OK You are like Catwoman
Nuk mbaj mend ndonje periudhe kohe kur nuk kemi pasur mace ne shtepine e babit. Po e avancoj kohen dhe po vete tek Lagjja Liri Gerro, Pallati Parafabrikat Nr2. Ndersa kthehej nga puna Babi gjeti nje kotele te braktisur tek koshi i plehrave te lagjes. Asnje nuk pati shprese se do te rronte. Kotelja nuk i kishte hapur ende syte. Mami e ushqeu me shiringe te mbushur me qumesht. Vinte nje fute (apron) dhe mbi te vinte kotelken dhe e ushqente sikur ta kishte bebin e saj. Kotelka na doli mashkull. Shyqyr, ne shtepine tone nuk kemi mbajtur kurre femra per arsye te dashurise se madhe qe kemi per kafshet. Arsyeja eshte e thjeshte: Macja pjell dhe ne nuk do te ishim ne gjendje te bragtisnim kotelkat. Macoket qe kemi patur kane qene shume te eger dhe shume xheloze nga natyra. Ne i ushqenim vetem me te perbrendshme kafshesh qe blenim. Duke qene te ushqyer mire ata ishin shume pjellor dhe mbarsnin gjithe macet e lagjes. Ishin shume te shendoshe dhe mbas kalimit te nates jashte ne periudhen e, nuk po me vjen fjala shqip ne mendje, po e them ne anglisht, when they were in heat, kur zbardhte dita ata te bezdisur nga kalimtaret e shumte, bertisnin poshte ballkonit (prapa pallatit kishim nje bunkier) dhe kerkonin qe te venim t'i merrnim. Askujt nuk ia mbante se te cirrnin (fjala gervish ose cjerr) shume, pervec meje dhe vellait. Une veja prapa pallatit dhe me nje dore u kapja dy kembet e parme dhe me doren tjeter dy kembet e prapsme. Pastaj i hidhja mbi qafe. Tekstualisht si nje sheleg. Ishin aq te beshem dhe njeri prej tyre ishte i bardhe (te cilin une e kisha quajtur DC, Disi) dhe nga larg dukej si nje qengj i vogel. Te gjithe komeshinjte benin sevda cdo mengjes per te pare kete spektakel, sepse u shkaktonte shume te qeshura. Ne ate kohe kishim gjyshen, Maja, gjalle. Ajo gjate dimrit qendronte gjithmone prane sobes per t'u ngrohur. Mbi kurrizin e saj te kerrusur rrinte gjithnje Disi. Ashtu i gjenim gjithmone kur ktheheshim ne shtepi. Nje dite dicka kishte ndryshuar. Disi nuk ishte mbi gjyshen. Ishte dite, dhe macoket tane bridhnin vetem naten. E therrasim Disin, hic gjekundi. Ketu ne paranteze po shtoj qe gjyshja kishte filluar te vuante nga ishemia e trurit, quajtur ketu Alzheimer. Gjyshja e qete, duke pire nje kafe (kafe i thencin, ne ate kohe ia perzienim me elb, se duhej tollon per kafe) thote: Nuk e durova dot, tha, filloi po qante per macok dhe e hodha nga ballkoni. Une i thashe ai eshte macok. Jo tha eshte mace. Jo macok jo mace...kush merrej me gjyshen ajo harronte edhe heren e fundit kur kishte ngrene buke dhe i binte bilbilit (ia kishte dhene vellai qe t'i frynte kur kishte nevoje per dicka .....gallata te tjera ketu....) vetem 15 minuta pasi kishte ngrene dhe kerkonte prape te hante. Me ne fund iu mbush mendja qe ishte macok dhe pyeti c'pune prish nese eshte mace a macok edhe qente qene jane dhe nuk i therrasim buce, femrave.
E ktheu mbrapsh gjyshja.
Elian te pershendes ne se ke rast t'a lexosh.
Eleonore