Re: Pershtypje...
Spital psikiatrik mbushur me te semure te dhunshem. Nje pjese e sheruar jane ngujuar ne nje ashensor me dere te prishur qe nuk mbyllet e ashensori ka mbetur aty midis dy botesh... Fytyra te reja qe ngerdheshen me koken qe u vertitet lart e poshte mes shpatullash, syte ulur, nje tufe te rriturish me permasa xhuxhash qe qajne duke u cjerre e duke kercenuar pa ditur as vete se ke dhe pavione te tere mbijne pa pushim nga hici mbushur me te vjella e te permjera. Nuk kam pare kund kaq frustrim qe perqesh me dhembet jashte si te qe fytyre njeriu i vendosur per te paren here ne jeten e vet perballe pasqyres. Ca preferojne te rrine varur ne dritare duke bertitur: Une nuk po te shof po ti je kaq budallaqe sa nuk e kupton dhe kujton se ma ka qefi te merrem me ty! Ca te tjera ecin me nga nje binjake perkrahu, njera veshur me tanga plot pupla, tjetra terheq nje familje zvarre. Kudo neper murre varen papushim tabela mbi tabela: "Ulni zerin", "Mbani duart larg nga njeri-tjetri", "Shifni punen tuaj", "Respektoni 30 cm hapesire rreth tjetrit", "Ju lutemi te lexoni para se te cirreni" etj etj. Kjo eshte nje cmenduri kolektive!