Ngrohja Globale !!!

gurax

Pan ignoramus
Re: Ngrohja Globale !!!

... do vazhdoje per nja 100 vjet dhe do mberrije ne "halt" me pas nese tere kohen kihet kujdes qe mos rreshkasin pa leje kushdo qe s'e do "halt"-in.

Nderkohe pejsazhet natyrore niperit tane do i shohin shume shume me ndryshe nga c'i kemi pare dhe shohim ne...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ngrohja Globale !!!

vallai per tu nrrof, u ka nrrof, por jo globalisht! Ja psh, Anglia u ka lag, dhe greqia u ka tha, etj etj
 

antip

Primus registratum
Re: Ngrohja Globale !!!

E vertete adarocks si lajm ne gjuhen popullore "eshte bere boze". Por ben efekt ne natyre, e shume madje. Mijera specie insektesh, shpendesh e gjitaresh jane duke u zhvendosur sa vjen e me shume drejt poleve per shkak te ngrohjes. Ekuilibrat qe njohim deri me tani po permbysen dhe pa dyshim do te krijohen te reja. Por me e keqja nuk qendron te ngrohja, por te ajo qe vjen pas... ftohja e menjehershme pas pikes se keputjes. Kjo teori po zhvillohet sa vjen e me shume nga shkencetare e klimatologe ne gjithe boten. Mund te jemi mjaft prane nje periudhe akullnajore te papare deri me sot... Ne me siguri nuk do ta shohim! Por dhe mjaft e larget s'do jete.
 

antip

Primus registratum
Re: Ngrohja Globale !!!

Ndryshojne hartat e botes

Gazeta Panorama


Efektet e ngrohjes globale jane te dukshme dhe kerkojne me domosdoshmeri paraqitjen e hartave te reja detare e tokesore te Tokes.
Keshtu besojne hartografet, te cilet i referohen Atlasit. Nje Atlas i ri bote do te publikohet me "Times 2007". Autoret e rinj jane te detyruar te ndryshojne linjen e brigjeve detare te shenuara me se fundi ne vitin 2003. "Mund te shikojme edhe me sy te lire nga lart shkaterrimin qe po ndodh. Kemi frike se ne nje te ardhme disavjecare disa vende do te zhdukjen fare nga harta pergjithmone", tha Nick Ashworth, nje nga studiuesit. "Kufijte e disa rajoneve ndryshojne. Per shembull Bangladeshi. Niveli i ujit eshte rritur me 3 milimetra ne vit qe gje ka ndikuar ne brigjet e tij. Ne Kine, lumi i verdhe nuk arrin me dot deri ne bregun e pervijuar dikur", shtoi ai. Ne Alaske avancimi i detit eshte disa metra ne vit. Ndersa lumenjte "Rio i Madh" apo "Tigri" humbin cdo vit dege te tyre.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Ngrohja Globale !!!

po u ngrit niveli i ujit ne shqiperi ia hodhem do te kemi drita...
 

selim daku

Primus registratum
Re: Ngrohja Globale !!!

Ndikimet tona n kete qeshtje jane shume te vogla keshtu qe neve vetem munde te presim se qfar do te ndodhe me zgjidhjen e presidentit te ri ne SHBA shohim se si do shkojne ngociatat ne lidhje me ngrohjen globale shpresoj qe te arriht bindja e Amerikes ne lidhje me kete rast shume serioz.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ngrohja Globale !!!

eshte Kina dhe India qe jane probleme pasi me ndryshimin e presidentit te amerikes me siguri qe do te kete pranime dhe zhvillime nga pala amerikane ndersa problem jane ato vende te medha dhe me nje prapambetje te cilat skane asnje shans real per permiresim
 

selim daku

Primus registratum
Re: Ngrohja Globale !!!

me heret keto vende pos amerikes kane qene te pajtimit te hyhet ne bisedim dhe ne nenshkrimin e marreveshjes, mirepo amerika ka qene kunder dhe ka mbet,shpresojme qe te mos paraqesin ndonje probmlem keto shtet.
 

gurax

Pan ignoramus
thetinyindia.jpg


Efekti i ngrohjes globale pritet qe te shtohet perhere e me teper ne forma nga me te ndryshmet.
Nje studim i fundit parashikon nje rritje shqetesuese te permbytjeve neper zonat bregdetare neper te tere boten. Pritet nje rritje mesatare e nivelit te oqeaneve boterore prej 10 deri 20 centimetrash deri ne vitin 2050. Dhe ky eshte nje parashikim modest sepse mund te jete edhe me shume. Kjo gje do te dyfishoje rrezikun e permbytjeve neper zonat mbi glob te gjeresive te larta gjeografike. Nga studimi kam shkeputur kete pjese:

