7 gjëegjëza që me gjasë si dini!

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
auto_51436547220.jpg




1. Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë?


2. Rrumbullak Strumbullak, kur e prek te ben me gjak!

3. 50 nuse me buz te kuqe.

4. Me vete e ke por me sy nuk e sheh?

5. Çka u përket juve, por të tjerët e përdorin më tepër se ju?

6. Nëna e Shabanit ka pasur katër fëmijë. I parë është quajtur Rrahimi, i dyti Rrahmani, i treti Izeti. Si quhet fëmiu i katërt?

7. Çka zmadhohet, por asnjëherë nuk zvogëlohet?

 

joetisti_

Locus omnem
1. kepucet
2. s'e di
3. s'e di.
4. syte (besoj)
5. e bukur kjo, dua ta di pergjigjen! :)
6. Shaban.
7. me pelqen ta di.
 

katsune

cherry blossom
Gjeagjez Brokena. Seshte gjak vertet. :p

por eshte me realistike dhe e mundshme te te beje me gjak iriqi sesa nje manaferre ama. mos e fyej kaq shume inteligjencen e atij qe ka shpikur kete gjeegjezen :/
 

h3o

Papirus rex
por eshte me realistike dhe e mundshme te te beje me gjak iriqi sesa nje manaferre ama. mos e fyej kaq shume inteligjencen e atij qe ka shpikur kete gjeegjezen :/

Po eshte manaferra. Gjeagjeze e vjeter e brezit tim. :)
Kete e kepucet i mbaja mend. Te tjerat iu pergjigja si mendova. :)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Hahahaha e paskam harruar që këtë teme e kam postuar unë. I paskeni gjetur , keni më të tjera?!
 

katsune

cherry blossom
Hahahaha e paskam harruar që këtë teme e kam postuar unë. I paskeni gjetur , keni më të tjera?!

hermetica, une dhe h3o ndodhemi ne nje "impasse" ne lidhje me gjeegjezen "rrumbullak strumbullak, kur e prek te ben me gjak". une them qe eshte iriqi, ndersa h3o ngul kembe kot qe eshte manaferra. kush nga ne te dy e gjeti?
 
Top