Cilit/ciles nga anetaret/anetareve te forumit do ti dedikonit nje kenge ose poezi??

TinkerBell

Papirus rex
akoma s'di. Por po te ishte se cila do te me pelqente te me bente nje poezi... tinker :) (jo qe te shprehte ndonje ndjenje, e. Vetem, qofte edhe ashtu kot, te tentonte.)
Me poezitë nuk jemi dhe aq mirë Joetisti, por meqë do të pëlqente, dhe si opsion është dhe kënga (shyqyr zotit) :p kjo për ty <

 

joetisti_

Locus omnem
Me poezitë nuk jemi dhe aq mirë Joetisti, por meqë do të pëlqente, dhe si opsion është dhe kënga (shyqyr zotit) :p kjo për ty <

Me pelqeu! Si tekst, ku ngaqe anglishten s'e njoh mire disa fjale me shpetuan, dhe si ze. Si perzgjedhje gjithashtu. Flm!
Une do te shikoj te te bej nje poezi, per te te kthyer nderin :) Sepse per pershendetje me kenge nuk ia them.
 

gin-gin

Forumium maestatis
Per te gjith ata qe do e lexojne...


Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
 
Top