qyteteve shqiptare të mesjetës, për nga rëndësia ajo mund të krahasohet vetëm me Prizrenin dhe Janinën. Në shekullin e 18-të dhe 19-të, ky qytet ishte gati një territor i pavarur i Bushatllinjve, të cilët e zgjeruan me territore boshnjake dhe kosovare. Mbështetja austro-hungareze për katolikët e kësaj zone e bëri Shkodrën një qendër të rëndësishme katolike dhe nacionalizmi.
Por ky qytet e humbi rëndësinë e tij me krijimin e Jugosllavisë dhe kur Mbretëria Serbe mori Kosovën në vitin 1912. Kjo ishte pasoja e pashmangshme e Perandorisë Osmane dhe nacionalizmit agresiv në Ballkan në fillim të këtij shekulli.
Shkodra është një qytet që ka shumë muslimanë, një numër të konsiderueshëm katolikësh, dhe një numër më të vogël ortodoksësh, kryesisht me origjinë malazeze.
Në qytet ka dhjetëra familje të vjetra me origjinë turke, dhe më pak me origjinë persiane dhe egjiptiane.
Hamdi Bushati, i cili ka vdekur në fillim të viteve 80-të, ka përshkruar pikërisht këtë përzierje me tradita të ndryshme, bashkëpunimin dhe armiqësinë e saj. Njëkohësisht, në libër ka dhe të dhënave enciklopedike për shumë ndërtesa, drejtues të qytetit dhe tregtinë.
Nëpërmjet zëvendësimit të emrave të rrugëve, autori ka përshkruar pushtimin austrik dhe atë francez gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe atë italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një rrugë e quajtur Franz Josef është quajtur më pas Buonaparte dhe Mussolini, sipas pushtuesve të rinj.
Nga ana arkitektonike, Shkodra është ende një ndër qytetet më interesante të Shqipërisë, pavarësisht nga planifikimi komunist, sipas të cilit u ndërtuan shumë apartamente dhe u dëmtuan lagjet muslimane dhe ato katolike.
Shkodra ka Piacën e saj, një rrugë e ngushtë që është kthyer në shëtitore kryesore. Ajo ka edhe ndërtesën e vetme Habsburge në Shqipëri, aktualisht Prefektura e qytetit.
Pjesë e dekorit të qytetit është edhe kulla e tipit anglez, e ndërtuar nga Lordi Paget, një protestant britanik.
Por edhe humbjet e këtij qyteti nuk mund të llogariten.
Sipas Bushatit, një xhami që u ndërtua pranë asaj aktuales në vitin 1942 dhe që i afrohej stilit maroken u shkatërrua nga komunistët për të ndërtuar apartamente të reja. Ndërsa, katedralja katolike, që kishte afreskë nga piktori më i mirë shqiptar i shekullit të 20-të, Kolë Idromeno, u kthye në një pallat sporti. Pazari i vjetër u përmbyt nga Lumi Buna për shkak të neglizhencës. Ky qytet ka patur gjithashtu edhe një treg të stilit persian me dyer të mbyllura për tregtarët e bizhuterive, por edhe ky treg u prish. Të gjitha të prishura në kohën e komunzmit.
Libri është përpunuar. Me dëshirën për ta pasuruar veprën e të atit, djali i Bushatit e ka plotësuar vëllimin e fundit me të dhëna të marra nga familjet vendase.
Përshkrimi i të kaluarës së lavdishme të qyteteve ka qenë një traditë e hershme e familjeve të vjetra. Shkodra është një qytet për të cilin aktualisht pak njerëz kujdesen.

Nje nga ngjarjet me te bujshme te historise shqiptare te Shekullit te XX - te. Mbrojtja 183 ditore e Shkodres dhe jehona e saj. Qendresa e Hasan Riza pashes dhe vrasja e tij. Roli i Esat pashe Toptanit ne vrasjen e komandantit turk, ne mbrojtjen e qytetit dhe me pas ne dorezimin e tij. Marreveshja me Malazezet dhe vendimi i Londres.
Adjutanti i gjeneral Hasan Riza Pashes, trokiti ne deren e eprorit te tij pa zbardhur ende mengjesi i dates 8 tetor 1912. Komandanti( dhe njekohesisht Valiu i qytetit) ishte ende i pergjumur kur degjoi lajmin qe e priste prej kohe: Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe trupat e tij sapo kaluan kufirin mes dy shteteve. Pashai nuk kishte nevoje per me shume shpjegime. Dy ore me pas ai u njoftua se trupat Malaze, ashtu siç pritej, qene drejtuar per ne Shkoder. Komanda turke e dinte prej kohesh se ne rremujen e Luftes Ballkanike, trupat e principates se vogel ne veri te Shqiperise kishin vetem nje mision: te nenshtronin qytetin e lashte shqiptar. Agimi sapo kishte filluar te zbardhte mbi kalane e Rozafes, kur ai urdheroi levizjen e trupave ushtarake per ne rrethinat e fortifikuara te qytetit. Fortifikata te ndertuara me ngut vitin e fundit dhe qe, tashme, ashtu siç pritej, ishin gati te perballeshin me zjarrin e luftes. Ne mesdite gjithçka ishte gati. Me shtabin e tij, Hasan Riza Pasha, komandanti turk i qytetit, qe vendosur ne Bardhanjore dhe po ate mbasdite mblodhi te gjithe komandantet e tij. "Qyteti do te rrethohet se shpejti,- iu tha ai atyre - por ky qytet nuk do te bjere ne doren e malazezeve. Shkodra eshte fati yne ose varri yne, por jo turpi yne. Sot kemi 5 mije trupa ushtarake, por mbi 20 mije te tjere jane duke ardhur ne ndihmen tone. Qe sot fillon nje beteje e veshtire, qe asnje nga ne nuk e di se sa do te zgjase".
 

genci

Primus registratum
DED GJO’ LULI

DED GJO’ LULI, PUSHKË E NGREHUN PËR SHQIPËRINË

Nga DALIP GRECA

ded%20gjo%20luli.jpg


Ded Gjo Luli, shkru ka letër,
t'parit Shkodrës o ia ka çu,
Se Shqipnia nuk don tjetër,
veç don vedin me e sundu...
-- vargje të këngës popullore.
HISTORI SHKODRANE
- Vrasja e Gjelosh Lulit
- Persekutimi i familjes së Bajraktarit të Hotit
- Masakrimi i Marash Vatës
- Lekë Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail bej Vlorës, i cili e kishte përcjellë Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq nderime këtij katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:
- Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë.
Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit.

Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë Gjo' Lulit, për të prekur simbolin e mburojës kombëtare, mjafton të sjellim për lexuesit vargjet e shkruara më 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!

Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët ishin zmbrapsur nga trojet tona përmes pushkëve që mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më heret se sa në Vlorë. Madje në fund të marsit - fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, që më 1911 kishte sjellë tre flamujë prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit. Në librin "Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje është përcjellë me emocion: "Ditën e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë me dy krena". Të gjithë ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh e ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër Hot..."

Ndersa mësuesi, poeti dhe luftëtari i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit e ka perjetësuar në vargje:

Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.

Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova e parë trimërisë së tij përcaktohet pjesëmarrja në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U shkrumbëzua dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë që mbajti gjallë jo vetem emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe. Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë hotianë dhe malsorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo' Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emer prijësit të ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve dhe emrin do t’ia përmendinin për shumë kohë ndër ato anë. Trimi kishte treguar zotësi, urtësi dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë me armikun. Dhe që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej të lumtë pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb" e "Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve. Në të gjithë malësinë e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë, prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i ardhshëm Dedë Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por pushka i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës, ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Vihet në vijën e parë të frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin të zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem në krye të luftimeve, por edhe përkrah lëvizjeve diplomatike të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin konsujve europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve të tyre. Në letrat që malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të sigurtë se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme..." Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve në Shkodër. "Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej se Evropën nuk e linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve. Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët pushkët i mbanin ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte si gjithmonë në krye të luftëtarëve. Ai dha një kontribut të çmuar për mirëkuptimin e prijësve shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistët kanë shkruar se ai u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë e fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një faqe tjetër të ndritur në historint e Shqipërisë. Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një provë tjetër. Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i ulën armët.

Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për të futur nën sundim me ligjet e Turqisë malësorët. Përveç dëshmive dhe kronikave të përcjella, nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë Palokë Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep përmasat e figurës shumë popullore, Dedë Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'
……………………………………
Dedë Gjo Luli trim dai,
[ndaluar] s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...


Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundër malezezëve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtër i rrallë i shfrytëzimit të terrenit që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk u korit përballë armikut.

Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej i poshtëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca pushkë të vjetra, të cilët vertetë e humbën në fillim orientimin, se viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës.

E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që kujtohet e nderohet për bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të binte i pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e zermës prej dhimbjës. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejen e 29 gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedës, për të mos e lënduar, i thanë:

- Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915. Djali tjetër, krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata, Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun të këtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi i kohës ishte i jashtëzakonshëm.

Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për Atdhe. Në gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) përcillen fjalët e Gjok' Lulit: ”Të falem nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e pasha këto eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj, që të kenë pesëqind shtëpi në Hot kanë me dekë për Shqipni!”

Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari në nderimet që Shkodra po i kushton kujtimit të Dedë Gjo' Lulit, tue krye detyrën e mirënjohtësisë ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma të parët ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun të Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të Shkodrës lutemi na zevëndësoni në ceremoni." Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë që jetonin në Tiranë.

Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën kur Shkodra kryen detyrën ndaj Dedë Gjo' Lulit, që gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të bashkëqytetaseve tanë të bashkuem në vorrin e nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe." Edhe ky telegram është i botuar në gazetën "Ora e Maleve".

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma: "Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si pjesëtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh: "Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht. Fundi i tij ka mbetur sfidë atyre që i morën jetën. Një rapsod mirditor e ka fiksuar në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se ç’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...

Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila çoi në Pavarësinë e Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë të asaj kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit, Ded Gjo’ Luli.

Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York
Nr.919, 17-20 Mars 2000, fq.10.
 

genci

Primus registratum
Re: DED GJO’ LULI

DED GJO' LULI - NJË JETË ME LUFTË PËR SHQIPËRINË

E shanë, e torturuan, pastaj e vranë dhe më në fund e masakruan. Dhe për t'i humbur gjurmët e atij krimi monstruoz e qitën në shpellë.
Ky burrë shqiptar kishte shkuar atje në Orosh të Mirditës për bisedime, edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej. Testamenti i nënshkruar një ditë më parë se të nisej, tregon parandjenjën e tragjedisë së tij, pavarësisht se të gjithë e kishin këshilluar që të mos shkonte.
Por Dedë Gjo' Luli ua kishte dhënë fjalën krerëve të Mirditës. Ishte ditë fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisë, Dede Gjo'Luli i Hotit.
Atë ditë u shua nga qielli shqiptar një yll i lirisë kombëtare. E vranë ata që e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
Dede Gjo' Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ishte bir i një prej familjeve më fisnike të Malësisë, derë e përmendur brez pas brezi. Hoti ka një të kaluar të shkëlqyeshme. Historianët thonë se ishte një ndër krahinat më të organizuara në gjithë Shqipërinë në Mesjetë.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe.
Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.
Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.

"Jeta e Ded Gjo Lulit"
Shkeputur nga gazeta Koha Jone (Shkruar nga Gjoleke Gjonlekaj)
 

genci

Primus registratum
Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi

--------------------------------------------------------------------------------


Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.
Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.
Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.
 

genci

Primus registratum
Isa Boletini

Isa Boletini

--------------------------------------------------------------------------------

Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës më 16 janar 1864. Fati e solli që po në atë muaj të vitit 1916, tashmë në moshën 52-vjeçare të vritet në pabesi së bashku me njerëzit më të afërt të tij, dy djemtë, dy nipat e tre bashkëluftëtarët që nuk i'u ndanë deri në rrahjet e fundit të zemrës. Në këtë hark kohor të moshës së tij të prerë, 35 vjet Isa Boletini i vuri në shërbim të atdheut e të kombit i lidhur me një nga drejtimet më themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, me luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Në fillim si luftëtar e më vonë si prijës, Isa Boletini u rrit së bashku me lëvizjen e armatosur kundërosmane të fundit të shekullit XIX e fillimit të shekullit XX. Në këtë proces ai mësoi dhe fitoi mjaft cilësi të vyera, të cilat do t'i vlejnë në përpjekjet për organizimin e udhëheqjen ushtarake të kësaj lëvizjeje. Tiparet e një udhëheqësi ushtarak ai i shfaqi që në kontaktet e para me taborret osmane i rrethuar prej tyre në kullën e Boletinit në fundit e shekullit XIX. Këto tipare do të formoheshin e zhvilloheshin plotësisht dhe do të shfaqeshin me tërëë madhështinë e tyre gjartë kryengritjeve të mëdha të viteve 1910-1912, e veçanërisht në betejat e zhvilluara në Grykën e Carralevës në maj 1910 dhe në betejat e maj-korrikut të kryengritjes së vitit 1912. Për shkallën e lartë të organizimit dhe mënyrën e drejtimit të kryengritësve, oficerët turq e vlerësuan Isa Boletinin dhe krerët e tjerë kryengritës si njerëz të shkolluar e specialistë të zotë, të cilët sipas tyre, nuk mund të ishin shqiptarë. Ndërsa, shtypi i kohës e vlerësoi Isanë si gjeneral të ushtrisë shqiptare.

Bashkimin e popullit shqiptar në luftën kundërosmane, ai e shihte si faktorin kryesor të brendshëm për arritjen e fitores. "Kur të bashkohen të gjithë shqiptarët, do të theksonte Isai, e të lidhin ndër vedi një besë shqiptare, do të jemë të zotë të përzomë urdinë e turkut jo me armë, por edhe me hunjtë e gardhit". Kjo u arrit në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912. Në kuadrin e përgatitjeve të kryengritjes brenda vendit, hyjnë edhe përpjekjet e Isa Boletinit e të krerëve të tjerë për të siguruar një mbështetje e bashkëpunim me vendet fqinje. Në kushtet e refuzimit të një bashkëpunimi të tillë nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritësve për armë e municion, u mundua të shfrytëzojë prirjet e Serbisë për të bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë.

