Duke qene greko-shqiptare nga ana ime dhe franko-kanadeze me origjine autoktone (ashtuquajtur indiane) nga ana e te emes se ish-bashkeshortit, femijet e mi kane trasheguar me te miren, ajken e te gjithave. Si intelektualisht ashtu edhe fizikisht. Femije te cilet nuk me jane semurur kurre dhe femije te cileve nuk u qendrova njehere mbi koke per t'u kerkuar te studionin. Te shkelqyer. Kjo si paranteze per t'ju treguar nje rast kur vizituam nje te afert te familjes ku burri i shtepise, indian, njeri shume i zgjuar por ose pak dembel ose pak i pafate ne jete e kishte katandisur familjen e vete te jetonte ne nje shtepi qe gati po binte ne toke, pa mure, dhomat te ndara me plasmase qe sherbenin ne te njejten kohe edhe si izoluese ndaj te ftohtit, dyshemeja ishte e renuar dhe dhe me vrima te medha. Te tille edhe ne Shqiperi nuk kisha pare. Aq e renuar! Pritja ishte e pashoqe dhe darka e mrekullueshme. Ne nje moment te caktuar, i zoti i shtepise, i cili per te me impresionuar kishte lexuar dicka mbi Shqiperine, me thote ndersa pinte nje gote vere shoqeruar me cigare: «Ti vjen nga nje vend i botes se trete, duhet te ndihesh e shpetuar te gjendesh ne vendin tone te begate!» Une jam e drejtperdrejte, por ate moment gjuha m'u lidh. Gati sa nuk plasa! Ishte meshira qe tregova per te mos i vene ne dukje dicka qe ishte e dukshme... mizerjen ne te cilin ai jetonte. Oh, varferia eshte relative - i thashe - varet cfare kerkon ne jete, nese pas pune kthehem ne shtepine time ne Shqiperi per te cilen nuk paguaj hipoteke, ku nuk kam borxh, ku te gjithe me njohin e me respektojne, kur mbas nje pushimi pas pune dal me shoqerine dhe bejme muhabete sociale e tregojme barsaleta, kjo per mua eshte pasuri me e madhe se sa te jetoj ketu ne nje shtepi te madhe me dy makina ne oborr dhe te kaloj jeten ne borxh duke paguar hipotekat.
Nese dikush qe vjen nga pallate te arte dhe eshte i panjolle me shan vendin tim dhe me tregon veset e tij, atehere po, do t'i jape te drejte por disa spurdhjake te njollosur, veset e te cileve jane te fshehura nen rrogoz, kane fytyre te me tregojne rruge, te me vene kushte apo t'a kthejne ne nje oborr plehrash apo baze per varrimin e armeve kimike atehere me fuqine me te madhe te zemres do t'i mallkoje.
Mendimi im modest,
Eléonoré