"Qytete kryesore ne kontinentin Amerikan, si psh Vancouver, Seattle, San Francisco, Los Angeles, si dhe pjesa Europiane e bregut te Oqeanit Atlantik, do te jene nder me te ekzpozuarat. Por ne fakt mjafton vetem gjysma e rritjes se parashikuar qe te dyfishohen incidentet e permbytjeve neper zonat e tropikut, se bashku me zonat e shumepopulluara te deltave te lumenjve ne Azi dhe Afrike. Por efekti do te jete i dukshem edhe ne ato zona ku kjo rritje e nivelit te ulet do te jete me e paket, si Mumbai, Kochi apo Abidjan dhe qytete te tjere. Te dhenat e matjeve jane plotesuar edhe me modelime komjuterike dhe llogaritje statistikore te nje metode te quajtur teoria e ekstremeve te vagullt. U shtrua pyetja: 'Nese marrim parasysh edhe dallget, sa ngritje te nivelit te deteve do te duhet per te dyfishuar sasine e permbytjeve?' Ne momentet qe flasim detet ngrihen mesatarisht 3 deri ne 4 milimetra cdo vit, por kjo shpejtesi eshte shtuar me 30% gjate ketij 10 vjecarit te fundit. Eshte e mundur qe te pershpejtohet edhe me teper nderkohe qe sasi te medha akulli me permasat e nje kontinenti neper pole vazhdojne te shkrihen, sidomos ne Antarktide. Nese oqeanet do te arrijne te rriten me 25 centimetra deri ne 2050, ato lloj permbytjesh qe jemi mesuar t'i kalojme nje here ne 50 vjet, do te ndodhin rregullisht cdo vit, ndoshta edhe me teper se nje here ne vit."

Per me teper:
https://phys.org/news/2017-05-seas-coastal.html
http://www.nature.com/articles/s41598-017-01362-7


PS: Eshte interesante te lexohen ne retrospektive perseri te tera shkrimet e kesaj teme.
 

Artin

Papirus rex
Nuk e di se ç'do të ndodhë në të ardhmen, pas 33 vjetësh, deri në vitin 2050, por ajo që kam parë me sytë e mi deri tani, është se moti është çrregulluar. Këto vitet e fundit kam parë që, në përgjithësi verërat bëhen më të nxehta dhe dimrat më të butë. Por ka dhe rebelime të motit, duke ndodhur e kundërta për pak kohë.
 

gurax

Pan ignoramus
_96303113_077d89ab-5ae7-4f40-b004-b89dab11f71b.jpg

Ketu tregohen te thjeshtuara projektimet e parashikimeve per rritjen e temperatures per te ardhmen, deri ne vitin 2100.

Ja dhe disa te dhena per te kuptuar trendin, tendencen, e ketyre ndryshimeve.

Fig.-1.-Global-surface-temperatures-relative-to-1951-1980-in-the-GISTEMP-analysis-620x227.png


1000px-All_palaeotemps.svg.png


Detajet jane ketu.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
_96303113_077d89ab-5ae7-4f40-b004-b89dab11f71b.jpg

Ketu tregohen te thjeshtuara projektimet e parashikimeve per rritjen e temperatures per te ardhmen, deri ne vitin 2100.

Ja dhe disa te dhena per te kuptuar trendin, tendencen, e ketyre ndryshimeve.

Fig.-1.-Global-surface-temperatures-relative-to-1951-1980-in-the-GISTEMP-analysis-620x227.png


1000px-All_palaeotemps.svg.png


Detajet jane ketu.
@gurax nuk mund te parashikojme deri ne 2100. Megjithse ky eshte nje trend dhe nje parashikim i asaj qe mund te ndodhe ne vazhdim. Personalisht mbeshtetem te faktet por ne kete rast mendoj se ngrohja globale eshte nje cikel ashtu si ftohja globale. Te pershendes!
 

gurax

Pan ignoramus
Nese eshte apo jo e mundur te behen parashikime te tilla, mund te nxirret nje perfundim ne kete drejtim duke pare parashikimet e te shkuares ne lidhje me ditet e sotme.
Psh, ne vitet '60 jane bere parashikime per vitet 2000-2010. Gjate ketyre viteve me pas u krahasua situata aktuale me ate cfare ishte parashikuar ne vitet '60. Ajo qe u vu re ishte se parashikimet nuk ishin te sakta, vertet. Gjendja ishte me keq akoma sesa ishte parashikuar! E njejta gje eshte bere edhe ne vitet '80 per parashikime per vitet 2020-2030. Dhe keto parashikime praktikisht jane permbushur qe tani, ne vitet 2020-2030 gjendja do te jete perseri me e rende sesa parashikimet.