Isa Boletini punoi intensivisht për organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut përkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kërkesën themelore për autonominë e Shqipërisë. Për realizimin e këtij programi, ai në bashkëpunim me Hasan Prishtinën e krerë të tjerë, drejtuan forcat kryengritëse për çlirimin e qyteteve kryesore të Kosovës. Sukseset e njëpasnjëshme të kryengritjes e detyruan Portën e Lartë të ulej në bisedime me shqiptarët. Më pas, fillimi i Luftës Ballkanike në tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin përkrah bashkëluftëtarëve të tij në hapësirën e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rënies së Podujevës në duart e serbëve, Isai u tërhoq në drejtim të Shalës për t'u prerë hovin ushtrive serbe që vinin në drejtim të Mitrovicës. Rrethimi i Mitrovicës nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin të tërhiqej në drejtim të Prizrenit e prej andej në krahinat ende të papushtuara për të vijuar më tej luftën për mbrojtjen e vendit. Në Sllovë të Dibrës, Isai mësoi për aktin e madh politik kombëtar që po përgatitej në Vlorë. Vetëm aty ai pa shpëtimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të pushtuara nga ushtria e Aleancës Ballkanike.

I zgjedhur si delegat i Kosovës, në krye të 100 luftëtarëve kosovarë ai u nis për në Vlorë. Në sheshin e flamurit për herë të parë ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrëngimin e dorës së tij Isa Boletini e shoqëroi me urimin "Të lumtë dora Ismail Qemali" dhe mori prej plakut të urtë të Vlorës vlerësimin më të lartë për kontributin që ai kishte dhënë për shpalljen e pavarësisë "Ti më dhe krahun e fuqishëëm Isa Boletini".

Vëmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe të atdhetarëve të tjerë, e tërhiqte çështja e kufijve të shtetit shqiptar. Isai u zgjodh në përbërjen e delegacionit të qeverisë së Vlorës që u nis në Londër si përfaqësues i Kosovës, fati i të cilës do të përcaktohej në Konferencën e Ambasadorëve. Vendimet e padrejta që mori Konferenca e Londrës duke lënë jashtë kufijve më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, përforcoi bindjen tek Isai se një padrejtësi të tillë do ta zgjidhte vetë populli shqiptar. Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Isa Boletinin në Malësinë e Gjakovës. Përqëndrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze në kufirin shqiptar dhe bashkëpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanë të linte Krasniqen e të zbriste në Shkodër, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore e në kushte tejet të vështira ekonomike, pasi gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të luftës për liri e pavarësi.

Në qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrën. Për të mos rënë në dorë të tyre, Isai kërkoi strehim në Konsullatën Franceze në Shkodër dhe i kërkoi nënkonsullit që ta ndihmonte për t'u larguar në një vend asnjanës ose të ndërhynte pranë qeverisë së Malit të Zi dhe Serbisë që të lejonin kthimin e tij pranë familjes në Mitrovicë. Në qoftë se nuk do t'i realizoheshin kërkesat, Isai kishte vendosur që me çdo sakrificë të çante natën rrethimin e forcave malazeze e të largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t'ia dorëzojë Isa Boletinin Malit të Zi, duke u bërë kështu drejtpërdrejtë pjesëmarrëse në krimin e shëmtuar që serbo-malazezët kryen ndaj Isait te Ura e Podgoricës.
 

hawk

Primus registratum
Re: Isa Boletini

..Hasan Riza Pasha e ka varrin ne Dobrac tek Varrezat e "Kamaneve"....ne te majte kur shkon per Koplik....eshtrat pastaj nuk e di.
 

hawk

Primus registratum
Re: Isa Boletini

..ka dhe nje obeliskte shkurter tek varri,te peruruar nga abasadori turk dhe nje xheneral turk para pak viteve...
 

genci

Primus registratum
Nje Ndodhi me At Gjergj Fishten

Jemi në Shkodrën e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e të vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur në popull për humor e thjeshtësi. Ai ndalonte e fliste rrugëve me lypësa, fëmijë, gra, plaka, studenta, hoxhallarë, etj. dhe për secilin kishte çka të thoshte. Nji ditë, nji grup studentësh në rrugë, para Kafes së Madhe, janë mbledhë e po flasin e diskutojnë gjëra të forta, tema filozofike. Ishin studentë të ardhur për pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, përfytyroni veshjet elegante të asaj kohe....)
Në këtë kohë po kalon andej Fishta ose Padër Gjergji, siç e quanin populli.

Nji nga studentët, i cili ishte i shquar për "zotësi" e "kulturë" të lartë, e i brymosur pak me materializem, i thotë shokëve:
-- Ndigjoni shokë. Kam me i ba Padër Gjergjit nji pytje të fortë e kam me e nxanë MAT... S'ka me ditë ka me ia mbajtë i shkreti... - e po zgërdhihet studenti me shokët e vet.
E mirë, afrohet Fishta e përshendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mësimet, etj. etj. Por studenti në fjalë gjen rastin dhe e pyet:
-- Padër Gjergj, a muj me të ba nji pyetje?
-- Po si jo Djaloç, mundesh... po të ndigjoj - thotë Fishta.
-- Padër Gjergj, - thot studenti, - Ju fetarët thoni që pas vdekjes së njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit...
-- Po - thotë Fishta, duke buzëqeshë, - ashtu themi na fetarët, pse a je kundër a?
-- Po mirë, thotë studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nëse nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt në nji arkivol, e këtë arkivol e fusim në nji arkë të madhe prej plumbi, e këtë arkë prej plumbi e fusim në nji arkë prej bakri, e këtë arkë prej bakri e fusim në nji arkë prej çeliku, e mbyllim mirë e mirë... Nga ka me dal shpirti k'tu o Padër Gjergji? A ban me m'kallxu?...
Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokëve fitimtar...

Padër Gjergji buzëqeshi disa sekonda dhe i thotë qetësisht:
-- Ndigjo djalosh i mirë... Ti me sa po shoh unë, ke në krye nji borsalinë... nën atë borsalinë të bukur i paske do flokë bukur shumë të dendura, bash si shtëllunga leshi të dashit rudë... nën ato flokë si shtëllunga ke nji lëkurë të trashë të kryes, nën atë lëkurë të kryes, ke nji kockë të fortë si guri (kafka e kokës), nën atë kockë të kryes, ke nji cipë ma të hollë që mbulon trunin (trurin) tand, që ashtë ai që mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si të dul (doli) e nga të dul kjo pyetje e marrë, a ban me e ditë?... Studenti mbeti e s'dinte çka me thanë.
 

Guest
"Dy Fjale"

Dy fjalė

Shqipnija, qyshė prej Konferences sė Berlinit pat kenė konsideru prej Fuqinavet tė Medha si nji “fuēi barotit”. Shqiptaret, nji ner popujt ma tė vjeter tė Ballkanit kishin dhanė prova tė gjalla se ishin nė gjendje me luftu per ti dalė Zot trojevet tė tyne tuj fillu me Balshajt e Zetės e deri te heroi kombetar Gjergj Kastrioti - Skanderbeu, heroi e strategu Shqiptarėvet i cili per 24 vjet rresht e bashkoi popullin shqiptar dhe kje i zoti m’e majtė frontin kundra fuqisė ushtarake tė Osmanllijvet, fuqija ma e madhe ushtarake e asaj kohe.

