Historia e magjise daton qe ne kulturat antike. Besimet dhe praktikat magjike kane ekzistuar qe kur kane filluar te lindin qyteterimet. Karakteristikat jane te ngjashme, ndersa menyra e zbatimit ndryshon. Magjia njihej ne Babilonine e lashte, ne Indi, Persi tek Egjiptianet e vjeter, te Greket e vjeter, Kine, Tibet, etj. Ne librin “Historia e civilizimeve” te Will Durant thuhet: “Ne mendjet e njerezve ne kohet e hershme mbreteronte ideja, se neper male dhe xhungla jetojne xhinet, shejtanet, magjistaret, lugeterit, kukudhet, behen dasmat e xhineve...”.
Ne te gjitha kohet dhe ne te gjitha vendet, si ne perendim ashtu edhe ne lindje, magjia eshte trajtuar dhe konsideruar si dicka e keqe dhe jo e mire. Ne shume vende dhe shoqeri ne te kaluaren jane praktikuar denime nga me te rendat per ata qe merreshin me magji. Denimi me i lehte per magjistaret ishte varja, ndersa ata qe akuzoheshin se merren me magji i denonin me tortura te ndryshme nga me te rendat. . Gjermania, Franca, dhe Italia i gjykonin magjistaret me ekzekutim duke i djegur per se gjalli. Ne Angli i ekzekutonin me varje neper vende publike. Kurse ne Skoci i ekzekutonin duke i hedhur ne nje ene te madhe te mbushur me uje te vluar. Me te ashprit ne denimin dhe gjykimin e magjistareve ishin inkuizitoret ne Spanje. Ne ate kohe magjia ishte shume e perhapur dhe shkaktonte rreziqe te medha. Dikund nga fundi i shek. 18 u hoq denimi i magjistareve me ekzekutim dhe u zevendesua me burgosje. Pas kesaj kohe prape u ngjall interesimi i njerezve per magjine. Keshtu u hapen disa vende, klube, qe mblidhnin njerezit e taboreve te ndryshme, te cilet mesonin dhe praktikonin magjine, fallin dhe profecine.... Pas kesaj kesaj kohe njerezit filluan ra shikojne magjine me nje sy pak me te mire.... Nese dikush akuzohej per magji, atehere ai e mbulonte veten me pretendimin se eshte njohes i shkences se kimise dhe veprimet qe bente kishin te benin me eksperimente kimike. Keshtu filloi te perhapet magjia te njerezit ne nje forme tjeter dhe pranimi i saj te njerezit ishte me i lehte.
Sa i perket fese islame, sic eshte permendur me heret ne disa raste, me duhet te them se si magjia ashtu edhe falli llogariten si akte te rrezikshme, besime te kota dhe praktikimi i tyre si dhe besimi ne to jane rreptesisht te ndaluara ("Haram").