Sipas Moore, filmi eshte pjese e nje aktiviteti qe ai e quan "perpjekje guerilase per humanizmin".
M. Moore eshte lloji me i poshter i qelbesires. Eshte nga ai lloj qelbesire qe ato cfare thote i ka te sakta ne shumicen derrmuese te tyre. Na thote gjera me te cilat jemi dakord, por i thote ne nje forme per te cilen nuk jemi aspak dakord. Eshte shume i pasur ne hiperbole dhe eshte nje gjeni ne perdorimin e drejte te saj. Eshte nje lloj lajmetari i cili lajmet i ka aq te thjeshta dhe lakuriqe saqe nganjehere mbushemi me deshire qe lajmetarin ta shembim ne dru.
I tille eshte Michael Moore.
Gurax,
Lexova kete dhe me erdhi per te qeshur. Dashuri-Urrejtje?
Ti nuk ke me ndjenja;
Nuk ke me ndjenja fare;
Veten dhe te tjeret;
Mashtron moj mekatare...
Kur Ardit Gjebrea (nje nga kengetaret e mi me te preferuar shqiptar) u kendon prostitutave, une habitem me pasionin, zjarrin qe ai ushqen per to por njekohesisht edhe urrejtjen e madhe sikur ekzistenca e tyre do t'i fuste apo hiqte dicka nga xhepi.
Nejse, Micheal Moore, mos eshte ai qe ka drejtuar dokumentarin «Columbine Shooting»? Me cfare po kuptoj une ketu ty te pelqen demaskimi qe ai u ben problemeve sociale dhe njerezve pergjegjes per inkurajimin e ekzistences se vazhdimesise se ketyre problemeve, por menyra arrogante e shprehjes si dhe gjenialiteti i thjeshtesise se identifikimit dhe paraqitjes se ketyre problemeve te ngre nervat deri sa t'a quash qelbesire dhe t'a zhdepesh ne dru???!!!! Mos valle je xheloz qe nuk ishe ti AI qe bere nje gje te tille?

Nese ti je dakort me ate qe ai thote por menyra se si e thote te nxeh, mos valle edhe ti ketu po bie pre e se njejtes gracke?
Kam idene se ajo qe ti doje te shprehje eshte: Mungesa e delikateses dhe diplomacise se M. Moore per te demaskuar problemet nacionale shoqerore e ben te duket arrogant dhe «I am holier than thou». Kjo eshte ajo qe pengon njerezit jo vetem te duartrokasin qendrimin e tij, por edhe t'a kene frike ose edhe t'a urrejne. Ne se ideja jote se vertetesia lakuriqe kur nuk eshte ndertuese mund te rezultoje ne nje kokeshkembesi te tipit «Tani qe me kape ne faj, preferoj te te tregoj se e bera se ashtu besova dhe do vazhdoje t'a bej per te treguar se jam konstant», me beso edhe une jam dakort me ty. E verteta eshte e vertete dhe gjithmone e bukur. Une per vete kam problem me njeriun qe shpreh nje te vertete. Ne se marrin 10 vete te cilet do te thone NJE te vertete per nje njeri qe u eshte vene perballe, vetem njeriu pa njolle ka te drejten per te shprehur kete te vertete. Edhe pse e njejta, 9 njerezit e tjere skartohen nga lista dhe e humbin te drejten per te shprehur kete te vertete, per arsyen e thjeshte se vete jane te njollosur, ndryshe shprehur: «Shih veten tende ti para se te vish e te me gjykosh mua».
Si gjithmone Gurax, e kam kenaqesi te bashkebisedoj me ty. Je shume i rrjedhshem ne mendim. Dhe i qarte.
Gjithe te mirat,
Eléonoré