Vis Elbasani
Forumium praecox
FIGURA MITOLOGJIKE TE FOLKLORIT SHQIPTAR
Pershendetje,
Folklori shqiptar eshte nje histori me vete, pra, nje cep i rendesishem i kultures dhe historise shqiptare. Pasi nuk pashe te kete temesi te vecante, te titulluar "Folklor", vendosa ta postoj ketu temen dhe te diskutojme me ju per te.
Sa i njihni, i pelqeni dhe c'dini per te tjera figura mitologjike te folklorit shqiptar, disa prej te cilave jane keto:
Zana - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si vajze shume e bukur dhe luftarake, e cila jetonte ne male e pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe te ndeshkonte duke shituar(shkelur). Fq. 1492 e Fjalorit te Shqipes se Sotme
* E njohur per ne eshte Zana e Vizitorit, qe eshte gjithashtu kenge e Lahutes se Malcis. Kjo thirret nga Fishta(populli) edhe Zana e Madhe, E Bukra e Dheut, Motra, E Mira, etj. Eshte e njohur per vajin qe i ben Tringes se vdekur.
Ora - Figure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si grua, vajze a femije ose si gjarper dhe qe u ndihmon e u sjell fat njerezve te mire, ndersa te keqinjte i ndeshkon. Fq 897 e F.SH.S
* Ora ishte me pak fuqiplote se Zana, por me zemermire. Ja disa emra Oresh(por edhe Zanash, megjithese autori nuk e ben ndarjen) qe i hasim te "Bibla" e shqiptareve, LAHUTA E MALCIS':
Jerja, Gilja, Talja, Culina, Bekja, Donja, Narja, Dalina, Fatalja, Razja, Nazja, Loshja, Minja, Ballehana, Shtatzarania, Shtrumorja, Vathorja, Lorja, se dhe Dardhamoskadelja, shoqja e ngushte e Tringes, personazhit te madh te Lahutes se Malcis'(gjate faqeve 527-531). Si edhe: Ora e Madhe e bjeshkes se Trojanit(mal), Ora e Dormitorit, shoqe te Ores se Trojanit si: Bjeshka, Dajkja, Vacja, Bora, Thrakja, Dikja e Lalia
Bushi(ne shumes - bushenjte) - Qenie e perfytyruar si kafhse, e cila, sipas besimeve, jetonte neper keneta dhe ndillte shi duke uleritur. Fq. 156 FSHS
Gishtoja - Personazh i perrallave popullore, qeperfytyrohet si femije i zgjjar ose si njeri me trup te vogel, por i shkathet. Fq. 398 FSHS
* Ne fjalor haset edhe sinonimi i Gishtos: Kocomiu
Katallani - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si njeri i eger, ne shtat vigan e me nje sy ne balle, i cili hante njerez. Fq. 555 FSHS
*Ne fjalor jepet edhe sinonimi i Katallanit, qe eshte Ciklopi
Gersheteza - Gigure e besimeve popullore shqiptare, qe perfytyrohet si nje vajze e bukur e me floke te gjate, e cila rrinte me lumenj e liqene dhe dilte nganjehere ne breg per t'u krehur. Fq. 386 FSHS
* Fjalori jep edhe sinonimin e saj: Floçka . Kjo figure haset ne perrallen me te njejtin titutll, qe gjendet te Libri "Perralla shqiptare"
Shtriga - Figure e besimeve popullore, qe perfytyrohet si nje plake e keqe, shume e shemtuar, e cila ha njerez te gjalle dhe merret me magji per te bere te keqija. Fq. 1304
*Jane te njohure dy shtrigat shqiptare, Suta dhe Pasuta, qe, hipur mbi dy breshka uji, fluturuan dhe i erdhen ne ndihme rastesisht Zanes se Vizitorit teksa luftonte kunder Ores(malazeze) se Dormitorit, personazhe te Lahutes
*Ne origjinal, Fjalori i Shqipes se Sotme e kishte: "Figure e besimeve te kota(!!!)...", por te jeni te sigurt qe e kane harruar pa e ripershtatur ndersa kane ripunuar Fjalorin e ri, botim te vitit 2002, i pari pas Komunizmit(pra, pasaktesi e Fjalorit te vjeter komunist)
Vitore - Figure e perrallave popullore, qe perfytyrohet si nje gjarper me brire te arte dhe qe besohej se pillte ar e sillte lumturi aty ky shkelte; kafshe qe perfytyrohet si nje gjarper i shkurter e i trashe, i bukur e pa helm dhe qe besohej se rrinte ne vrimat e mureve, ruante shtepine e i sillte kesaj mbaresi. fq. 1464 FSHS
* Eshte e njohur nje kenge popullore shqiptare, "Vitore t'u befte nena!"
Kuçedra - Figure e perrallave popullore shqiptare qe perfytyrohej si gjarper shume i madh e me dy deri ne trembedhjete koke, i cili hante njerez dhe bente deme e te keqija. Fq. 2472 FSHS
* Eshte e njohur te Lahuta e Malcis', ne kengen me te njejtin titull, faqe 623 aty.
Lugati - Figure e perrallave popullore shqiptare, qe perfytyrohej si njeri, i cili ne ngjallje te tij eshte shume i keq dhe pas vdekjes ngrihet naten nga varri dhe tremb njerezit. Fq. 701 FSHS
* Pastaj fjalori jep edhe sinonimin e Lugatit, qe eshte Kukuthi. Ndersa, te Lahuta e Malcis', "Iliaden" bashkekohore shqiptare, gjehet nje kenge me te njejtin titull, ne faqe 181 aty.