Kurė Fuqitė e Medha t’Europes Kristjane diktune se Fuqija Ushtarake turke u shpartallu ne luften Ballkanike me 1912-tė prej Fuqinavet Sllave tė Bashkume tė Ballkanit dhe per tė nalė ngatarresat dhe konfliktet si mund tė ngjajshin midis popujvet ballkanat me zaptu tokat e njeni-tjetrit, e sidomos tokat t’ona shqiptare [ndaluar] kishin metė per gati 500 vjet nen sundimin osman, menunė, sidomos Austro-Hungarija e Britanija e Madhe me kriju nji Konferencė tė perbashket me Fuqitė e tjera t’Europes bashkė me Rusinė Cariste per me asgjasu konflikte midis ketyne popujvet ballkanat tė cilet tuj u ngatrru midis vedit, mund tė shkaktohesh nji luftė Botnore n’Europė per me da plaēken shqiptare. Ketu u duk kjartas se Fuqitė e Medha veprojshin ne bazė tė interesavet tė tyne kombtare se sa n’udhen e drejtė per tė caktu kufijt ethnikė tė seecilit komb ne Ballkan. Kjo punė ishte nji e metė e madhe se, prej kesaj Konference e cial me shkrola tė Medha u qujtė “Konferenca e Ambasadorvet ne London”, e [ndaluar] e filloi punen me 15 Dhetor 1912 dhe perfunoi me 12 Gusht 1913.

Kufijt e Shqipnisė u murojten prej Austro-Hungarisė ne Verilindjen dhe nė Juglindje edhe prej Italisė e, megjithate e prapseprap Shqipnija e 1913-tės doli nji komb i cungumė sepse prej gjiut tė sajė u shkeputen: Qytetet e bregut tė detit Adriatik Tivari e Ulqini deri ne breg tė Bunes, marė Kosova me Gjakoven, si qendra ma e madhe e asaj krahine, Dibra e Madhe [ndaluar] sot quhet Makedoni dhe ne jugė krejt Ēamuria dhanė Greqisė, kurse shtetet sllave e gelltiten pjesen Veriore dhe Verilindore tė Shqipnisė.

Kjo Konferencė i gjeti shqiptaret ushtarakisht krejt tė papregaditun. Konferenca e Londonit e Ambasadorėvet nuk e njofti shpalljen e pavaresisė shqiptare ne Vlonė prej Ismail Qemalit sepse ajo urdhėnoi formimin e nji Komisjonit tė Perbashket per rindertimin e Shtetit tė Ri Shqiptar. Lista e Komisjonit austro-hungarez asht botu ne fun tė studimit tė kesaj pjese. Nerkaq ideja komtare ne shpirtin shqiptar ishte tashma e formume pa kurrfarė dyshimit.

Nersa vazhdojshin bisedimet ne London t’Angliterres, Shkodra ishte e rrethueme prej ushtrivet serbo-malazeze per gjashtė mujė rresht. Shkodra murohesh ne ket ēast prej ushtrisė turke, nen komanden e Hasan Riza Pashes dhe vullnetarvet shkodranė dhe nen kondita tejet te zorėshime per mungesen e ushqimit e tė bukes, nersa anmiqt malazez ishin t’armatosun dhe tė furnizumė me ushqime tė bollėshime prej Rusisė per ma se dy vjet.

Ketu dishiroj me thanė disa fjalė permi Hasan Riza Pashen, murojtesin e Shkodres sidhe vrasjen e tij prej dores shqiptare.

Hasan Riza Pasha ka kenė Rrethkomandanti e Vali i Shkodres. Ai erdhi ne Shkoder me 1911. Pytja del vetvetiut se kush ka kenė Hasan Riza Pasha: Leu ne Bagdad - Kryqytet i Irakut - me 1871 dhe atje u rrit. Pra ishte Arab me origjinė. I ati, Namik Pasha, kje Vali i Bagdadid. Masi maroi shkollat ushtarake me radhė, ne vjetin 1892 u gradu n/Toger prej Akademisė ushtarake tė Stambollit. Ne vjetin 1897, kreu shkollen e Shtatmadhorisė me graden “kapiten”. Me 1897 mori pjesė ne luften Greko-Turke. Ne vjetin 1899, u dergu ne Gjermani me plotesu studimet e nalta dhe “Aplikacjonin”. Kreu Shkollen e Luftes (Kriegsakademie), ku u dallu per zotesinė e tij mes tė gjithė studentavet osmanllij dhe gjermanė. Shtatmadhorija gjermane leshoi raportin e funit per tė ndjerin Hasan Riza Pasha, pat shkru edhe keto fjalė: “Me tė drejtė mund tė themi se mund t’a drejtojė Krysinė e Shtatmadhorisė sė Madhe Turke”.

Me 7 Marc 1912, u emnu Vali e Komandant i Governatures ne Shkoder.

Hasan Riza Pasha, me zotesinė e tij strategjike pat fitu nji nderim nerkomtar. Harta ushtarake e strategjike e murojtjes sė Shkodres, perpilu simas udhėzimevet tė tija ndodhet e ekspozume, ne reliev, ne Muzeumin Ushtarak ne Zwicer. Vetė Lumo Skando, (Mit-hat Frasheri) e ka pohu se e ka pa kurė e kishte vizitu at Muze.

Hasan Riza Pasha banonte ne Shkoder ne shtepinė e tė ndjerit Adem Tahiri ne Fushė Ēelė. Per ballė baneses tij, banonte Esad Pash Toptani ne vilen e Hasan Bekteshit.

Hasan Riza Pasha u vra prej tre personavet kur po kethente ne shtepi tė vet, mas vizites ne shtepinė e Esad Pash Toptanit, mas jacijet (lutje fetare myslimane). Poezija popullore per at ēast thot:

Ranė dy pushkė mas jacijet,

Si t’na bite rrufeja Zotit.

Hasan Rizaja u plagos randė dhe nuk vdiq menjiherė. E bajten ne shtepine e vet ku menjiherė erdhen mjekėt per t’a vizitu. Ata deklarunė se Hasan Riza Pasha nuk kishte shpetim. Dy pluma i kishin ra ne krahėnurė dhe nji plum i tretė i kishte ra veshkes. Hasan Riza Pasha e pohoj vetė me gojė se kishin kenė tre veta, po ne errėsinen e nates nuk kishte mujtė me i dallu se kush ishin. Posa kishte kalu dy hapa, e kishin gjujtė mas shpine, sė parit dy herė dhe mas nji ēasti e kishte gjujtė i treti. Hasan Rizaja kishte vu doren ne revolverin e vet por i pafuqishem me gjujtė.

Kjo vrasje tragjike nodhi me 20 Janar 1913 ora 18.45 e mramjes.

Esad Pasha Toptani e vazhdoi luften i rrethumė prej malazezevet me tė cilėt bashkėpunonte edhe nji pjesė e mirė e malcis katholike tė thymė me pare e tė premtumė se posa t’a nxjerrėshin perjashta fuqinė turke, malazezėt kishin me ēu flamurin shqiptar e me deklaru Shqipninė e pavarun. Kto fjalė ishin vetem premtime boshe sepse serbėt e malazezėt nuk e kan pasė kurr nji ide tė tillė. Ata kan vepru gjithnji ne damin e Shqipnisė per ēdukjen e sajė si komb i pavarun. Historija asht edhe ka kenė dishmitare per veprimet e tyne. Edhe tash para disa vjetėvet masakrimi i popullit shqiptar kosovar asht nji provė e gjallė e terrorizmit serb. Nuk duhet harru se feja ne ket rast ka lujtė nji rrol me randesi komtare.