Cikle te ngrohjes dhe te ftohjes se planetit ka vertet. Por ndryshime te tilla gjate ketyre cikleve ndodhin ne harqe kohore qe maten me qindra mijra apo miliona vjet, dhe jo me dhjetra apo pak qindra vjet. Kjo gje eshte shume evidente ne matjet e treguara, edhe me lart dhe edhe kudo tjeter qe te kerkohet. Ngrohje te menjehershme qe perkon me revolucionin industrial eshte pikerisht ajo cfare faktet tregojne.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Re: Ngrohja Globale !!!

... do vazhdoje per nja 100 vjet dhe do mberrije ne "halt" me pas nese tere kohen kihet kujdes qe mos rreshkasin pa leje kushdo qe s'e do "halt"-in.

Nderkohe pejsazhet natyrore niperit tane do i shohin shume shume me ndryshe nga c'i kemi pare dhe shohim ne...

Me pelqen siguria juaj e parashikimit Gurax. A keni ardhur ne kete konkluzion nga analiza e te dhenave te grumbulluara ne periudha te ndryshme kohe te cilat provojne natyren ciklike dhe te rregullt te fenomeneve natyrore te kesaj natyre? Nuk e di cfare po ndodh ne polin e Jugut por mos valle shkrirja e akullit ne polin e Veriut po vjen si rezultat i levizjes se tokes ne hapesire (cfare eshte ajo?) me kahun e levizjes LARTE dhe shkrirja e akullit rezulton nga kontakti i polit te veriut me zona te nxehta, gje qe ruan Token nga nje pervelim eminent. Nese qellimi do te ishte levizja e panderprere pa nje destinacion te caktuar, mua do te me dukej shqetesuese nje levizje e tille (si puna e nje anijeje fantazme pa pilot).

Duke udhetuar ne drejtim te Montrealit, me zuri gjumi, ne kahun e pasagjerit. Kur hap syte, mendova se kishim qendruar ne vend dhe cuditem kur shoh ish-shokun e jetes duke ngare makinen. Thashe me vete ose ky ka cmendur ose une. Faktikisht ideja e qendrimit ne vend me erdhi nga nje kamion i madh qe udhetonte perbri nesh, ne korsine paralele, me te njejten shpejtesi dhe mbi te cilin gjendeshin ne kembe dru pishe. Mungesa e ndryshueshmerise se dekorit jashte ndersa je ne levizje te jep iluzionin e qendrimit ne vend.

A ze sistemi yne diellor nje vend permanent ne hapesire? Nese pike referimi kemi diellin, ndoshta jemi duke levizur se bashku me te drejt nje destinacioni te caktuar. A di gje cfare ka ndodhur me yjet? Kam vite qe nuk i shoh me.

Meqenese ne jemi te sigurte qe vrimat (e zeza?) ekzistojne a nuk do te ishte llogjike te mendoje qe nje vrime te ekzistoje duhet te rrethohet nga materie qe eshte e domosdoshme per ekzistencen e kesaj jo-ekzistence(vrime - hapesire bosh) Kur ben nje vrime ne mur, qe vrima te duket duhet te ekzistoje muri apo jo? Nese muri (pareti ose paretet) eshte i padukshem (tjeter dimension) e megjithate material, mua do me dukej e llogjikshme te thoja se ne jemi per te padukshmen ashtu sic eshte e padukshmja per ne. Dhe here here edhe mund te perplasemi.

Duke qene realiste dhe objektive nga natyra e kam te veshtire dhe te papranueshme te them se subjekti eshte mbi objektin. Prandaj edhe ne luften midis UNE JAM dhe UNE KAM une ve primare gjithmone kete te dyten. JAM mund te jene miliarda. Sa njerez ka aq edhe UNE JAM jane! Menyra e perjetimeve te fenomeneve te natyres mund te jete subjektive nga mungesa e njesive ekzakte dhe objektive dhe te standartizuara te NJESIVE TE MATJES. Gjithone gjetja e njesive ekzakte eshte nje nder preokupimet me te medha qe kam.

