A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

soldier_of_fortune

Primus registratum
A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

kam shume deshire te marr mendimin tuaj per kete ceshtje sepse me intereson personalisht <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> .Meqe e hapa si teme me jepni ndonje mendim edhe per te anasjellten,pra dy ish te dashuruar a mund te mbajne miqesi me njeri tjetrin?Kjo e fundit ishte e pamundur per mua po mund te kete ndonje ras te ndryshem.
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

A ke ndonje pyetje me te veshtire???

Eshte kategorikisht e pamundur nese synohet qe te dyja palet te zhvillojne nje jete normale dhe pa strese.

E kam provuar personalisht me shume se nje here, dhe kam, si ty, qene shume i interesuar nese njerez te tjere kane mundur.

Me statistikat e mia, eshte e pamundur.

Ose do vuash, dhe do te te thyhet zemra,
Ose do vuaje ose do i thyet zemra partnerit/es,
Ose do beni sex me njeri tjetrin.

Nuk ka miqesi platonike midish mashkullit dhe femres/Gay-Gay, dhe kjo eshte "e vertete absolute".

Po te kerkosh thelle ne mendjen tende, dhe mos ti genjes asaj qe te ndihesh i sigurte moralisht, ti do te gjesh se ti ose ajo keni nevoje per njeri tjetrin jo ne nivelin shoqeror, por ne nivelin intim te lidhjeve dashurore.

Zgjidhje te lehta te keti problemi nuk ka.

Ka zgjidhje te shpejta, por te dhimbshme.

I thoni njeri-tjetrit qe ne zemer do jeni gjithmon miq, dhe qe nga ajo pike e tutje, mos flisni me.

Ka dhe zgjidhje gjysmake, ose cfare une quaj "zgjidhje genjeshter".

Mos flisni me njeri tjetrin deri sa te keni arritur nje lidhje intime me dike tjeter.

Edhe ne ate rast, jo se do te ndryshojne arsyet pse ju doni te rrini ne kontakt, por te dy do te keni sisteme kontrollimi qe(me ndihmen e zotit qe s'egziston) do ju pengojne qe te bini ne krahet e njeri-tjetrit perseri dhe te perserisni te njejtat gabime qe u cuan ne ndarje heren e pare.

Ka dhe faktore te tjere qe ndikojne.

Njerezit ndonjehere shohin interesin largpames si me te rendesishem sesa miqesine me nje ish.
NQS psh. nje vajze ndahet me nje djale qe e "donte" shume dhe vendos te mbeten miq.
NQS ajo gjen nje djale tjeter qe eshte shume i pasur me te cilin e ka jeten te sigurte, atehere nqs ky djali i dyte ndihet i pasigurte nga miqesija e djalit te pare dhe e vajzes, atehere vajza mund te zgjedhi interesin e jetes se pasurise sesa interesin a jetes me nje njeri me te "kendshem" mbase.

Me te gjitha ato qe shkruajta me siper, s'me mbushet mendja se do te te japin ndonje ndihme te madhe nqs ti nuk mendon se po te mos kishe kontakte me ate njeri ti do te mbijetoje i qete ne mendje.
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Per pyetjen e pare.

Edhe ka mundesi te kthehet sidomos kur personi tjeter ndihet njesoj si ty.

Duhet te rrezikosh pak, sepse nese ata nuk ndihen si ty ose as edhe nuk mendojne ta konsiderojne oferten, atehere miqesia behet shume e veshtire.

NQS e ke shume qef kete njeri, provoje fatin.

Me mire te kesh provuar dhe humbur, sesa mos te kesh provuar fare.

Po s'provove s'ke rast per te fituar.
 

epiphany

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

qe miqesia te kthehet ne dashuri eshte me se e natyrshme por qe dashuria te kthehet ne miqesi eshte e pamundur.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Erik From mendon se Dashuria lind vetem nga shoqerizimi, pra kur dy persona shoqerohen dhe behen shoke, miq, te afert. Po kjo teme mendoj se i takon psikologjise, dhe jo filozofise...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Kurse Nice thote: "Miku me i mire ka te ngjare te kete edhe gruan me te mire, sepse martesa e mire bazohet te talenti i miqesise"
("Njerezor, teper njerezor", F.Nice, pjesa e shtate)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

kur ndodh qe nje miqesi te kthehet ne dashuri, mendoj se miqesia qe fshihej pas kesaj dashurie nuk ka ekzistuar kurre, pra filozofikisht (me qe tema duhet te trajtohet ne kete forum) brenda njerit ose te dy "ish-miqve" ka ekzistuar gjithnje nje dashuri e maskuar me petkun e miqesise.
 

soldier_of_fortune

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Erik From mendon se Dashuria lind vetem nga shoqerizimi, pra kur dy persona shoqerohen dhe behen shoke, miq, te afert. Po kjo teme mendoj se i takon psikologjise, dhe jo filozofise... [/qb]
Ti Vis shpesh shpreh mendimet e te tjereve (ne kete rast te Erik From) dhe nuk le rast pa permendur ndonje gje nga Nice,nga i cili je kaq i ndikuar sa ke edhe firmen me zarathustra.Une kam qejf te di me teper mendimin e bashkefolesve sesa te filozofeve te ndryshem.Me kete rast vertetohet se tu nuk je as free - thinker sic ke deklaruar <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />perderisa rralle flet ne emrin tend.
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Folesi i mesiperm ka te drejte.