Esad Pasha Toptani, mas tre mujvet rrethimi e thirri parinė e Shkodres dhe u tha se, per mungesen e madhe t’ushqimit dhe tė bukės nuk ishte ma ne gjendje me qindru ma gjatė. Nersa ne London t’Angliterrės, vazhdojshin bisedat per me e pranu Shkodren si pjesė e padame e Shqipnisė. Esad Pasha Toptani pa e marrė pelqimin e shkodranvet, filloj marreveshtjet me ushtrinė malazeze per me dorėzu Shkodren dhe nenshkroi ramjen e qytetit me “kondita” e pa shprazė asnji furshek. Ushtrija turke u la e lirė tė kthehet n’atdhenė e tyne dhe Esad Pasha doli i lirė me njerzit e vet. Ushtrija malazeze hyni triumfuse ne Shkoder me banden e saj muzikore dhe Krajl Nikolla i Malit tė Zi urdhėnoi me qitė 21 topa prej kalasė Shkodres. Trupat malazeze e moren Shkodren me daten 23 e 24 Prillė 1913. Kjo fitore nuk zgjati shumė kohe, se mas gadi dy javėvet, ata moren urdhen prej Konferences sė Ambasadorėvet ne London me e liru Shkodren sa ma parė. Me ket veper, diplomacija austrijake doli ma triumfuse se pazarlleku i malazezėvet me Esad Pashė Toptanin e miqt e tij.

Dorėzimi i Shkodres Malit tė Zi, bashkė me vrasjen e Hasan Riza Pashės i u pat ngarku Esad Pash Toptanit i cili kishte ambicjen ma tė madhe me sundu permi nji Shqipni edhe ma shum tė cungume se kjo [ndaluar] asht sot: Ashtu tė qujtun: “Shqipnija e Mesme Myslimane”, bash si ka me e pa lexusi i ketij libri ne pjesen e dytė tė Konferences sė mėsheftė tė Londonit me 1915-1916, mas plasjes sė Luftes Parė Botnore. Ate [ndaluar] Perandorija Austro-Hungareze ndertoi me mundime tė medha, Fuqitė e Medha tė ENTENTES deshten me e shpartallu pa meshirė, po tė mos kishte kenė nerhymja e Presidentit tė Math tė Shtetevet tė Bashkume t’Amerikės Z.Woodrow Wilson, i cili i a naloi hovin Italisė, Frances dhe Angliterrės me shpagu kelyshėt e tyne ne kurrizin e tokavet shqiptare dhe tė popullit shqiptar.

Me daljen e malazezėvet, ushteritė nerkomtare moren ne dorzim qytetin e Shkodres. Malazezėt para se me e lanė Shkodren me zemėr tė thyme, ia vunė zjermin tregut tė vjeter. Kesisojit ata e tregunė edhe nji herė shpirtin e tyne mizurė. Por, para se t’a myllim ket parathanėje tė shkurtė dishiroj me thane edhe disa fjalė se ēka nodhi me malsine e Siper-Shkodres.

Kur Hasan Riza Pasha e pa se nihma e malsorėvet i nepte krah malazezėvet ne rrethimin e Shkodres, ai u vu ne kontakt me Ipeshkėvin e Shkodres Imzot Jakė Serreqi [ndaluar] tė lidhesh me Vjenen e me Vatikanin per t’ja mushė menen malcorvet me ia kethy pushken malazezėvet. Per ket punė, Imzot Serreqi, krejt mėshehtas dergoi nji “kasnec” (lajmtar) ne Vjenė per me marrė nji venim tė tillė, mas shumė bisedimesh edhe me Vatikanin, kasneci u kethy me lajmet ma tė mira, sepse per ket gja kerkohesh nerhymja e Kishes Katholike shqiptare e cila mori lejen per nji nerhymje ne ket mes. Kur kasneci arrijti ne Shkoder, shkoi fillė ne shtepinė e Esad Pashė Toptanit. Atje shkoi edhe Hasan Rizaja per me venosė drejtimin e veprimevet tė tyne ne marreveshtje me Kishen Katholike shqiptare. Kur Hasan Rizaja po kethente ne shtepi, ai u vra prej dores trathėtare. Populli i Shkodres ia la fajin Esad Pashė Toptanit i cilime anen e Osman Balit, Met Kavajen dhe nji Teofik... prej Shqipnisė Mesme e gjujten ne Fushė Ēelė. Kurse Dom Ndoc Nikaj, nji prelat katholik e shkrimtar i njoftun, ne librin e tij: “Rrethimi i Shkodres”, ia len fajin disa malcorėvet tė cilėvet Osman Bali i a hapi shtegun dhe i la me kalu n’anen tjeter, tek malazezėt. Kujt me i besu ma parė? Sidoqoftė, trathetija del ner tė dy anet. Populli i Shkodres nuk kishte kurrfarė rrespektit per Esad Pashen sepse e dinte mirėfillit se Esadi donte m’e sundu Shqipninė me tė gjitha mjetet cilatdo qofshin ata. Edhe sot ka metė fjala se Esadi e vrau Hasan Riza Pashen. Kti lajme tė holla janė marrė prej librit [ndaluar] tash sė funi e pau driten e botimit ne Shkoder: “Shkodra dhe Motet” perpunu prej Hamdi Bushatit - “Mesusė i Popullit” - Shtypshkroja “Rozafat” - 1998. Nji liber ma se voluminoz e me detaje tė holla tė historikut tė Shkodres. Ne ket liber, mjerisht asht ba nji gabim. Ne faqen 465 asht shkru: Ambasadori rus Giesl. Fatmirėsisht ky njeri ka kenė Ambasadori i Austro-Hungarisė ne Cetine edhe miku ma i fortė i shqiptarvet, perfaqesusė i delegates austrijake ne London. Ka marrė direkt pjesė ne bisedimet rreth ēeshtjes shqiptare per murojtjen e Veriut dhe tė Veri-Lindjes shqiptare. Pat perpilu edhe nji kartė topografike e gjeografike me shenime tė mjaftushime tuj i tregu edhe venbanimet e shqiptarvet ne Siujdhesen Ballkanike, prandaj uroj [ndaluar] trashigimtaret e tė ndjerit Hamdi Bushati kan me e korigju ket gabim shtypit ne blenin e dytė t’atij studimit permi Shkodren.

Nji personalitet tjeter me randesi tė veēantė tė cilit i asht dediku edhe libri i “Studimet Shqiptare Nr.7”, asht edhe Theodor von Ippen i cili, njiherit ka kenė edhe kryekonsulli austriak ne Shkoder sidhe albanolog i mirėnjoftun. Ky mik i vlefėshim i Shqipnisė dhe i popullit shqiptar ka kenė edhe Shef i Seksjonit tė Ministrisė sė Jashtime t’Austro-Hungarisė tuj vu ne veprim diplomacinė tij tė perbindėshime sidhe njoftunitė e tija permi Shqipninė si nji shkencėtar i vertetė [ndaluar] ishte edhe Konsulli ma i aftė [ndaluar] pat dergu Austro-Hungarija.

Falenderimet t’ona ma tė perzemėrta u shkojnė edhe Ministrit tė Punėve tė Jashtime t’Austro-Hungarisė Konti Berchtold bashkė me ambasadorin austrijak ne London, Kontin Mensdorff.

Tė gjithė ketyne Zotnive tė ndershim e bujarė u shkojnė falenderimet ma tė thella e tė perzemerta tė popullit shqiptar e, bashkė me keto edhe Presidentit tė Shteteve tė Bashkume t’Amerikės i cili me nerhymjet e tija tė shpeshta per tė gjatė Konferences sė paqes ne Versailles i murojti tė drejtat e popullit shqiptar tuj ia nalu hovin kercenusė fqijvet t’onė grabitqarė jugosllavė, grekė e italjanė.

