Re: Can You Freestyle...
ok miku im li, te qarte ma bere ftesen,
ndaj nga pasiviteti, 180 grade po ta bej kthesen,
a doni qe te flasim, dhe fjalet ti rimojme,
a sikur tju kisha prane, nje rap bashke ta kendojme,
nejse crendesi ka, me mire larg se te panjohur,
me mire respekte virtuale, sesa fizikisht te ftohur,
li me thuaj pak, cdrejtim ka marre shqiperia,
cfare behet me rinine, sa e pasur eshte varferia,
kazino pashe ishte hapur, intelektualet skane leke per buke,
pashe hummera ne tirane, dhe alabake neper kolltuke,
njerez qe shesin helm, dhe drejtojne te ardhmen tone,
kur do te marrim drejtim, me mire heret se vone,
por heret ka kaluar, dhe vec vone na ka ngelur,
kembet e shqiperise, kokat e vendit i kane shkelur,
nga ramizi tek sala, nga sala tek fatosi,
nga fatosi tek sala, luajne maloku dhe kodoshi,
2300 punonjes, qeveria behet gati per te hequr,
cfare do hajne keto familje, apo kane lekuren e regjur,
deklarohen pasurite, tosi paska nevoje per leke hua,
por si bejne ligjet per keto kerma, i bejne per ty dhe mua,
o li cfare ben vaki, kush valle na mallkoi,
kur u ndanin keto fate, pjesa jone ku na shkoi,
viti 2005, tirana ka dritat me orar,
leri rrethet e tjera, ku pisllik nuk ka kandar,
si mund te rregullohet ekonomia, kur 70% na zoteron greku,
kur cdo lloj paraje ka force, vetem ska pamje leku,
si mundet te perparojme, kur borxh marrim dhe dritat,
20 ore ne erresire, po 100 mije vine tarifat,
a me kupton or li, a me kupton pse nuk shkruaj,
sepse zymtesira te tilla, shpirtin ma bejne te vuaj,
sa shume do te doja, tu ktheja dhe te ndihmoj,
por po nuk njoha njeri, dhimbjen time kush do ta degjoje,
nuk vleresojne se cfare di, vleresojne se ke njeh,
nuk me vleresojne masterin, as dy bacelorat nuk mi sheh,
por po njoha alabakun, qe vodhi gjithshka dhe tani ka fuqi,
li po ta thote vellai, une mund te behem i pari tek ajo shqiperi,
po qe ashtu se dua, se cfare seshte e imja nuk me perket,
por malli per tironen, shume shpesh kete zemer ma nget,
e lashe 17, 24 jam tani qe te flas,
dua te vi por kam frike, se nga marazi do te plas,
ne menyre figurative kuptohet, por zemra qenka e cuditshme,
ju trashka dhe asaj lekure, me dhimbjet e perditshme,
li or mik vellai, ku je, cme thote shqiperia,
ku jane vlerat dhe moralet, se na mbyti krenaria,
ku eshte respekti per familjen, martesen, intelektin,
ku eshte demokracia, se nuk po ja shoh efektin,
ku eshte liria li, ku jane shanset per sukses,
i mblodhem te gjitha bashke, dhe i rrasem ne nje thes,
thesit i lidhem litarin, ne fund nje gur te rende,
e lidhem fort e fort, nyjen ja beme me dhembe,
e zvarritem per kaq vjet, derisa arritem tek lumi,
e hodhem pa kuptuar, por neve na morri lumi,
mos me keqkupto, dhe kete rime lexoje mire,
sepse per suksesin tone, une dhe ti kemi shume deshire,
por deshira dhe realiteti, jane me larg se cne mendojme,
ndaj ngelim te deshiruar, qe nje realitet te ri te jetojme,
li jam une baltimora, po te shkruaj me zemer ne dore,
lexoje kete rime, se tjeter gje skam ne dore,
pervecse te shpreh ndjenjat, te respektoj dhe te reciprokohem,
Li naten e mire, se merzia po me zemerohet...