Ne 26 grade Celcius ne shtepi, per rreth dy dimra rrjeshte ngriva nga te ftohtet. Flija e veshur me cizme llushi dhe me batanije me qimet me te gjata qe ke pare ndonjehere. Pershtypja me ekzakte do te ishte e patjes se etheve, qe eshte edhe ndjenja me e nxehte-ftohte qe kam provuar ndonjehere. Fevrier quhet ne frengjisht muaji shkurt; gjithnje pa dashje ne mendjen time e perketheja si FIEVRE qe do te thote ETHE ne shqip. Ne te njejtat dimra sa here qe dilja jashte te pastroja deboren, me beri vaki ne -40 grade Celcius, e veshur me geta te trasha dimri dhe cizme si dhe nje xhup te lehte u bera uje ne djerse (une nuk djersis kurre). Te kesh vape ne -40 dhe ftohte ne 26 grade a nuk do te vije edhe ti ne konkluzionin se ashtu si njesite matese trupore personale edhe njesite matese te krijuara nga njerezit te kene nje difekt te madh????

Pershendetje prej meje Gurax dhe uroj qe niperit dhe mbesat e tua te perjetojne kohra te lavdishme;

Prej,
Eleonore
 

gurax

Pan ignoramus
Mund te them se po, kam kete mendim pasi kam pare mjaft studime te publikuara per kete gje si dhe interpretimet e tyre (jo nga industrialiste apo politikane).
Levizja e Tokes se bashku me Sistemin Diellor neper kozmos, nuk ka ndikim ne klimen e Tokes. Po keshtu as vrimat e zeza.
Gjithashtu edhe njesia e matjes neper studime nuk eshte e rendesishme per klimen, por vetem per ne, qe te kuptojme klimen; duhet qe konvencioneve qe ne i percaktojme vetes t'i qendrojme konsistente nga fillimi deri ne fund. Distanca Paris-Rome eshte po e njejta, pavaresisht nese e matim me milje apo kilometra. Ne te kundert ajo qe ndodh eshte ngaterrim me kembet tona dhe perfundimi eshte vetem katastrofa. Per kete ka shembuj shume klasike, nje prej te cileve shperthimi i nje prej Space Shuttle, kur nje valvol ishte montuar gabim sepse me sa duket ndonje mekanik vendosi te kishte nje interpretim personal te shenjave konvencionale te operimit dhe montimit.

Faleminderit per urimin Eléonoré. Te njejten gje uroj edhe une per ty.
:)
 

joetisti_

Locus omnem
deri tani ishim mire. Nga fundjava, thane, se do te jete 39 grade ne hije !!
Kjo ngrohje globale po rezulton te jete shkaterrimtare. Nese nuk ndodh, ne menyre natyrore (sepse njeriu sado te perpiqet asgje dot s'do te beje) qe te frenohet, jo shume larg do te jete edhe fundi yne.

Dhe me vjen te them: ku e gjejme qetesine te diskutojme me kaq pasion, per me teper, per "vdekjen"? Njelloj sikur dikush qe do te vdiste te bisedonte per saktesine e zbritjes se arkivolit te vete ne grope! "Eshte e gabuar ajo qe thoni, dy centimetra me ketej dhe arkivoli vendosesh shtrember" :p

Keq per ata/ato, mendoj, qe nuk e ndajne dot mendjen te jetojne momentin...
E nesermja mund te jete me e mira e te mirave, por mund te jete edhe fundi i se sotmes!
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Mund te them se po, kam kete mendim pasi kam pare mjaft studime te publikuara per kete gje si dhe interpretimet e tyre (jo nga industrialiste apo politikane).
Levizja e Tokes se bashku me Sistemin Diellor neper kozmos, nuk ka ndikim ne klimen e Tokes. Po keshtu as vrimat e zeza.
Gjithashtu edhe njesia e matjes neper studime nuk eshte e rendesishme per klimen, por vetem per ne, qe te kuptojme klimen; duhet qe konvencioneve qe ne i percaktojme vetes t'i qendrojme konsistente nga fillimi deri ne fund. Distanca Paris-Rome eshte po e njejta, pavaresisht nese e matim me milje apo kilometra. Ne te kundert ajo qe ndodh eshte ngaterrim me kembet tona dhe perfundimi eshte vetem katastrofa. Per kete ka shembuj shume klasike, nje prej te cileve shperthimi i nje prej Space Shuttle, kur nje valvol ishte montuar gabim sepse me sa duket ndonje mekanik vendosi te kishte nje interpretim personal te shenjave konvencionale te operimit dhe montimit.

Faleminderit per urimin Eléonoré. Te njejten gje uroj edhe une per ty.
:)


Nuk eshte ceshtje konvertimi te njesive te matjes por mungesa totale dhe corientimi i te gjitha njesive matese.

El
 
Top