Dy ilirët e panjohur të filmit "Gladiatori"

Al-Punk

Still here
"Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori"

Agim Cani
agimcani@web.de

Marre nga Shekulli, letrat e lexuesve 3 maj 2003

Në të gjitha enciklopeditë e reja gjermane në studimet serioze të albanologëve të ndryshem si Hahn, Franz Bopp, Jokl Krache dhe deri tek të rinjtë A.Kulpok, C. von Kohl, N. Malcolm apo në librin e fundit shumë interesant të Dorthea Gräfin Razumovsky ?Ballkani-Historia dhe politika qysh nga Aleksandri i Madh? (botuar nga njëra prej shtëpive botuese më serioze në Europë "Piper Verlag GmbH") thuhet se shqiptarët janë evropianë dhe të parët e tyre janë ilirët. Në f.85 të librit që citova më lart, autorja i quan qesharake (lächerlich) pretendimet e priftit simbol për serbët, Vinko Priobjevic që përmend si pjesë të krenarisë sllave "...Aleksandrin e Madh, Decius, Claudius, Probus, Diokletian dhe të tjerë..". Dy emra meritojnë vëmendje: Decius dhe Diokletian. Në librin e tij "Shqipëria-sekreti i fundit i Europës" bot.1981, në f.21-22 A.Kulpok shkruan: Ilirët përbënin gjeneralët dhe trupat kryesore të këmbësorisë romake. Prej Ilirie janë katër Perandorët romake: Decius (249-251), Aurelian (270-275), Diokletian (284-305), dhe Konstatini i Madh (306-337). "Baba të Kohës së Artë" , e quan autorja Razumovsky, perandorin Ilir Diokletiani, në f.60 të librit të cituar. Kështu pra ilirët nuk kanë qenë vetëm gjeneralë të zotë, por dhe burra shteti që kanë kthyer në ligj tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si Konstatini i Madh. Pak e dinë, por një nga filmat më të realizuar të Hollivudit "Gladiatori", ka për personazhe kryesore dy ilirë: Caius Aurelius Valerius Diocletianus dhe "Gladiatorin" Maximian. "Der Ballkan" në fq.62 thotë: "Për mbrojtjen e perandorisë ai (Diokletiani A.C) i besoi shokut tij të luftës, ilirit Maximian një bir fshatari prej Sirmiumit, (në kohën e sotme Srem në Serbi). A nuk është pra Maximiami pjesë e krenarisë sonë, e legjendave tona?


gladiator_145_4da95a905e73d632e900092a_1303089142.jpeg
 
Last edited:

Presidenti

Forumium maestatis
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

wow, fantastike!!!

...sikur te mos ta kishin vrare ushtaret e tij sespe s'i pagoi dhe me krenar do ishim!!!

informacion i bukur.kto libra ne shqip jane te botuar apo i ke gjet ne gjuh te huaj?
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Hmmm not bad, paskemi dhe burra prej verteti nga damaret tane..
 

eM

Paper Moon
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

interesant, mer vesh gjera te reja cdo dite i thone asaj...
 

user666

Hello World
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

ju nuk dini akoma me te bukura :
Ne bibloteken Alessandrina ne roma ne nje liber te quajtur "historia universale" dhe i shkruar nga 30 historianet me te medhenj te botes emrat e te cileve nuk po i shkruaj thuhet
"filistejt nje fis ilir zbriten drejt palestines se sotme dhe zhvilluan atu nje quteterim 500 vjecar madje du nga qutetet qe ekzistojen edhe sot Gaza dhe Askalona jane dhemeluar nga filistejt.Per me teper gjate luftrave ndermjet tyre dhe izraeliteve i kane ngelur historise emra ilir si golia i bibles i cili personifikonte filistejt me trupin e gjate dhe futyren e eger.
Sipas historise izraeliane Davidi ishte bjond (izraelit bjond eshte pak e rral te shohesh) dhe truprojat e tij ishin te gjithe me origjin ilire pra mesiguri dhe vete davidi heroi i izraeliteve te ket qene dora jone po nejse rendesi ka qe per 500 vjet i kemi bere zbore hebrejve
 

illyricus

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Fillimisht postuar nga Mandi:
[qb] ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??
Agim Cani
agimcani@web.de

