UEFA EURO 2016.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
2317835_UltraWide.jpg


Shorti e ka vendosur përfaqësuesen tonë në vendin e tretë të grupit, duke bërë që në takimin e parë të turneut të ketë përballë Zvicrën.

Kjo është dhe përballja më e padëshiruar për kombëtaren kuqezi, për shkak të pranisë së theksuar të lojtarëve shqiptarë në kombëtaren zvicerane.

Në këtë aspekt spikat sfida mes vëllezërve Xhaka, Taulantit që luan me Shqipërinë dhe Granitit me Zvicrën.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 11 qershor në Lens, një stadium me 38 mijë spektatorë. Ndërkohë ndarja në grupet e tjera është kjo:

Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, Zvicër

Grupi B: Angli, Rusi, Uells, Sllovaki

Grupi C: Gjermani, Ukrainë, Poloni, Irlandë e Veriut

Grupi D: Spanjë, Republika Çeke, Turqi, Kroaci

Grupi E: Belgjikë, Itali, Republika e Irlandës, Suedi

Grupi F: Portugali, Islandë, Austri, Hungari

/ Top Channel
 

hareid

Papirus rex
Ne grupin tone, Franca eshte kundershtari me i forte. Me pak fat ndoshta behemi te dytet ne grupe....:)
Grupi me i veshtire me duket grupi ku eshte Italia.
 

Balahk

Locus omnem
Ptu gjermanet,i kam armiq,edhe spanjen :p italin e nxirrni jashte liste,por gjithmon e takoni ne finale:):):hidhu::hidhu::hidhu::hidhu::hidhu::engjell:
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Un themi qe Shqiperia e kalon grupin, nuk e shoh nje grup te forte,kam pershtypjenn qe nga 3 ndeshjet do çalojme vetem me Rumanine, shoh nje France qe kunder ekipeve te ''vogla'' nuk ka motivim dhe mund te penalizohet qe ne grupe..Favorit per titullin Spanja dhe Gjermania.. pres surprizen nga Giani njelloj si Otto Rehagel..
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ama ndeshja e parë Shqipëri , Zvicër kam përshtypjen se do ketë pafund kërkesa bileta , marketing i gjallë për Uefan.
 

shefki

Papirus rex
PARASHIKIM

Shqiperia do ta fitoje ndeshjen qe vjen
Por edhe Franca kerkon fitoren
Tifozi nervoz thonjte nduk e bren
Nje tjeter ve bast pasi pyet fallxhoren

Gjyshja ime s'do ta ndjeke ndeshjen n'televizor
S'do te gerrthase as yyy as gool as urraaaaa
Por sapo te ve re qe une cehren do nderroj
Ajo do nxjerre lakrorin me groshe nga furra
 

Almaa'95

Papirus rex
PARASHIKIM

Shqiperia do ta fitoje ndeshjen qe vjen
Por edhe Franca kerkon fitoren
Tifozi nervoz thonjte nduk e bren
Nje tjeter ve bast pasi pyet fallxhoren

Gjyshja ime s'do ta ndjeke ndeshjen n'televizor
S'do te gerrthase as yyy as gool as urraaaaa
Por sapo te ve re qe une cehren do nderroj
Ajo do nxjerre lakrorin me groshe nga furra
Pelikani , ti je?
 
Top