Libri i dytė italisht i perpilumė prej shkencėtarit italjan Pietro Pastorelli pranė Fakultetit tė Drejtėsisė t’Universitetit tė Bari t’Italisė, tuj marrė parasyshė edhe publikimet e funit tė Shteteve tė Bashkume t’Amerikės dhe tė Britanisė sė Madhe, rishqyrton tė gjitha Dokumentet sekrete tuj fillu prej Kongresit tė Dytė tė Londonit 1915-1916, per tė gjatė bisedimevet ne Konferencen e Paqes ne Versailles, Luften e Vlones dhe perfunon me Protokollin Paraprak tė Tiranes. Gjatė ketyne bisedimevet prej ministravet tė Jashtime tė njeni mas tjetrit, t’Italisė asajė epoke, lexusi shqiptar ka me u habitė me perkulje terthorta tė politikes italjane ne lidhjen e ngushtė me peripecitė e fqijvet sllave e greke dhe apetitin e tyne tė pafrenushim per tė gelltitė, pameshirė, tokat tona shqiptare. Ne ket mes del ne pah edhe roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili me 14 Pikat e tija tė mirėnjoftuna e kėthen drejtimin e interesavet kolonialiste tė Frances dhe tė Britanisė Madhe per tė ba nji “Paqe me Drejtėsi e pa Fitore”. Kėtu, presidentit amerikan, me kesilloj Fuqive tė Medha Kolonialiste, i hasė “sharra ne gozhdė”. Ata, kurrsesi nuk donė me hekė dorė prej intrigavet tė tyne shekullore per me perkrahė, parezervė, “kėlyshėt e Rusisė” dhe Greqinė, ashtu si e thot edhe At Gjergj Fishta ne poezinė e tij aq madhėshtore “Lahuta e Malcisė”. Megjithato dredhina, Presidenti amerikan ia del ne kry me e ndalu doren gjakatare tė fqijve tonė dhe nuk pranon asnji tregti nė kurrizin e komit shqiptar. N’anen tjeter, nerhymja e Kishes Katholike shqiptare bani ashtu [ndaluar] marė Malcija e Madhe e MbiShkodres t’a kethente udhen e sajė tė gabume dhe, ne shumicė, e veshun me petkat komtare e me pushket ne dorė, u leju tė parakalojė perpara Komisjonit Nerkomtar ne Shkoder me flamurin Kuq e Zi tuj bertitė: “Rrnoft Shqypnija”. Megjitha keto tė verteta, Pater Anton Harapi botoi vepren e tij ma te mirė: “Andėrra e Pretashit”.

Kryministri jugosllav Pashiq, qiti ne treg mollen e tij tė ngatarresės: “Ballkani per Ballkanas”, per me ēporrė Italinė prej Vlones, kurse n’anen tjeter u thonte italjanėvet se, tuj kenė se shqiptaret nuk janė t’aftė per jetesė, ashtu si nuk kanė kenė shekuj me radhė, asht e mira [ndaluar] italjanet tė veheshin dakord me jugosllavet per t’a da plaēken shqiptare.

Pashiqi asht nji dhelpen e vjeter sllave. Ai perdorė tė tana mjetet diplomatike [ndaluar] i vijnė per doret. Herė me premtime e herė me kercnimet e tija tė zakonėshime sllave, munohet me da e perēa atje ku i shkon fjala. Ai mori zahmetin me u endė deri ne Washington e me ia mbushė menen presidentit Wilson per me ia lanė Ballkanin per Ballkanas. Por presidenti amerikan nuk e hangri at kokerr ullinit dhe tuj ia kethy pergjegjen foli ma shum per bashkimin doganurė tė Ballkanit. Pashiqi u kethy me durė thatė sepse Wilsoni kishte menime tė tija. Edhe per tragjedinė e Shkodres e tė ngjarjevet tjera, At Gjergj Fishta perpiloi nji poemė tė bukur per t’ja lanė si “vath” ēdo shqiptari. Tė hujit, shkrunė At Gjergji:

Buken para veē t’ja shtroni,

N’shqiptari si a kenė zakoni,

Me i besu, mos i besoni...

Ne ket veper tė Prof. Pastorelli, lexusi shqiptar ka me u pershku permes luftes sė Vlones tė cilen ai e ka dokumentu fillė per pe me pershkrimet e dokumentavet tė funit. Si pjesa ushtarake e poashtu edhe ajo diplomatike nuk ishin tė gjithė dakord per me majtė Vlonen me ēdo kusht bashkė me mandatin e Shqipnisė. Sidomos, socjalistat italjanė, nji pjesė e mirė e parlamentit italjan si edhe gjeneral Cadorna me shtatmadhorinė e vet ka kenė ne kundershtim flagrant me menimet e gjeneral Piacentinit. Megjithate, lufta u ndez dhe patriotet tonė shqiptarė u hodhen permi telat e llogorit italjan me nji vetmohim tė rrallė dhe me kangen patriotike:

O trima luftėtarė.

O bijtė e Skenderbeut,

Kerkoni ju shqiptarė

Lirinė e Mėmėdheut...

Me ket vetmohim tė shqumė tė vullnetarvet shqiptar, ushtrija italjane u detyru me braktisė Vlonen me perjashtimin e ishullit tė Sazanit. Lufta e Vlones u ba bastjoni i pavaresisė shqiptare. Natyrisht, kan kenė edhe faktorė tjerė tė cilet, ne ket mes, kan lujtė nji rol me randesi. Per t’u permendė asht rezistenca e socialistavet parlamentarė italjanė tė cilet e kercenunė qeverinė italjane me ngritjen e masavet tė puntorisė italjane kundra luftimevet ne Vlonė.

Qeverija italjane u detyru tė dergonte ne Shqipni misjonarė tė veēantė per tė nenshkru nji marreveshtje me njerzit e Kongresit tė Lushnjes tė cilet kishin hy me fuqi ne Tiranė, ne Kryqytetin e Rilindjes shqiptare, i cili ia uli fletėt qeverisė sė Durrėsit (pro-italjane) per t’u bashku me njerzit e Kongresit tė Lushnjes dhe tė dyja sėbashkut, shpallen Shtetin e Rilindun Shqiptar tė “Pavarun” me Flamurin e Ismail Qemalit tė ngritun ne Vlonen kreshnike me 28 Nandor 1912. Shqipnija u pranu tė hynte ne “Lidhjen e Komevet” si pjestare e sajė me tė drejtat Nerkomtare si Shtet i Pavarun me 21 Marc 1921. Protokolli Paraprak i Tiranes i ven nji “kapak” luftavet tė pergjakėshime tė popullit shqiptar per tė dalė Zot ne vedi.

Pjesa e funit, shkurtimisht, tregon zaptimin e Shqipnisė prej “hordhivet fashiste”. Protagonisti i kesaj fushate tri herė mizore u ba Konti Ciano, i dhandėrri i Mussolinit tuj e kopju gjoja zaptimin e Ēekosllovakisė prej Hitlerit. Porse n’anen tjeter keto dy zaptime nuk ishin tė barabarta ose tė njillojta mes tyne. Shqipnija ishte ne “paqe” me Italinė dhe prej sajė merrte nihma ekonomike tė bollėshime. Kurse Gjermanija naziste e Hitlerit ishte jo ma pak se nji kundershtare tejet e rreptė e Ēekosllovakisė e cila sot asht da ne dy pjesė. Per arsy se Paqa e nenshkrume ne Versailles i a kishte dhuru Ēekosllovakisė dy miljonė gjermanė me tokat e “Sudetenland”; e zaptoj me forcė. N’anen tjeter Italija kishte pasė firmu “Protokollin e Tiranes” per nji paqe tė vazhdushime midis popullit shqiptar e italjan dhe Italija nuk kishte asnji arsy per zaptimin e Shqipnisė.