Marre nga Shekulli, letrat e lexuesve 3 maj 2003

Në të gjitha enciklopeditë e reja gjermane në studimet serioze të albanologëve të ndryshem si Hahn, Franz Bopp, Jokl Krache dhe deri tek të rinjtë A.Kulpok, C. von Kohl, N. Malcolm apo në librin e fundit shumë interesant të Dorthea Gräfin Razumovsky ?Ballkani-Historia dhe politika qysh nga Aleksandri i Madh? (botuar nga njëra prej shtëpive botuese më serioze në Europë "Piper Verlag GmbH") thuhet se shqiptarët janë evropianë dhe të parët e tyre janë ilirët. Në f.85 të librit që citova më lart, autorja i quan qesharake (lächerlich) pretendimet e priftit simbol për serbët, Vinko Priobjevic që përmend si pjesë të krenarisë sllave "...Aleksandrin e Madh, Decius, Claudius, Probus, Diokletian dhe të tjerë..". Dy emra meritojnë vëmendje: Decius dhe Diokletian. Në librin e tij "Shqipëria-sekreti i fundit i Europës" bot.1981, në f.21-22 A.Kulpok shkruan: Ilirët përbënin gjeneralët dhe trupat kryesore të këmbësorisë romake. Prej Ilirie janë katër Perandorët romake: Decius (249-251), Aurelian (270-275), Diokletian (284-305), dhe Konstatini i Madh (306-337). "Baba të Kohës së Artë" , e quan autorja Razumovsky, perandorin Ilir Diokletiani, në f.60 të librit të cituar. Kështu pra ilirët nuk kanë qenë vetëm gjeneralë të zotë, por dhe burra shteti që kanë kthyer në ligj tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si Konstatini i Madh. Pak e dinë, por një nga filmat më të realizuar të Hollivudit "Gladiatori", ka për personazhe kryesore dy ilirë: Caius Aurelius Valerius Diocletianus dhe "Gladiatorin" Maximian. "Der Ballkan" në fq.62 thotë: "Për mbrojtjen e perandorisë ai (Diokletiani A.C) i besoi shokut tij të luftës, ilirit Maximian një bir fshatari prej Sirmiumit, (në kohën e sotme Srem në Serbi). A nuk është pra Maximiami pjesë e krenarisë sonë, e legjendave tona? [/qb]
Me sa e di unë, ka qenë fakt historik për nji kohë t'gjatë se nji numër i perandorëve romakë kanë qenë ilirë. Po këtë s'e pasna ditë. N'film atij i drejtohen si Spaniard - spanjoll. :confused:
 

Odea

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Spaniard me duket atehere perdorej per ata qe dinin ta perdornin shpaten mire. Plus, ka pas ekzistuar Spanja ne ate kohe? :confused:


Odea
 

illyricus

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Spanja ka ekzistu si regjion, po prapë Provincë Romake. Ashtu edhe romakët iu kanë drejtu.

Sa për spaniard, s'e pasna ditë. :rolleyes:
 

balforum

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Spaniard me duket atehere perdorej per ata qe dinin ta perdornin shpaten mire. Plus, ka pas ekzistuar Spanja ne ate kohe?


Odea
__________________________-

Odea po ta ndjekesh filmin te gjithe me vemendje do te shikosh qe spanjard vetequhej ne fillim per tu kamufluar,pra qe te mos ta njohin por aty nga mesi i filmit e shfaq emrin MAXIMUS dhe cili eshte ne te vertete .Dhe ne tre rolet e tjera kryesore eshte e bija(princeshe) e AURELIUS (ilir) vellai saj i saj qe helmon MAXIMUS dhe JUL CEZAR. Dhe nje gje tjeter qe eshte per tu vleresuar eshte qe ne film permendet shume here fjala BARBARE (iliret).
 

gentilushi

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

po ky aureli mos eshte gje Mark Aureli ?????
se nuk e kam haberin shume. :confused: :confused: :confused:
 

balforum

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Po,thuhet qarte gjate gjithe filmit.Emri i tij eshte MARCUS AURELIUS dhe MAXIMUS ishte gjenerali dhe numri 1 i AURELIUS .
 

edoni

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Po ne shqiptaret e teprojm najhere,po bohemi si greke dhe cifut ,cdo gje ne bote per ata ka origjine greke apo cifute.
Maximus ka qene me origjine IBERIANE,saktesisht Spanjoll.
Ndersa sa i perket Marcus Aurelius ka disa shenime historike te cilet indikojn mundesin qe origjina e tij ishte ilire.POr Maximus ska lidhje me iliret.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Tek "storia del dirito romano" "per shkollat e juridikut" ke nje kapitull me vete per keta pese perandor, ku flitet posacerisht per prejardhjen e tyre ilire.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Fillimisht postuar nga Odoakri:
[qb] te cilit autor? [/qb]
Do ja rimar librin ndonjerit qe eshte ne vit te pare dhe do te sjell autorin, vitin, faqen dhe shtepine botuese.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Fillimisht postuar nga ErSI:
[qb] Tek "storia del dirito romano" "per shkollat e juridikut" ke nje kapitull me vete per keta pese perandor, ku flitet posacerisht per prejardhjen e tyre ilire. [/qb]
Te Amarelli ke vetem nje paragraf, pershkruhen ne kronologji, dhe vihet ne plan te pare Gotiku.
Te pyes ça ne ça autori e ke studuiuar dhe jo nese letra e librit edhe ekologjike apo jo.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

Duhet te jete botim i Akademise Italiane,Odaokri,perderisa eshte per shkollat,pse kerkon qiqra ne hell.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

o orosh une "storia del diritto romano" qe tha ky e kam bere me nje nga bashkautoret e tekstit ( dhe nuk eshte e vetmja lende "romake" qe kam studiuar").
e pyeta per autorin.
PS:akademia nuk hyn ne tekstet didaktik
 

Renea88

Primus registratum
Re: ?Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori??

kam nigju qe iliret krijun boten...ca boni me se lat nom tu i bo tgjith shqiptar, iliret ishin barinj ku e gjeten mundesin me u bo perandor te romes????
 
Top