mardheniet ne cift

e panjohura

Valoris scriptorum
GRUAJA IME NUK PUNON!

(Një bisedë mes një burri dhe një psikologu)
P: Me çfarë merreni, zotëri?
B: Punoj llogaritar në një bankë.
P: Po gruaja juaj?
B: Ajo nuk punon. Është shtëpiake.
P: Kush e përgatit mëngjesin për familjen tuaj?
B: Gruaja ime, sepse ajo nuk punon.
P: Kur zgjohet nga gjumi zakonisht gruaja juaj?
B: Ajo zgjohet herët sepse duhet t’I përgatisë gjërat para se unë të ulem për të ngrënë mëngjes: shtron tavolinën, përgatit drekën për fëmijët që do të shkojnë në shkollë, sigurohet nëse ata janë veshur mirë dhe janë krehur, nëse kanë ngrënë mëngjes dhe kanë larë dhëmbët dhe që kanë marrë mjetet e shkollës me vete.
P: Kush I dërgon fëmijët tuaj në shkollë?
B: Gruaja ime, sepse ajo nuk punon.
P: Pasi I ka dërguar ata në shkollë, çfarë bën ajo?
B: Zakonisht, paguan ndonjë faturë ose ndalon në ndonjë supermarket. Sapo të arrijë në shtëpi, I duhet të bëjë drekën. Bën gati tavolinën, rregullon kuzhinën dhe pastaj merret me larjen e rrobave dhe me pastrimin e shtëpisë. Gjëra të tilla pak a shumë.
P: Në mbrëmje, pasi ktheheni në shtëpi nga puna, çfarë bëni ju?
B: Pushoj, sigurisht. Epo, jam I lodhur pasi punoj gjithë ditën në bankë.
P: Çfarë bën gruaja juaj gjatë mbrëmjes?
B: Ajo bën darkën, na e shërben mua dhe fëmijëve, lan enët, vë në rregull edhe një herë shtëpinë. Pasi I ndihmon fëmijët të përgatiten për gjumë, u jep atyre një gotë qumësht të ngrohtë që ata e kanë shumë qejf, u thotë të lajnë dhëmbët... Kjo është rutina e përditshme e shumë grave në të gjithë botën, nis në mëngjes dhe vazhdon deri në disa orë të natës…
****

Dhe thonë: “Ajo Nuk punon!”
Të qenurit një shtëpiake nuk të jep ndonjë diplomë, por të jep një rol kyç në jetën familjare!
Vlerësojeni gruan, nënën, gjyshen, tezen, hallën, motrën , vajzën tuaj sepse sakrifica e tyre është e paçmueshme!

Dikush e pyeti atë: “A je një grua që punon apo thjesht një “shtëpiake”?”
Ajo iu përgjigj: “Unë punoj si gruaja e shtëpisë, 24 orë në ditë. Jam një nënë, jam gruaja, jam vajza. Jam ora me zile, jam kuzhinierja, jam shërbëtorja, jam zonja e shtëpisë, jam banakierja, jam dadoja, jam infermierja. Jam punëtorja udhëzuese, jam oficierja e sigurisë, jam këshëlltarja, jam ngushëlluesja. Nuk kam pushime, madje nuk kam as leje në rast sëmundjeje. Nuk kam asnjë ditë pushim, punoj ditë e natë, jam në krye të detyrës në çdo kohë, nuk marr rrogë. Megjithatë, shpesh dëgjoj frazën: “Por çfarë bën ti gjithë ditën?”

~ Kushtuar të gjitha grave që japin jetën e tyre për mirëqenien e familjes së tyre.~

“Gruaja është si kripa: Prezenca e saj nuk vihet re, por mungesa e saj e bën gjithçka pa shije.”

/e huazuar/


Kështu na trajtojn meshkujt.....:p
 

katsune

cherry blossom
E panjohura, mua me duket mese normale qe gruaja te merret me te gjitha gjerat qe jane te listuara me lart nese nuk shkon ne pune. Dhe nuk e shoh si dicka te jashtezakonshme apo per te cilen duhet te lavderohet sikur cfare eshte duke bere, ashtu sikurse nuk e shoh te jashtezokshme faktin qe burri shkon ne pune. Edhe gruaja mund te shkoje ne pune nese do, e te dy se bashku me burrin te kujdesen per shtepine dhe femijet. Keto lloj shkrimesh me duken me teper si propagande viktimizmi :)
 

e panjohura

Valoris scriptorum
E panjohura, mua me duket mese normale qe gruaja te merret me te gjitha gjerat qe jane te listuara me lart nese nuk shkon ne pune. Dhe nuk e shoh si dicka te jashtezakonshme apo per te cilen duhet te lavderohet sikur cfare eshte duke bere, ashtu sikurse nuk e shoh te jashtezokshme faktin qe burri shkon ne pune. Edhe gruaja mund te shkoje ne pune nese do, e te dy se bashku me burrin te kujdesen per shtepine dhe femijet. Keto lloj shkrimesh me duken me teper si propagande viktimizmi :)
Jo e dashur nuk eshte propagande,ani qe nuk eshte edhe mendim i imi,une vetem nga titulli m'u duk i cik i ulet....Gruaja punon edhe nese nuk ,,punon''...
 

Balahk

Locus omnem
Une nuk di gje.mund te flasin me mire ato qe kane provuar mardhenien cift...une beqar jam akoma,kur te jem martuar do dij t i jap nje pergjigje me te mire/saket :)
 

joetisti_

Locus omnem
Ose si del fare :D
Po mentalitet shqiptar mi goce :D
Gruaja makine larese fshirese ect ect .:p
Na keni hipur keq mbi shpine :p
Mire te gjitha, por ju te mohoni edhe 'gjeneishten', me pas. Nejse, koka ben, koka peson. Vendimin per martese e merr si fillim mashkulli. E c'faj keni ju pastaj ? :)
 

joetisti_

Locus omnem
e cfare duhet te ndodhe? Duhet te punoje burri tere diten ne beton edhe te laje pjatat, te fshije, te ushqeje femijet?
Burrit, sado qe mund te jete nje rast qe ben te njejten pune me nje femer, edhe te jete e shoqja, i kerkohet dhe jep ne menyre natyrore me shume e kesisoj ka me shume peshe lodhjeje.
Ka edhe femra sterlodhje ne punen e saj, por kete s'ia mohon njeri. Madje nuk i mohon asgje edhe kur nuk ben asgje.

Sepse femra ka aftesine e magjishme te jape. Qofte edhe vetem me prani.
 
Top