"E duam Shqiperinë si gjithë Europa!"...akoma

nga blogu www.peshkupauje.com
Duke lexuar gazetat në internet sonte pashë rastësisht në faqen e RD-së një shkrim të titulluar: Të rinjtë festojnë nën moton: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!" që fliste për festimet e Ditës së Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetorit (s’e dija që kish një ditë të këtillë po nejse). Artikulli s’është ndonjë gjë kushedi se çfarë, një rrjeshtim i zakonshëm i titullarëve shtetërorë që kishin ardhur të “takonin” rininë, lista e veprimtarive, etj, etj. Kush do ta lexojë të shikojë në fund të faqes.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte titulli, e famshja parullë “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Çuditërisht ja ku jemi, 15 vjet që nga ndryshimi i sistemit njëpartiak e prapë ne vazhdojmë të kërkojmë të njëjtën gjë. 15 vjet më vonë s’jemi lodhur akoma duke thirrur për Europën, pa pyetur në na do ky klub privat neve apo jo, ne vazhdojmë të përpiqemi të kacavirremi mbi muret e saj. Them kacavirremi se nga dera na e kanë bërë të qartë që s’futemi. Ata e dinë dhe ne e dimë. E megjithatë ne e duam këtë ide të quajtur “Europë”.
Do doja të kisha qënë aty midis atyre njerzve tek piramida e ti kisha pyetur se çfarë është për ta Europa, çfarë Europe duan ata? Duan një Europë ku të rrijë 10% e popullsisë pa punë dhe të përfitojë të ardhura nga shteti? Apo duan një Europë që vuan nga emigracioni dhe nga ndryshimet e thella kulturore? Duan vallë një Europë që i shikon si lypsarë, si kriminelë?
Do doja ti pyesja edhe në e duan Shqipërinë si Shqipërinë, si vëndin e tyre të varfër në mes të Ballkanit që ka veçoritë e veta, që nuk ka kështjellat e mahnitshme Gjermane anash Rinit por që ka male thepa thepa që përmënden gjithë krenari në një këngë Labe si kështjella (psh. në vargun e mëposhtëm: Labëri, Labëri, Labëri 40 kështjella!). Po Shqipërinë që ka halle e probleme a e do njeri? Se pa i zgjidhur hallet e kësaj Shqipërie të tanishme s’besoj se bëjmë dot një Shqipëri “si gjithë Europa”.
Nuk e di kujt i shërbejnë këto “Ditë të Rinisë” por më duket se janë thjesht përpjekja e atyre që janë sot në pushtet për tu lidhur akoma me një të kaluar të “lavdishme” të tyren e për t’ja ushqyer këtë përpjekje atyre që janë akoma të “freskët” në mëndje. Sa pak paskemi ecur, dikur partia-shtet e mësonte rininë se ç’të mendonte e tani partia qeverisëse përpiqet të bëjë të njëjtën gjë.
Llukan Tako
8 Dhjetor 2005
*** *** ***
Të rinjtë festojnë nën moton: "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!"
Larmi aktivitetesh për Ditën kombëtare të Rinisë
Në kuadër të 8 Dhjetorit "Ditës së Rinisë Shqiptare", Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës (QNK) në Tiranë një radhë aktivitetesh me të rinjtë kryeqytetas nën moton "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Evenimenti krijoi mundësinë për të paraqitur objektivat dhe prioritetet e ministrisë në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, por dhe për të nxitur tek të rinjtë vlerat artistike dhe kulturore.
Programi filloi në orën 11.00 me një simpozium të Grupimit "Dhjetori '90" në kujtim të Heroit të Lëvizjes Demokratike të Dhjetorit, Azem Hajdari.
Në ora 12.30 u organizua takimi i hapur me OJF-të rinore, ku morën pjesë kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj dhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi.
Po kështu, në ambjentet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është hapur Panairi i Librit për të rinj nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, dhe Panairi i Qendrave të Formimit Profesional të të Rinjve, po bëhet prezantimi i rrjetit të ëebpage-ve rinore të shkollave të mesme nga Qendra Rinore FORIS dhe British Council, si edhe diskutime për afrimin e të rinjve me librin. Ndër aktivitetet e kësaj dite ishte edhe prezantimi i antologjisë letrare i të rinjve më të talentuar nga British Council dhe Rrjeti Kombëtar i Qeverive të Nxënësve, prezantimi i organizatave rinore në Youth Fair, si edhe ekspozimi "Shqipëria nga ajri", prezantim i bukurive natyrore të vendit, parë në kuadër të zhvillimit të turizmit kulturor e rinor.
Nga ora 17.00 deri në mesnatë ka vazhduar festa rinore Rin-Fest 2005.
Rilindja Demokratike