Al-Punk
Still here
"Dy ilirët e panjohur të filmit ?Gladiatori"
Agim Cani
agimcani@web.de
Marre nga Shekulli, letrat e lexuesve 3 maj 2003
Në të gjitha enciklopeditë e reja gjermane në studimet serioze të albanologëve të ndryshem si Hahn, Franz Bopp, Jokl Krache dhe deri tek të rinjtë A.Kulpok, C. von Kohl, N. Malcolm apo në librin e fundit shumë interesant të Dorthea Gräfin Razumovsky ?Ballkani-Historia dhe politika qysh nga Aleksandri i Madh? (botuar nga njëra prej shtëpive botuese më serioze në Europë "Piper Verlag GmbH") thuhet se shqiptarët janë evropianë dhe të parët e tyre janë ilirët. Në f.85 të librit që citova më lart, autorja i quan qesharake (lächerlich) pretendimet e priftit simbol për serbët, Vinko Priobjevic që përmend si pjesë të krenarisë sllave "...Aleksandrin e Madh, Decius, Claudius, Probus, Diokletian dhe të tjerë..". Dy emra meritojnë vëmendje: Decius dhe Diokletian. Në librin e tij "Shqipëria-sekreti i fundit i Europës" bot.1981, në f.21-22 A.Kulpok shkruan: Ilirët përbënin gjeneralët dhe trupat kryesore të këmbësorisë romake. Prej Ilirie janë katër Perandorët romake: Decius (249-251), Aurelian (270-275), Diokletian (284-305), dhe Konstatini i Madh (306-337). "Baba të Kohës së Artë" , e quan autorja Razumovsky, perandorin Ilir Diokletiani, në f.60 të librit të cituar. Kështu pra ilirët nuk kanë qenë vetëm gjeneralë të zotë, por dhe burra shteti që kanë kthyer në ligj tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si Konstatini i Madh. Pak e dinë, por një nga filmat më të realizuar të Hollivudit "Gladiatori", ka për personazhe kryesore dy ilirë: Caius Aurelius Valerius Diocletianus dhe "Gladiatorin" Maximian. "Der Ballkan" në fq.62 thotë: "Për mbrojtjen e perandorisë ai (Diokletiani A.C) i besoi shokut tij të luftës, ilirit Maximian një bir fshatari prej Sirmiumit, (në kohën e sotme Srem në Serbi). A nuk është pra Maximiami pjesë e krenarisë sonë, e legjendave tona?

Last edited: