Kuriozitete rreth kafsheve te cdo lloji.

katsune

cherry blossom
ah interesant gurax dhe Aki, nuk i dija keto :) une e shkreta heren e pare po haja per qejfin tim nje pjeshke ne markate siper bicikletes te babit. ajo kamikazja e poshter me pickoi!
 

gurax

Pan ignoramus
Ka qene prone e veta me sa duket ajo pjeshka, ose e ka ngaterruar me ndonje pjeshke tjeter dhe ka kujtuar se ja vodhe. Nuk jane te tera kafshet aq tolerante sa orangutanet ndaj atyre qe ju vjedhin ushqimin. :D

Per temen, pilivesat jane nder insektet me te vjeter ne planet, jane shfaqur qe rreth 300 milion vjet me pare. Jane familja e insekteve me te medha qe kane jetuar ndonjehere, me specie qe krahet e hapur arrinin deri ne 80 cm nga njeri skaj tek tjetri. Cfare ka ngelur sot eshte vetem nje pjese e teresise qe ka ekzistuar ne periudhen e tyre me te arte, rreth 100 milion vjet me pare. Deri edhe sistemi i tyre riprodhues eshte unik dhe i ndryshem nga te tere insektet e tjera.

hawk_dragonfly_human_dinosaur_color_3.gif
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1436956282816.jpg

Domethene pula ka qene e para, pasi qe proteina qe nderton levozhgen e vezes prodhohet vetem tek vezoret e pules. Me ne fund u zbulua misteri :)
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1437034252623.jpg

Pasi mizat e vogla jane polenizuesit kryesor te luleve te bimes se kakaos, pa keto miza s'do kishim cokollate :)
 

katsune

cherry blossom
e kush na thote me siguri qe vetem pula e permban ose me mire te themi, e ka permbajtur kete proteine? :)
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1436968612154.jpg

Nje lloj i lules, carnivorous pitcher emeton nje ultraze akustikisht te pelqyeshem per lakuriqet e nates dhe me kete i terheq ata nen 'strehen' e saj dhe si 'falenderim' per 'banimin' e tyre ditor lakuriqet e nates lene fekale te pasura me materie ushqyese
 

Aki

Paint It Black
e kush na thote me siguri qe vetem pula e permban ose me mire te themi, e ka permbajtur kete proteine? :)

Ummm shkencetaret? :D
Ok dhe ne kohen e dinosauruseve nisur nga pterodaktilet dhe reptilet e tjere qe kane bere veze do jenw me te hershem se lloji i zogjve te sotem, por.....nese behet fjale per vezen e pules....well, ka dale nga pula :D
 

katsune

cherry blossom
Ummm shkencetaret? :D
Ok dhe ne kohen e dinosauruseve nisur nga pterodaktilet dhe reptilet e tjere qe kane bere veze do jenw me te hershem se lloji i zogjve te sotem, por.....nese behet fjale per vezen e pules....well, ka dale nga pula :D

une do thoja qe keto shkencetare qe e kane thene kane harruar nje detaje te vockel te vockel, ADN dhe mutacionet :D une nuk po them qe pula e pare te kete lindur nga veza e nje elefanti, por dicka e ndermjetshme edhe mund te kete qene shkaku i lindjes se asaj veze qe ka prodhuar pulen e pare :)
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1437573112695.jpg

Hardhucat e grupit Phrynosoma mund te sterpikin gjak nga kanalet e loteve ne shenje mbrojtje nga predatoret qe mund te arrije deri ne nje largesi prej rreth nje metri. Ky gjak permban nje substance qe ndikon ne sistemin nervor te sulmuesit duke i shkaktuar ndjenje hutimi
 

Aki

Paint It Black
une do thoja qe keto shkencetare qe e kane thene kane harruar nje detaje te vockel te vockel, ADN dhe mutacionet :D une nuk po them qe pula e pare te kete lindur nga veza e nje elefanti, por dicka e ndermjetshme edhe mund te kete qene shkaku i lindjes se asaj veze qe ka prodhuar pulen e pare :)

Tani perderisa jane shkencetare kane me siguri me shume njohuri se ne perderisa kane marre te eksperimentojne ne kete fushe :)
Por sic thashe, kane qene reptilet, pastaj me siguri do lloje primitive te struthave dhe emu-ve qe kane evoluar deri te pula, por kane pasur dhe veze me permbajtje e perberje te ndryshme me siguri :)
Sot ke ujetokesore dhe gjitare qe 'prodhojne' veze por s'jane vezet e njejta :)
 

Aki

Paint It Black
FB_IMG_1437573271879.jpg

Shpendet (poashtu lexova te njejten dhe per delfinet) per te qene ne gjendje gatishmerie per t'u mbrojtur nga sulmuesit, kur flejne perhere mbajne nje sy hapur dhe njeren hemisfere te trurit aktive
 

gurax

Pan ignoramus
Sorrat jane te afta te dallojne genjeshtaret dhe mashtruesit midis tyre dhe ketyre individeve nuk i besojne me dhe nuk i afrojne.

Nje permbledhje e ketij zbulimi:
http://www.iflscience.com/plants-and-animals/ravens-can-spot-cheater-and-dont-it


srep15021-f1.jpg


Me siper eshte treguar parimisht nje eksperiment ku kerkohet bashkpunimi i dy individeve. Nese qe te dy terheqin fijen ne te njejten kohe, platforma afrohet perhere e me teper afer rrjetes se telit dhe ne fund te dy individet marrin ushqimin. Por nese terhiqet vetem njera nga fijet, mekanizmi i thjeshte eshte ndertuar i tille qe te prishet dhe ne kete menyre asnje nga individet nuk merr ushqim, pavaresisht se cili ishte hileqari qe nuk terhoqi anen e tij te fijes.

U vu re qe sorrat jo vetem qe mbanin mend se cilet ishin individet te cilet benin hile, por benin dallim edhe midis individeve te ndryshem per te preferuar ata te cilet tregoheshin me te gatshem per bashkpunim dhe me besim tek tjetri.

Studimi i mirefillte:
http://www.nature.com/articles/srep15021
 

gurax

Pan ignoramus
Eshte dokumentuar shume sakte se shimpanzete gjuajne pemet me gure ne nje aktivitet i cili per shume studiues eshte nje lloj rituali.

vlcsnap-2016-02-24-10h59m07s800_boe-0739b6cf32a719820dcc40c68ecd99b85bd463f9-s800-c85.png


Shimpanzete ose i gjuanin pemet me gure, ose hidhnin gure brenda zgavrave ne druret e pemeve. Vlen te theksohet se te njejtat peme dhe edhe te njejtet gure, riperdoreshin nga shimpazete. Kjo sjellje nuk ka te beje me te ushqyerin dhe ne fakt ka dy hipoteza shpjeguese. E para pershkruan sjellje tipike qe demonstrojne superioritet dhe dominance. E dyta eshte nje forme rituali deri tani e panjohur dhe pavezhguar me pare.

Keni ndonje ide se pse shimpanzete i gjuajne pemet me gure? Mund te jete nje prove e pakundershtueshme se njerezit kane zanafille majmunore. Kemi dokumentuar per here te pare rastin me primitiv se si "vetem ata qe nuk kane mekate, le te qellojne me gure" :p .

http://www.npr.org/sections/13.7/2016/03/02/468875167/why-do-wild-chimpanzees-throw-stones-at-trees
 

joetisti_

Locus omnem
e pashe ne nje video dhe tani s'po e gjej me. As foto nuk po i gjej.
Ishte nje peshkaqen qe e kishte bishtin te gjate sa edhe trupin dhe ne ndryshim me natyren e tyre qe turirin kane armen vdekjeprurese, ai kishte bishtin. Dhe godiste me stil dhe precizion te larte aq sa edhe quhet: peshkaqen kung fu.

Nje tjeter kuriozitet eshte se peshkaqeni femer, thuhet, e ka lekuren disa here me te forte se mashkulli per t'i rezistuar kafshimit qe mashkulli i ben kur ciftezohen.
[mendja e lig] po... peshkaqenet gay, si ia bejne? :)
 

Airbourne

Papirus rex
Tips und tricks....
Keshtu veprohet per mbijetese....dhe e zbulon sekretin e pavianeve.....me fara shalqiri.
Kurioziteti i tepert te demton ne raste te vecanta.
 

joetisti_

Locus omnem
- Ariu i murrme mund te vrapoje me shpejt se kuajt.
- Kur nje 'kelysh xhirafe' lind, bie nga nje lartesi dy metra (pa u vrare), sepse e ema lind ne kembe.
 
Top