Kurė i thanė mretit t’Italisė: “Madhni, na po zaptojmė Shqipninė”, ai u pergjegj: “Nuk besoj se ia vlen barra qiranė per me hy nė nji luftė botnore per 4 (kater) gurė...”. Ne tė verteten, Shqipnija ka ma shumė se kater gurė, po shqiptari, deri sot nuk ka kenė i zoti t’a shfrytezoje pasuninė e madhe [ndaluar] natya i a fali. Keshtuqi, shekuj me radhė, shqiptari mbeti me nji kothere buk tė thatė... Edhe sot, kurė bota po perparon me hapa gjiganteske ner tė gjitha lamijet e ditunisė njerzore, Shqipnija, mas tragjedisė komuniste, ka mbetė “ne ven numero” e nezun permrenda me shamatė e dallavere partijake pamariim. Po pse pra nodhin keta ngatarresa tė vazhdushime ne parinė politike tė Shqipnisė “post-komuniste”? Po pse nuk u hoq shamata e intriga prej derės s’onė? Nersa, ne Greqi sot ka pothujėse 300.000 shqiptarė m’atė anė [ndaluar] punojnė vetem per nji kothere buk tuj i fshi nevojtoret grekėvet ose lavru tokat e tyne... Mos Zot ma keq...

Kurė Italija, me tradhėtinė e Kontit Ciano zaptoi Shqipninė, pruni me vehte tonelata me makaroni, marmelata e vesh-mathje. Po sot Shqipnija post-komuniste, memzi asht e zoja me i siguru popullit, makare ujė e dritė, le ma kafshaten e perditėshime per mos me thanė ma mirė kurrgja [ndaluar] tė dhemb goja me i permendė...

Permi zaptimin fashist tė Shqipnisė, lexusi ka m’e shoshitė ai vetė zhvillimin e ngjarjeve sepse, ndoshta shumica e jonė ka kenė deshmitare e atyne ngjarjevet dhe me kaq e mbyllim ket liber.

P.S. Per ēdo gabim [ndaluar] lexusi ka me gjetė ne ketė permbledhje, pervujtenisht i kerkoj ndjesė.

Dr. Fejzi Isa Domni

Massapequa Park, N.Y. U.S.A.
 

genci

Primus registratum
DEDE GJO LULI, MBROJTESI FISNIK I TROJEVE SHQIPTAR

DEDE GJO LULI,
MBROJTESI FISNIK I TROJEVE SHQIPTARE
Gjergj Nikprelaj

Ceshtja shqiptare ne skenen nderkombetare u paraqit ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe zgjati pa nderprerje deri ne vitin 1912, respektivisht deri te shpallja e pavaresise nga Kuvendi Kombetar, me 28 nentor 1912 ne Vlore. Njohjen e plote nderkombetare, Shqiperia e fitoi me 29 korrik 1913 ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer.

Ne kuader te Krizes Lindore me 1875, ceshtja shqiptare ne vecanti dhe ceshtja ballkanike ne pergjithesi, kane terhequr vemendjen e diplomacise evropiane. Posacerisht Austro-Hungaria dhe Rusia, ne garen e tyre per supremaci, u bene faktore determinues ne zhvillimet historike te Ballkanit, te cilave me vone iu bashkangjit edhe Italia. Prandaj "ceshtja e Orientit" ze vend paresor ne historine e popullit shqiptar. Ne radhe te pare gjate kesaj krize ishin te angazhuara Rusia, Austro-Hungaria dhe Anglia. Fuqi te tjera si Franca dhe Italia kishin me pak fuqi dhe interes per keto ngjarje, ndersa Gjermania u paraqit si pale e trete ne mes paleve ne grindje. Fuqia me e rrezikshme dhe shkaterruese per Perandorine e Stambollit tradicionalisht ishte Rusia. Status quo-ne per interesat e veta, per te bllokuar depertimin rus e ruanin me se forti Austro-Hungaria ne Ballkan dhe Anglia ne Mesdhe.

Rilindja Kombetare Shqiptare organizoi dhe mobilizoi popullin ne lufte per pavaresi dhe mevetesi. Krijoi nje permbajtje te re dhe vuri detyre ideologjike, politike, ekonomike dhe kulturore organizimin e luftes kombetare per clirimin e vendit nga sundimi shekullor otoman dhe bashkimin e vilajeteve shqiptare ne nje shtet te vetem dhe te pavarur.

Autonomia e Shqiperise, si kusht paraprak per arritjen e pavaresise kombetare, kishte hyre ne gjakun e cdo rilindasi dhe cdo patrioti shqiptar. Per fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan. Shqiptaret kishin te njejtat aspirata kombetare qe i kishin realizuar popujt e tjere te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohes nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shume te re te merrej me veprimtari publike, politiko-shoqerore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjere. Ai bashkepunonte me Cun Mulen, Marash Ucin dhe me shume hoten dhe malesore tjere. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dyte ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Cun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim per mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tone, Malesise ne vecanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurise per lii "ne shkollen e tradites popullore" ku kishin mesuar malesoret qe te jene gjithmone te gatshem per te flijuar edhe jeten e vet per lirin e Atdheut, sic veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithe familja e tij kreshnike e cila u flijua per atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndersa dita-dites i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet. Shume here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkoder dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpames, shume i guximshem, orator i njohur sic e quante poeti yne i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Per te patur me te qarte figuren dhe kohen ne te cilen lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet te kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjate kohes se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqiperise, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqiperia ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqte shekullore, fjala eshte jo per popujt, por per estabilshmentet ballkanike qe gjithmone enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjeter

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askend tjeter ne kohen e tij. Ishte burre ne ze, fjala e tij kishte peshe shume te madhe ne te tere Malesine. Ishte nder figurat me te medha qe pati Malesia ne kohen e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deciqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtate trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne menyre te vecante ne Luften e Malesise. Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli yne ne teresi dhe Malesia e tij ne vecanti perkulet plot respekt per vepren e kryetrimit, kryengritesit te madh qe tere jeten e kaloi me pushke ne dore kunder sunduesve te huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shume kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga erresira shekullore Atdheun tone. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombetare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zeri i tij per clirimin kombetar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.

Kur rreziku i copetimit ishte mese real

Pas luftes ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombetare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gje qe, ne mes tjerash ndikoi shume edhe ne disfavor te ceshtjes shqiptare. Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mese real. Fuqit e Medha evropiane filluan per interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nen sovranitetin e "Perandorise se semure" sic quhej ne ate kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit per turqit ishte nj-_-_rim, per ne shqiptaret ishte nje helm vdekjeje".

Tryeza diplomatike per aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se larte, si fitimtare e luftes e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste per dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te medha evropiane dhe jo vetem interesat e shqiptareve.

Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Sic dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, vecanerisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej ne lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnje e drejte. Kongresi sic do te shohim, nuk u dha pergjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe deshironte te degjonte per fatin e popullit tone. As Memorandumi i njohur i Shkodres, per te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, sic e kemi konstatuar me pare, ishin per ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhene Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe ne vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, per cka rane ne dakord palet e interesuara, gje qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e ketyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodres. Fuqite e Medha ne kete rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodres) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilen e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilet heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilen e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, ketu u vendos fati i Ulqinit. Flota nderkombetare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bente presion luftarak per dorezimin e Ulqinit. Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te ketij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Keto troje ishin pjese e Vilajetit te Shkodres, kurse ne pikepamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqiperise) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "nje pjese e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anen e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijera shqiptare u shperngulen me dhune edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodres duhet te gjente rrugedalje per buke e pune, per te siguruar ekzitencen e mijera te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.

Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rendesishme

Ne historine re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri dite para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rendesishme ne historin e re te popullit tone. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me nje platforme e program gjithekombetar. Ajo kishte, sic dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Nje rol te madh ka luajtur Dega e Lidhjes per Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pelqimin e popullit, Malesia dhe Mirdita paten dymedhjete perfaqesues, Shkodra dy dhe Podgorica nje, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse keta mberriten me vone, me 30 qershor. Fakt eshte se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikepamje te ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me cfare qellimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombetare, si shtyllat kryesore te pavaresise se popullit tone, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, jane pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane per qellimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimeria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjate Luftes se Miletit per mbrojtjen e teresise tokesore etnike shqiptare eshte pak a shume e njohur dhe mbetet gjithmone ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj ketu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kunder perpjekjeve per dhenien Malit te Zi, qofte edhe nje pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do te shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne te gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan dite e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Te gjitha keto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Keta burra kreshnike, me pushke ne dore mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i pare u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i pare u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkoder, nga gjithe paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i pare Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Te gjithe jane te shenuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Lipihut, dhe protestonin kunder gatishmerise se Qeverise Osmane per t'ia dorezuar keto krahina me dhune Malit te Zi

Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Te gjithe jane shenuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Te gjithe keta burra ishin anetare te deges se Lidhjes per Shkodren, pervec Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte perfaqesues ne Mbledhjen Komitetit Kombetar ne Prizren.

Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkoder me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kunder vendimeve te Qeverise Osmane per t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndersa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet per zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe per te fituar pavaresine e Shqiperise, ndonese Fuqite e Medha nuk dhane asnje ndihme. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenje me kryq, Stak Breci - shenje me kryq, Dede Gjo Luli - shenje me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka. Per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges per Shkoder u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luften mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes per Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.

Lufta u ndez ne tere gjatesine e frontit. Diten e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njejta gje ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kesaj ushtrie ne prill per mbrojtjen e ketyre dy maleve ishte shembull i larte heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje eshte e njohur si Beteja e Zharnices.

Tentativa per pushtimin e Hotit e Grudes deshtoi

Ne fillim te luftes, Shtabi i Deges per Shkodren numeronte kater mije ushtare, kurse me vone u grubulluan nente mije vullnetare nga te gjitha viset e Shqiperise. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mije ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohes. Tentativa e Malit te Zi per te pushtuar Hotin e Gruden deshtoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e ketyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej per pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej per funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake permes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne kete kohe.

Shtohet pyetja ne lidhje me fatin historik te krahines se Kucit, (Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjate Krizes Lindore.

Sic dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kesaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga keto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te ketyre fiseve kaluan ne anen e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.

Mali i Zi i aneksoi keto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, nje pjese e banoreve te ketyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vellazeror dhe clirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga keto troje, shpejt fitoi poste te ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.

Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne keto ane, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar keto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mire se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marre pjese 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anen e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i ketij fronti dhe ushtrise perandorake te cilen e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shume se 6000 ushtare?

Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kucit" vepron ne te njejten menyre "hesht) edhe pse komandonte ne kete sektor te frontit. Por per rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe benin malesoret kane shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kesaj kumtese e shume te tjere.

Mali i Zi llogariste se ne anen e tij ne kete lufte do te kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por keto fise me kembengulje refuzuan kete kerkese, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse nje vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thene Preng Docit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi deshtoi kryengritja e Mirdites kunder ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me ne fund. Po citojme edhe nje proteste energjike nga krahina e Kucit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kunder aneksimit nga Mali i Zi te ketyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkoder. Burimi i kesaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Cfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilet i percillnin keto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vemendje te madhe, vleresonin se ne nje lufte ne te ardhmen, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mije ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tete deri dhjete mije ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do te thoshte me shume ushtri se sa kishte Mali i Zi ne ate kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i ketij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e ketyre trevave kishte bere nje rezistence te madhe kunder pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonje arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, per shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe ne rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.

Per shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjeter po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi nje zeri te formonte te ashtuquajturen

"Lidhja e Vogel" e cila do te kundershtonte Porten e Larte dhe politiken dyfytyreshe te Cetinse, me arme ne dore. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore per nenshtrimin dhe carmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjen Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kete konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, ketyre u erdhi ne ndihme Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kerkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne te ardhmen, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhena me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejten e mbajtjes se armeve).

Ne kete kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shume e acaruar. Ne periudhen e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shume sy dy vite te shoku i luftes, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malesi, disa kohe jetoi ilegalisht neper shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doci ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shume i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male".

Ne kete periudhe tragjike, Porta e Larte per shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte per liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkoder, gjoja ne lidhje me nje marreveshje per "ruajtjen e kufirit"!? Keshtu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historise se popullit shqiptar ne pergjithesi dhe Malesise ne vecanti. Pas shume vjeteve u kthye i gjalle nga internimi vetem Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.

Ne kete veshtrim, fjala eshte per aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne cdo lami. Ne burimet historike te kohes eshte konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodres "Kuvendi i Shkodres), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.

Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori permasa te merituara kombetare gjithnje e me te medha ne historine, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doci, Ismail Kadare e shume te tjere.

Autori i ketij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", eshte ne dijeni se deri tani nuk eshte hartuar ndonje bibliografi shteruese per Dede Gjo Lulin e as per Kryengritjen e Malesise, te cilen ai e udhehoqi.

Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin nje paradoks, kur merren ne konsiderate konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, per dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zevendesim Malit te Zi.

Shqiptaret, sidomos malesoret, heren e pare ne nje numer kaq te madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kane luftuar kunder Malit te Zi per mbrojtjen e trojeve te veta shume here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohen e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodres dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodres.

Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise per clirim kombetar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet per liri, te bashkohen me malazezet ne luften e perbashket perfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te clirohet Tuzi dhe Malesia do te valvitet flamuri shqiptar ne keto troje. Por sic dihet historikisht ai i tradhtoi, ne vend te flamurit tone valeviti flamuri i Malit te Zi. Me kete rast, malesoret ne pergjithesi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Sic dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se ate e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine per t'u marre vesh lidhur me "menyrat dhe kohen e rreshtimit te shqiptareve perkrah aleateve ballkanike"! Sic u pa me vone, ata kishin te vetmin qellim, te pushtonin tokat shqiptare...

Kohet e fundit, ne raste te ndryshme, shpeshhere degjohet se gjoja malesoret ishin ne anen e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e verteta eshte se ata luftonin per clirimin e popullit te vet dhe jo per llogarite e Malit te Zi. Deshmia me e madhe eshte lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes per t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e ketyre dy fiseve me 6 prill 1913. Ne ate kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mese 560 familje nga keto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodres, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kesaj dite. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices ne fund te vitit 1918. E vertete eshte vetem se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjate sundimit te tyre, bene qe te krijohet nje afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjate Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.

Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe deshmojne edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historine tone kombetare".
 
Top