SNAP
Papirus rex
Për vetminë mund të thuhet të jetë një nga sëmundjet më të përhapura të shekullit të 21-të. Mbi shëndetin ndikon pothuajse njëjtë si obeziteti, kurse objektivi i saj janë kryesisht të rinjtë mes moshës 16 dhe 30 vjeç.
Vetmia rrallë ndjehet
Vetmia është e karakterizuar nga ndjenjat e izolimit që është vazhdimisht i pranishëm, madje edhe kur personi i vetmuar është i rrethuar nga një numër i madh i njerëzve. Një njeri i vetmuar është i pikëlluar, sepse ai mendon se askush me të vërtetë nuk e kupton dhe në afërsi të tij/saj nuk ka asnjë tjetër që në momente të vështira mund ta mbështesë. Ndryshe nga ndjenja e vetmisë, të qenurit vetëm nuk ngjallë ndjenja të këqija. Njerëzit të cilët kënaqen të vetmuar, e përdorin atë kohë për t’ia kushtuar hobeve të tyre. Vetmia është, për fat të keq, një sëmundje e zakonshme e shoqërisë moderne dhe paradoksi i saj më i madh. Ndonëse mjetet e komunikimit nuk kanë qenë kurrë më shumë, njerëzit sot ndjehen më të vetmuar se kurrë më parë. Vetmia është e theksuar sidomos në kategoritë e popullsisë ku teknologjia moderne ka marrë hov, kurse ata janë njerëz kryesisht të rinj. Komunikimi i tyre është i reduktuar në mesazhet e shtypura dhe thirrjes telefonike të rastit.
Si pirja e duhanit dhe obeziteti
Vetmia është e dëmshme për shëndetin pothuajse njëjtë si pirja e duhanit dhe obeziteti, sipas një studimi nga Universiteti i Çikagos. Sipas mendimit të tyre, mos shoqërimi i mjaftueshëm me të tjerët jo vetëm që i bën njerëzit të pakënaqur por edhe ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Ndjenja e refuzimit dhe izolimit rrit presionin e gjakut, stresi dhe gjasat e sëmundjes Alzheimer. Studimet e fundit kanë treguar se ndjenjën kronike të vetmisë e ndjenë madje çdo i dhjeti njeri në planet.
Këshilla kundër vetmisë
Hobi
Gjejeni një hobi që do t’ia kushtoni të paktën një orë për çdo ditë.
Shpërblimet
Kufizoni kohën që e kaloni pranë kompjuterit dhe para TV-së, duke shtuar numrin e orëve që kaloni jashtë shtëpisë, si dhe sajoni një shpërblim për veten tuaj çdo herë që e plotësoni këtë plan.
Risitë
Provoni se çfarë nuk e keni provuar asnjëherë: ndoshta gjithmonë keni dashur për të mësuar të vallëzoni tango.
Manari
Merrni një qen, nevoja e tij për shëtitje do t’ju detyrojë që të dilni nga shtëpia, por edhe për të takuar shëtitësit e tjerë të qenve në lagje.
Miqtë
Gëzoni miqtë e harruar, me një gjest të mirë shpaguani veten tuaj për dikë që nuk ka dëgjuar për ju një kohë të gjatë, dikush që me siguri do të ndihet i gëzuar që ju sheh përsëri.
Pa mbështetje
Një njeri i vetmuar është i pikëlluar, sepse ai mendon se askush me të vërtetë nuk e kupton dhe në afërsi të tij/saj nuk ka asnjë tjetër që në momente të vështira mund ta mbështesë.
.lajmeonline.eu