Nice nuk duhet marre si e verteta absolute.
Une kam lexuar libra qe Nicen e katandisin ne nje filozof me llogjike te dobet.

Personalisht me pelqen fakti se ai tha dicka qe provokonte mendimin. E mire a e keqe rendesi ka qe ai si dhe shume filozofe te tjere te japin mundesine per te exploruar opsionet e ndryshme ne fushen e mendimit.

Megjithate, ti kthehemi temes:

Satan, me pelqen llogjika jote.

Miqesia mund te mos kete egzistuar fare qe ne fillim. Kthememi pra ketu te fakti qe dy persona te gjinive te ndryshme nuk mund te kene thjesht miqesi platonike midis njeri tjetrit.
Sado qe llogjikisht do t'u pelqente, "natyrisht" eshte e pamundur.

"Shpesh harrojme qe edhe ne sado qe me te zhvilluar se qeniet e tjera qe i quajme kafshe, edhe vete jemi pjese e natyres qe na ka krijuar, pra vete kafshe nqs e shikon rracen njerezore nga pikepamja e nje qenie qe mund te jete me e zhvilluar se ne".
 

Linddita

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Pegjigjja osht JO,edhe pse ndoshta njona pal e do miqesin,por pala tjeter mund ta beje ate veq per hater ose nga keqardhja per ty qe nuk ka mujt me bo diqka ma shum per ty...my opinion
 

Linddita

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

...edhe diqka te shtoj se e pash qe harrova..Miqesia ne dashuri patjeter qe mundet me ndodh,mirepo qe dy ishe te dashuraur te behen perseri miq JO s'funsionon
 

inanissa

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

MIQESIJA NE DASHURI KTHEHET , POR DASHURIJA NE MIQESI....JO!
KONKLUZJONI?
NESE GJERAT S'ECIN SI I MENDON...I HUMBET TE DYJA.
 

Rambla

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Tema s'ka lidhje me filozofine! Transferohet tek dashuria!
 

Ali_DemsI

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Normale qe mund te kthehet dhe do ishte nje nder dashurite me te bukura nqs do te duheshin te dy.
 

yasmine

Primus registratum
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Pak a shume mendoj se jeni shprehur te gjithe ne nje mendje. Une do te ndryshoja dicka :

Njeri nga ish partneret sigurisht qe mund te mbetet mik me tjetrin, zakonisht ai qe ka percaktuar fundin e raportit , nderkohe qe i dyti nuk gjen forcen per te krijuar nje lloj tjeter raporti , ate shoqeror.

Persa i perket miqesive qe kthehen ne dashuri kam nje mendim qe nuk ma luan topi. Jane te qendrueshme , e plot respekt , por me nje doze te manget pasioni.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

nuk di cfare pergjigje kam dhene ma pare ne nje teme te tille, por edhe pse vete mendoj se gjeja ma e bukur qe mund t'i ndodhi robit eshte te kaloje nga miqesia ne dashuri, nga eksperienca personale kam vene re se ajo qe ndodh eshte se humb nje shok!
c'est la vie!
shrug.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] nuk di cfare pergjigje kam dhene ma pare ne nje teme te tille, por edhe pse vete mendoj se gjeja ma e bukur qe mund t'i ndodhi robit eshte te kaloje nga miqesia ne dashuri, nga eksperienca personale kam vene re se ajo qe ndodh eshte se humb nje shok!
c'est la vie!
shrug.gif
[/qb]
jam ne te njetin mendim me ty.eshte e vertete qe humb nje shok amà fiton nje partner/e qe te njeh shume mire me te cilin/cilen arrin te bisedosh hapur(se ashtu je mesuar nga miqesia e meparshme)dhe kjo gje e ben lidhjen te qendrueshme.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

s'me ka ndodhur ende, kjo pjesa e dyte...
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: A mund te kthehet miqesia ne dashuri?

Fillimisht postuar nga yasmine:
[qb] por me nje doze te manget pasioni. [/qb]
jo gjithmone.ka edhe nga ta shoke(djale-vajze) qe edhe pse respektohen, grinden me njeri-tjetrin.kjo lloj shoqerie,kur shnderrohet ne dashuri,karakterizohet nga pasioni.nuk e di se si po eshte keshtu.
shrug.gif

me erdhi ne mend... te kundertit terheqin njeri- tjetrin.te jete e vertete?
 
Top